Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vera: 1,300 nëna renditën rreziqet dhe shpërblimet

Akullorja dhe ditët në plazh nuk janë të vetmet gjëra në mendjen e nënave. Anketa jonë ekzluzive u bë mbi 1.300 nëna dhe shtatëzëna, ku ato renditën rreziqet dhe shpërblimet nga bugjeti i tyre financiar dhe mënyra si ti argëtojnë fëmijët po me këtë bugjet.

Nënat poashtu mundohen të mbrojnë familjen e tyre nga lëndimet siç janë djegja nga dielli, mushkonjat apo ndoshta edhe më të frikshmin nga të gjithë – televizionin!

Suprizat e anketimit

Ja disa nga përgjigjet intriguese të nënave:

8 % e nënave…ndonjëherë i lejojnë fëmijët e tyre në diell sepse tinëzisht ato kanë dëshirë që fëmijët të kenë tenin më të nxier.

11 % e nënave…ndonjëherë i lejojnë fëmijët e tyre në diell sepse dyshojnë në sigurinë e produkteve për rrezitje.

94 % e nënave…pajtohen që dielli mund të dëmtojë çdo moshë, përderisa 28% e përdorin kremin për rrezitje në lëkurën e tyre, ndërsa 7% nuk e përdorin fare.

29 % e nënave të fëmijëve 5 gjer në 8 vjeç…ndonjëherë i lejojnë fëmijët të voziten me biçikletë pa helmetë në kokë gjatë verës.

78 % e nënave…nuk i ndërprejnë aktivitet e fëmijëve të tyre edhe nëse nuk kanë të holla.

45 % e nënave në përgjithësi…nuk preferojnë pushime ekstravagante (madje 30% i ndërprejnë fare) por pushime më modeste (41%) për tu përshtatur me bugjetin e tyre.

61 % e nënave…e kanë provuar madje pushimin në shtëpi, sepse është më argëtues, alternativë më e lirë, apo e planifikojnë atë për këtë verë.

Çfarë duan nënat në verë

Kur i pyetëm nënat se çfarë kanë dëshirë të bëjnë gjatë verës, ne patëm këto renditje në aktivitetet me fëmijët e tyre:

• Ecja – 90 %

• Lozja në park – 83 %

• Pishina apo plazhi – 77 %

• Pikniku – 72 %

Shumë aktivitete siç janë çiklizmi apo kampimi paraqiten më pak tek një e treta e nënave. Madje edhe nënat të cilat nuk kanë ditë të lira apo pushime verore thonë që e dashurojnë verën sepse dita është më e gjatë dhe më e nxehtë. “Vetëm ideja që të jemi jashtë shtëpisë, në oborr, duke ndjerë rrezet e diellit na bën të ndjehemi mirë” apo “duke mos u brengosur për pallto, qarqafe apo çorape” dhe “ kënaqësia që nuk duhet mbështjellur beben me shumë gjëra”.

Anketa jonë tregoi që me rritjen e fëmijëve dhe me pjesëmarrjen më aktive në aktivitete jashtë shtëpisë, prindërit e shohin verën si mundësi të rrallë për të qenë së bashku familja.

Kur i pyetëm se çfarë presin nga kjo verë u përgjegjën, nënat e fëmijëve me moshë 5 deri në 8 vjeç ishin më të fokusuara në: “ të jenë në gjendje të kalojnë kohë më shumë me fëmijët e tyre (63%) sesa nënat me foshnja (45%), vogëlushë (48%) dhe parashkollorë (53%).

Nga goja e nënave: çfarë kërkojnë nga vera

• Kohë për relaksim

"Më pëlqen që nuk do të punojmë rreth shkollës dhe obligimeve të tjera që kemi gjer në fund të vitit.”

"Zgjimin e vonë dhe mëngjezin në tryezë!"

"Duke u kënaqur në pishinë me beben time."

• Liri

"Kam lindur në muajt e dimrit.”

"Kam pushime të lira verore nga puna. Është e mahnitshme."

"Skam nevojë ta dërgoj djalin në shkollë para se të nisem për punë."

