Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Anemia

Çfarë është anemia?

Sickle cell anemia

Me anemi nënkuptojmë që fëmiu ka numër më të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Këto qeliza kanë hemoglobinë, e cila është një molekulë me përmbajtje të hekurit që mban oksigjenin rreth trupit. Në përgjithësi, numri më i ulët se normalisht i qelizave të kuqe të gjakut ndodh nga njëra prej këto tre arsyeve: sepse nuk krijohen mjaft qeliza të kuqe të gjakut nga palca e kockave, ato humbasin diku në saje të gjakderdhjes apo shkatërrohen nga arsye të ndryshme.

Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza. Mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik gjithashtu redukton se sa qeliza të kuqe të gjakut janë krijuar, duke ju drejtuar anemisë. Shkaktarët e tjerë të shpeshtë që reduktojnë prodhimin përfshijnë ilaçe të caktuara, infeksionet virale, sëmundjet e rralla të gjakut, sëmundjet e metabolizmit dhe sëmundjet tjera kronike të vegjëlisë.

Tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit, anemia më shpesh rezulton nga humbja kronike e gjakut, psh. në saje të rrjedhjes së gjakut nga hunda, periodat mujore të fuqishme, apo gjakderdhja e zorrëve.

Disa gjendje të trashëguara mund të shkaktojnë anemonë në sajë të rritjes së shkatërrimit të qelizave të gjakut. Sëmundja e qelizave drapër (sickle cell disease), e cila është e përhapur shumë në fëmijët afriko-amerikanë, është një sëmundje trashëguese e cila shpesh rezulton në anemi. Talasemia dhe mungesa G6PD janë çregullime të tjera trashëguese që mund të shpiejnë në anemi duke shkaktuar shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Simptomet dhe shenjat

Shumë fëmijë me anemi nuk shfaqin shenja të dukshme. Disa mund të shfaqin zverdhje të lëkurës dhe të membranës së mukozës, lodhje të tepërt, nevojë e tepërt për gjumë dhe zvogëlim të energjisë. Simptomet tjera mund të përfshiejnë vështirësi në të ushtruar, frymëmarrje të pakët, të rrahura të shpejta të zemrës dhe dhembje koke.

Mungesa afatgjate e hekurit mund të shpien në zhvillim të vonshëm dhe vështirësi në të mësuar tek fëmijët dhe adoleshentët. Mungesa e hekurit gjithashtu mund të shpien në rrezik të madh nga infeksionet, mungesë apetiti dhe irritim.

Komplikimet

Anemia zakonisht nuk shkakton komplikime tek fëmijët, pavarësisht prej simptomeve dhe pasojave të përmendura më sipër. Sëmundje të caktuara me anemi, siç është sëmundja e qelizave drapër mund të jetë serioze për fëmiun dhe mund të shkaktojë komplikime të tjera.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse dyshoni që fëmiu juaj ka anemi, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Testi i gjakut mund ta diagnostifikojë këtë shpejt dhe lehtë.

Trajtimi mvaret nga shkaktari i anemisë. Në raste të mungesës së hekurit, plotësimi i hekurit shumë shpejt mund ta kthen mbrapa aneminë. Nëse fëmiu juaj merr plotësim të hekurit, është e rëndësishme të mos merret me qumësht, sepse kjo ul absorbimin e hekurit në trup nga zorrët. Në vend të kësaj, plotësimi i hekurit mund të merret me lëng që përmban vitamin C, i cili rrit absorbimin e hekurit.

Ilaçet e hekurit mund të ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tek fëmijët, për këtë lani dhëmbët e fëmiut pas çdo doze. Mos u brengosni – ky ndryshim i ngjyrës nuk është permanent.

Jepini fëmiut plotësim të hekurit për aq kohë sa ju rekomandon mjeku. Qelizat e kuqe të gjakut tek fëmiu juaj duhen të ritestohen pas mbarimit të trajtimit.

Mos i jepni fëmiut plotësim të hekurit pa u konsultuar së pari me mjekun tuaj. Konsumimi i tepërt i hekurit mund të jetë shumë i rrezikshëm.

E rëndësishme është të kuptohet shkaktari i saktë i anemisë së fëmiut. Nëse anemia është në saje të gjakderdhjes së madhe gjatë periodave mujore tek femrat, mund të jetë i përshtatshëm përdorimi i tabletave që reduktojnë gjakderdhjen.

Nëse ilaçet e caktuara janë duke shkaktuar aneminë, atëherë mjeku do të vendos që fëmiu duhet të ndalojë marrjen e këtyre ilaçeve.

Plotësuesit e acidit folik dhe vitaminës B12 mund të përdoren për të trajtuar tipe të caktuara të anemisë. Në raste të rralla të anemisë së ashpër, do të ishte e nevojshme që fëmiu të shtrihet në spital për trajtim special, si transfuzioni i gjakut, që mund të bëhet vetëm në spital.

Preventiva

Ushqeni fëmiun tuaj me qumësht gjiri për më së paku 6 muaj, dhe preferohet për 12 muaj, për të parandaluar aneminë e mungesës së hekurit. Qumështi i gjirit përmban mjaft hekur për foshnjen. Nëse e ushqeni fëmiun me qumësht formulë, duhet të jetë pregatitje e cila përmban ekstra sasi hekuri. Mos i jepni fëmiut qumësht lope deri në 12 muaj, sepse kjo mund të shpie te gjakderdhja e zorrëve dhe rrit rrezikun nga anemia.

Kur të filloni të ushqeni fëmiun me ushqime të forta si shtesë qumështit të gjirit apo qumështit formula, sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq. Hekuri në qumështin e gjirit nuk absorbohet mirë sikurse kur merret me ushqime të tjera.

Inkurajoni fëmiun më të madh që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Sigurohuni që plotësimet e hekurit dhe multivitaminat ti mbani në vend të sigurtë, larg kontaktit me fëmijët. Fëmijët e vegjël gjithmonë fusin gjëra në gojën e tyre dhe helmimi me hekur mund të jetë shumë serioz.

antigona emini (10 vite më parë)
a ben mi dhan te kuq te ves bebes 7 muaj ju lutem me tregoni

/komuniteti