Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ftohje apo grip? Si të dini ti dalloni

Simptomet të cilat lajmërohen gjatë sëmundjeve virusale janë shpesh një përpjekje e organizmit që të eliminojë viruset me dëme minimale. Me anë të teshtimës e largon virusin nga hunda, me anë të kollit nga mushkëritë dhe fyti, me anë të vjellave nga barku dhe diarrenë nga zorrët. Temperatura parandalon zgjërimin e virusit. Tema e sëmundjeve virusale gjithmonë do të mbetet brengosëse sepse egziston një numër i vogël i simptomeve të cilave mund ti përgjigjet trupi në numër të madh dhe të ndryshëm të virusëve. Edhe pse simptomet e ftohjes dhe të gripit mund të jenë shumë të ngjashëm, dallimi në mes tyre është i rëndësishëm.

Ftohja

1. Qendra e ftohjes së zakonshme është në hundë.

2. Tre simptomet më të shpeshta të ftohjes janë: hunda e zënë, teshtima dhe rrjedhja e hundës.

3. Shpesh ndodh që fyti të irritohet por tek ftohja ai nuk është i skuqur.

4. Të rriturit dhe fëmijët më të rritur kanë temperaturë shumë të ulët apo nuk kanë fare. Fëmijët e vegjël dhe foshnjat kanë temperaturë nga 37.5 gjer në 38.5 shkallë.

5. Mvarësisht se për cilin virus bëhet fjalë, mund të vie gjer tek kollitja, kokëdhembja, paraqitja e sekretit të hundës, dhembja e muskujve apo zvogëlimi i apetitit.

6. Për dy-tre ditë sekreti i hundës bëhet më i trashë, merr ngjyrë të verdhë apo të gjelbërt – kjo është shumë normale për ftohjen dhe nuk ka nevojë për antibiotikë.

Gripi

1. Gripi lajmërohet papritmas dhe përcjellet me temperaturë nga 38.5 gjer në 41 gradë. Poashtu paraqitet skuqja në fytyrë, iu dhemb tërë trupi dhe humb energjia.

2. Disa njerëz kanë simptome sistematike siç është marramendja dhe të vjellat.

3. Diku në mes të ditës së 2 dhe 4 të sëmundjes, simptomet “e tërë trupit” fillojnë të largohen, ndërsa problemet me sistemin e frymëmarrjes rriten.

4. Virusi mund të ndodhet në cilëndo pjesë të traktit të frymëmarrjes duke shkaktuar simptome të ftohjes, të ngjirurit e zërit, bronkitit, pezmatimi i veshit dhe ndezja mushkërive.

5. Simptomi më i shpeshtë është kolli i thatë.

6. Shumë njerëz kanë dhembje fyti dhe kokëdhembje.

7. Jo rrallëherë ndodh rrjedhja e sekretit nga hunda dhe teshtima.