Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Astma

Çfarë është astma?

Astma është shumë e shpeshtë tek fëmijët dhe adoleshentët

Astma është gjendje e mushkërive që manifestohet me vështirësi në frymëmarrje.

Gjatë sulmit të astmës, ajri në mushkëri (kanalet bronkiale) pakësohet, vargu i rrugëve të ajrit përflaket dhe fryhet, ku dhe krijohet mukoza.

Kombinimi i prodhimit të mukozës, inflamacionit dhe ngushtimit të muskujve shkaktojnë që rrugët e ajrit të pakësohen. Kjo e bën të vështirë lëvizjen e ajrit mbrenda dhe jashtë mushkërive.

Astma në disa raste mund të jetë me simptome të buta, por nuk mund të jetë me simptome konstante.

Egzistojnë disa gjëra që mund të shpërthjnë në sulm të astmës. Të ftohtit e zakonshëm mund ta bën këtë, apo alergjenet, substancat që shkaktojnë sistemin imunitar të reagojë.

Alergjenet shkaktojnë alergjitë, fëmijët me alergji mund të zhvillojnë astmën. Alergjenet e zakontë që shpërthejnë në sulme astme tek fëmijët janë pluhuri i shtëpisë, poleni, myku, kafshët shtëpiake, siç janë qentë, macet…

Tendosja fizike mund të shpërthejë në sulm astme tek disa fëmijë. Fëmijët tjerë mund të përjetojnë sulm astme kur ekspozohen në ajër të ftohtë, në tym duhani, në ndotje ajri, ventilim të dobët apo mjegull të madhe.

Astma është shumë e shpeshtë tek fëmijët dhe adoleshentët. Është forma më shpeshtë e sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët, duke afektuar 5 deri në 15 % të të gjithë fëmijëve.

Astma mund të fillojë në çdo kohë, gjatë fëmijërisë, por gjysma e të gjithë fëmijëve përjetojnë sulmin e parë të astmës para moshës 3 vjeç.

Fëmijët, prindërit apo të afërmit e të cilëve kanë astma, kanë mundësi më të madhe për ta zhvilluar dhe vet.

Simptomet dhe shenjat

Simptomet tipike të astmës janë vështirësia në frymëmarrje dhe kolla. Fëmiu mund të merr frymë më shpejtë se zakonisht. Ai do të përdorë muskuj ekstra për të ndihmuar frymëmarrjen. Kjo mund të vërehet edhe në muskujt e qafës apo në mes të brinjëve.

Nxjerrja e frymës është veçanërisht e vështirë me astma. Fëmiu me astmë duhet të japi forcë për të nxjerrë frymën jashtë nga kanalet e ngushtuara të frymëmarrjes, duke bërë që hunda të gulçojë.

Nxjerrja e frymës jashtë do të zgjasë dhe fëmiu për këtë mund të ketë vështirësi të kompletojë fjalitë. Një kollë e thatë shpesh shoqërohet gjatë frymëmarrjes së vështirësuar. Tek disa fëmijë, kolla e gjatë, gjatë natës, mund të jetë shenja e parë e astmës.

Komplikimet

Astma e patrajtuar apo e trajtuar dobët mund të rezultojë që fëmiu të jetë më pak i aftë që të mbushë mushkëritë e tij me ajër. Fëmiu mund të lodhet më shpejt se sa fëmijët tjerë dhe mund të jetë i limituar në aktivitetet e tij fizike.

Astma e trajtuar dobët, mund të rezultojë poashtu një rritje të vonshme dhe rrezik të shtuar nga infeksionet e mushkërive. Nëse mbeten të patrajtuara, poashtu mund të shkaktojnë që muskujt e zemrës të punojnë më vështirë, eventualisht dhe duke shfaqur probleme në zemër.

Trajtimet / çfarë duhet të bëni

Nëse dyshoni që fëmiu juaj ka astmë, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Mjeku do të dëshirojë që të egzaminojë fëmiun dhe të verifikojë mushkërite me rreze X. Tek fëmijët më të rritur, testet për funksionim të mushkërive mund të ndihmojnë.