• Koha për të ndejtur bashkë

"Bashkëshorti im është mësues dhe ai ka pushime të lira verore, prandaj do të jemi këtë verë së bashku."

"Do vie vajza jonë për të na vizituar, ajo jeton jashtë vendit."

"Unë do të lind këtë verë."

Miti i verës që nuk do shuhet kurrë

Ja çfarë i pyetëm nënat – dhe si na u përgjegjën:

A mendoni se është e sigurtë ti lejoni fëmijët të notojnë pasi të kenë ngrënë ushqim?

• Po– 42 %

• Jo – 58 %

Legjenda thotë që ushqimi digjestiv largon gjakun nga muskujt gjatë notit, dhe shkakton mpierje, dhe bën që notuesi të mpihet si nje gurë proverbial.

Brengat rreth diellit dhe rreziqeve të tjera

Dëmtimi nga dielli ishte i pari në listën e nënave prej të cilit kanë frikë këtë verë.

• Dëmtimi nga ekspozimi në diell (sy apo lëkurë) – 62 %

• Mënyra si ti mbajnë fëmijët të okupuar me aktivitete– 32 %

• Shoqërimi dhe argëtimi në parqe apo zona të tjera rekreative – 28 %

• Fëmijët do të shikojnë më shumë TV – 24 %

Madje, një e treta e nënave i lejojnë fëmijët e tyre në diell, pa kremë kundër diellit. Dhe gati dy e treta e nënave nuk iu vënë syzet e diellit fëmijëve gjatë verës – pa marrë parasysh faktin që ekspozimi ndaj rrezeve ultravioletë rrit rrezikun nga katarakti dhe nga probleme të tjera të syve në periudhën e mëvonshme të fëmiut.

Nënat e fëmijëve nga 5 deri në 8 vjeç e konsiderojnë diellin më pak të rrezikshëm (45 %) sesa nënat e fëmijëve më të vegjël (71 %). Në vend të kësaj, ato janë më të brengosura se si ti mbajnë fëmijët të okupuar me aktivitete (49 %) dhe si ti mbajnë larg TV-së (43 %).

Nga goja e nënave: Cfarë i nervozon ato gjatë muajve të verës

• Nxehtësia e tepërt

"Ekspozimi ndaj të nxehtit."

"Nxehtësia dhe pamundësia për të dalë jashtë në ditët e nxehta"

“Iritimi foshnjes sime, sepse do të jetë shumë nxehtë.”

• Insektet!

"Mizat e kuajve, mushkonjat, rriqërat dhe sëmundjet që ato mund të shkaktojnë.”

"Mushkonjat! Vajza ime reagon tmerrësisht!"

"Thumbimi i bletëve."

"Rreziku nga insektet me helm (merimanga e ve, akrepi)."

• Brengat nga ujit

"Rreziku nga uji i hapur (liqenet, pishinat)."

"Vajtja për not herën e parë me vajzën time."

"Noti më brengos."

• Shtatëzania

"Shtatëzania gjatë verës."

"Lindja e bineqëve tonë."

• Menagjimi i fëmijëve

"Udhëtimi dhe qëndrimi jashtë rutinës ditore."

"Vajtja në punë përderisa fëmijët janë në shtëpi. Shumë kohë të lirë për fëmijët."

"Okupimi me 2 vjeçarin dhe menagjimi me të posalindurin."

Nga goja e nënave: Si ndikon ekonomia momentalisht në planet e pushimit dhe në bugjet familjar

• Paraja është e vështirë për tu gjetur

"Unë e kam humbur punën."

"Ne do të shpërngulemi jashtë me familje."

"Nuk e kisha planifikuar të punoj, por tani po."

• Adoptimi me ekonominë e rënë

"Ne planifikojmë pushime me makinë."

"Ne po bëjmë pushime ditore në vend të atyre javore."

"Ne mund të bëjmë pushime gjatë vikendit apo të vizitojmë familjarët."

• Ngritja e ekonomisë së rënë?

"Ne tani kemi agjendë me fleksibile pasi që bashkëshorti im punon më pak."