Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Diabeti tek fëmijët

Në 30 vitet e fundit ka një rritje të diabetit tek fëmijët

Diabeti i tipit 1 është forma më e shpeshtë e diabetit tek fëmijët: 90 – 95 % e fëmijëve nën moshën 16 vjeç me diabet, e kanë këtë lloj tipi.

Shkaktohet nga paaftësia e pankreasit për të prodhuar insulinë.

Diabeti i tipit 1 klasifikohet si sëmundje autoimune, duke nënkuptuar gjendjen në të cilen sistemi imunitar i trupit, “sulmon” një nga indet e trupit vet apo të organeve.

Në diabetin e tipit 1, është insulina – prodhimi i qelizave të pankreasit që janë shkatërruar.

Sa është i shpeshtë?

Diabeti i fëmijëve nuk është i zakonshëm, por ka variacione të shënuara në mbarë botën:

• në Angli dhe Uells 17 fëmijë për 100.000 zhvillojnë diabetin çdo vit

• në Skoci kjo shifër është 25 për 100.000

• në Finlandë është 43 në 100,000

• në Japoni është 3 për 100.000

Në 30 vitet e fundit ka një rritje të diabetit tek fëmijët.

Në Europë dhe Amerikë, diabeti i tipit 2 është parë për herë të parë në njerëz të rinj. Kjo është ndoshta në pjesën e shkaktuar nga tendenca në rritje drejt obezitetit në shoqërinë tonë.

Por, obeziteti nuk spjegon rritjen e numrit të diabetit të tipit 1 tek fëmijët – të cilët përbëjnë shumicën e rasteve të reja.

Çfarë e shkakton diabetin në fëmijëri?

Ashtu si me të rriturit, shkaku i diabetit të fëmijërisë nuk është kuptuar. Kjo ndoshta përfshin një kombinim të gjeneve dhe shkaktarët e mjedisit.

Shumica e fëmijëve të cilët zhvillojnë diabetin e tipit 1, nuk kanë një histori familjare të diabetit.

Cilat janë simptomet?

Simptomet kryesore janë të njëjta si tek të rriturit. Ato kanë tendencë për të paraqitur, në më shumë se disa javë:

• etje

• humbje peshe

• lodhje

• urinim frekuentiv

Simptomat që janë më tipike për fëmijët përfshijnë:

• dhimbje barku

• dhimbje koke

• probleme me sjelljen

Ndonjëherë ndodh acidosis diabetik para se diabeti te jetë diagnostikuar.

Mjekët duhet të konsiderojnë mundësinë e diabetit në çdo fëmijë që ka një histori ndryshe, të pashpjegueshme të sëmundjes ose dhimbje barku për disa javë.

Nëse diabeti është diagnostikuar, fëmija juaj duhet t'i referohet specialistit rajonal për diabet fëmijësh.

Si trajtohet diabeti tek fëmijët?

Natyra e specializuar e menaxhimit të diabetit të fëmijërisë, do të thotë se shumica e fëmijëve kujdesen nga spitali dhe jo nga mjeku e tyre. Shumë fëmijë me diabet duhet të trajtohen me insulinë. Në këtë rast, fëmijës tuaj do ti duhet një rutinë individuale e insulinës, e cila do të planifikohet me ekipin e diabetit.

• Shumica tani, përdorin regjime të shpeshta të përditshme doze të veprimit të shpejtë të insulinës gjatë ditës dhe me të ngadalshëm gjatë natës.

• Fëmijët e vegjël zakonisht nuk kanë nevojë për injeksion gjatë natës, por do të duhet kur të rriten.

• Shumë fëmijë të rritur, përdorin vazhdimisht pompa insulinë.

Shpesh në vitin e parë pas diagnozës, fëmijes tuaj mund ti duhet vetëm një dozë e vogël e insulinës. Kjo referohet si ‘periudhë e muajit të mjaltit’.

Sikurse trajtimi me insuline, e rendesishme eshte edhe kontrolla e glukozes se mire dhe shmangja e ‘hypos’ (sulmet e glukozës së ulët në gjak). Kjo sepse, shumë komplikime të diabetit rriten me jetëgjatësinë e kohës së prezencës së diabetit.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Fëmija juaj dhe diabeti

Fëmijët sjellin problemet e tyre në lidhje me:

• kufizimet në dietë

• nivelet e aktivitetit

• përputhjet me udhëzimet

 

Familja e juaj dhe ekipi mjekësor i fëmijës tuaj mund të ju ndihmojë në kohë të vështira.