Nëse dyshohet për alergji, mjeku do të ju sugjerojë që fëmiu të testohet në alergjene.

Shumicës së fëmijëve me astma iu nevojiten dy lloje të ilaçeve: ilaçin “shpëtimtar” që ti ndihmojë të ndalojë menjëherë sulmin e astmës, dhe ilaçin “kontrollues” që të parandalojnë sulmin e astmës të ndodhë në vendin e parë.

Ilaçet shpëtuese duhet të mirren në shenjën e parë të sulmit të astmës, ndërsa ai kontrollues duhet të merret rregullisht, çdo ditë, të parandalojë sulmet.

Ka mënyra të ndryshme për të marrë ilaçet, mvarësisht nga ilaçi dhe nga mosha e fëmiut.

Mjeku juaj do të vendosë se cili lloj i ilaçit është më i mirë për fëmiun tuaj.

Mjeku juaj do të punojë të pregatitë planin aksion të astmës, i cili do të ju shpjegojë saktësisht cilin ilaç, sa dhe kur duhet që fëmiu ta merr, a duhet ta merr në baza ditore dhe çfarë duhet të bëni nëse gjendja përkeqsohet.

Ky plan duhet të përcjellet nga fëmiu edhe kur të jetë më i rritur dhe poashtu një kopje duhet të dërgohet në shkollën e fëmiut.

Nëse fëmiu juaj ka vështirësi në frymëmarrje nga sulmi i astmës, është shumë me rëndësi që ju të reagoni të qetësuar edhe pse jeni shumë e brengosur.

Flisni butësisht, rehatoni fëmiun në prehërin tuaj, dhe jepini përkrahje. Kjo do të bëjë që fëmiu të marrë frymë më lehtë. Hiqni rrobat e ngushta dhe hapni dritaren që të hyjë ajri i freskët në dhomë. Inkurojoni fëmiun që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjësh. Kjo do të parandalojë mukozën në kanalet e frymëmarrjes, që të mos bëhet e ngjitur dhe vështirë për tu kollitur.

Nëse fëmiu vazhdon të ketë vështirësi në frymëmarrje, duket i lodhur apo vetëm nëse ju duket mirë, ju duhet ta kontaktoni mjekun menjëherë.

Shenjat e disa sulmeve të astmës përfshijnë mavijosje të ngjyrës së lëkurës, murmërime, ndezje të hundës dhe shtangime të muskujve të qafës apo në mes të brinjëve.

Nëse fëmiu juaj ka këto simptome të astmës, dhe ilaçet e zakonshme të astmës nuk ndihmojnë, atëherë kontaktoni mjekun menjëherë.

Preventiva

Është e rëndësishme që ju ta keni një kopje dhe të kuptoni planin akcion të astmës për fëmiun tuaj që të mund të ndihmoni kur fëmiu duhet të marrë ilaçet e përshkruara nga mjeku.

Shpesh, do të jetë e nevojshme që të shtoni apo pakësoni dozën e ca ilaçeve mvarësisht prej shpeshtësisë së simptomeve të astmës së fëmiut. Gjatë shumë fazave, më shpesh do të ju duhet perdorimi më i lartë i dozës apo ndonjë ilaçi më të fortë.

Nëse fëmiu juaj vuan nga alergjitë, është e rëndësishme që të mbahet larg nga çfarëdo që ju mendoni që është alergjike, sa më shumë që mundeni.

Nuk duhet të pihet duhani në shtëpitë apo automjetet ku kushdo mund të ketë astmë.

Kafshët shtëpiake nuk janë poashtu ide e mirë për fëmijët me astmë.

Pluhuri i shtëpisë poashtu mund të jetë nxitës, pra dhomat e fjetjes duhet të jenë të pastruara rregullisht, përderisa muret, tepihët, perdet, dhe kafshët ti largoni nëse iu zënë frymën.

Është e rëndësishme që fëmiu me astmë të inkurajohet që të jetë aktivë fizikisht po aq sa janë fëmijët tjerë.