Jetesa me diabetikë mund ti bëjë familjet nën presion të konsiderueshëm, kështu që qasja për përkrahje është vendimtare. Kjo mund të jetë nga mjeku juaj, ekipi mjekësorë apo shërbimi social.

Kuptimi i të gjitha aspekteve të ndryshme të diabetit dhe trajtimi i tyre, kërkon durim, por nga kjo përfiton fëmija juaj dhe jeta juaj familjare.

 

Ekipi i diabetit në spital, mund të ju ndihmojë me listën e mëposhtme.

• Mësoni se si ti administroni injeksionet e insulinës. Insulina injektohet zakonisht në lëkurën mbi bark ose kofshë.

• Mësoni për simptomat e glukozës në gjak të ulët dhe acidosis diabetik, si dhe çfarë të bëni rreth tyre.

• Sigurohuni që glukoza është gjithmonë në dispozicion.

• Matni nivelin e glukozës në gjak dhe mësoni fëmijën tuaj se si ta bëj këtë, sa më shpejtë që të jetë rritur.

• Mësoni fëmijën tuaj që të administrojë injeksionet e insulinës sa më shpejtë kur të jetë mjaft i rritur – mosha rreth nëntë vjeç është tipike.

• Kontaktoni mjekun në baza të rregullta dhe veçanërisht nëse fëmija juaj sëmuret për ndonjë arsye – trajtimi ka të ngjarë që duhet rregulluar.

• Informoni shokët e shkollës dhe të lagjes rreth simptomeve të glukozës së ulët të gjakut dhe çfarë të bëhet rreth tyre.

• Kontaktoni shoqatat lokale për diabet, për ndihmë dhe përkrahje.

Dieta

Udhëzimet dietike

Rekomandimet e tanishme për fëmijët me diabet:

• Tre shujta kryesore

• Dy – tre messhujta

• Tërë familja të konsumojë ushqim të njejtë.

Dietiku trajnuar është zakonisht një nga anëtarët e ekipit diabetik mjekësorë.

Është shumë e rëndësishme ti jepni fëmijës tuaj një dietë të balansuar, të pasur me fibra dhe karbohidrate.

Një dietë e shëndetshme është e njejtë për të gjithë, qofshin me apo pa diabet.

Se sa duhet të hajë femija juaj, mvaret nga mosha dhe pesha. Dietiku dhe prindërit duhet ta përcaktojnë këtë së bashku.

Ëmbëlsirat nuk janë më të kufizuara, sepse 'dieta diabetike "është tani një relikt i së shkuarës.

Pasi që të kuptojë fëmija juaj, se si reagon trupi i tij ndaj të ngrënit dhe marrjes së insulinës, ëmbëlsirat në mënyrë të moderuar janë të mundshme – të shoqëruara me dozën e duhur të insulinës.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për fëmijët me diabet, të cilët duhet të bëjnë ushtrime për çdo ditë.

Aktiviteti fizik e ul nivelin e sheqerit në gjak, kështu që nëse fëmija juaj merr insulinë, ai mund të ketë nevojë për të zvogëluar dozën.

Kjo sepse, kombinimi i sasisë së madhe të insulinës dhe ushtrimeve, mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak dhe çon në ‘hypos’. Për kundër kësaj, fëmija juaj duhet të mbajë gjithmonë sheqer.

Aktiviteti fizik mund të afektojë në atë se sa mund të hajë fëmija juaj. Para se të fillojë fëmija juaj ushtrimet apo sportet, jepini bukë shtesë, lëng apo karbohidrate të tjera.

Në afat të gjatë

Një fëmijë i cili zhvillon diabet, do të jetojë me këtë gjendje më gjatë, se sa ndonjëri që zhvillon diabet në moshë të rritur.

Sa më gjatë që të jetë i pranishëm diabeti, më i lartë është rreziku nga komplikimet afatgjata, të tilla si ato që ndikojnë në sy dhe veshka.

Kjo mund të fillojë pas pubertetit, por zakonisht është shqetësim për jetën e mëvonshme.

Kontrollat e rregullta për komplikimet afatgjata fillojnë rreth moshës nëntë vjeç. Që atëherë, kontrollat duhen kryer për çdo vit.