Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Impetigo

Çfarë është impetigo apo puçrrat e lëkurës?

Impetigo shkaktohet nga njëra nga këto dy bakterie: stafilokoku apo streptokoku

Impetigo (puçrrat në lëkurë) është infeksion i shpeshtë bakterial i lëkurës.

Shumë lehtë barten nga një person në tjetrin, dhe shpesh i hasim në familje, në kopshte dhe në shkolla.

Shkaktohen zakonisht nga njëra nga këto dy bakterie: stafilokoku apo streptokoku.

Këto bakterie mund të gjenden në sipërfaqe të lëkurës dhe në hundë apo gojë. Ato zakonisht nuk shkaktojnë dëme përderisa nuk përhapen shumë në një zonë të veçantë apo invadojnë përmes lëkurës së hapur. Impetigo shpesh zhvillohet rreth hundës apo gojës, apo në vendet ku është lëkura e çarë, psh afër ndonjë prerjeje, apo ndonjë pickimi i cili është kruar, njollë ekzeme apo nga dëmtimi i sifilisit të pulës.

Simptomet dhe shenjat

Impetigo zakonisht fillon me një prerje apo ndonjë plagë në lëkurë. Nëse fëmiu e kruan, plaga mund të infektohet me bakterie të cilat janë në sipërfaqe të lëkurës, apo mbrenda gojës apo hundës. Kjo shkakton që plaga të skuqet, nxehet dhe të fryhet, dhe bëhet më e ndjeshme ndaj prekjes dhe dhembjes.

Nëse fëmiu juaj vazhdon që ta kruaj apo gërvisht plagen, infeksioni mund të shpërndahet, duke shkaktuar plagë të tjera në pjesë tjera të lëkurës, zakonisht afër plagës së parë.

Impetigo zakonisht shkaktohet në fytyrë, rreth gojës apo hundës dhe në gishtërinjë, por mund të gjendet edhe në pjesë të tjera të trupit ku mund të ketë prekur fëmiu. Plaga zhvillohet për disa ditë dhe ditët e fundit formon dregzën.

Komplikimet

Impetigo rrallë shkakton komplikime serioze.

Plagët mund të lënë dregza por kjo nuk është e shpeshtë. Në raste të rralla, bakteria mund të prek gjakun, duke shkaktuar helmim të gjakut (bakteremia) e cila mund të shkaktojë dëmtime të organeve të mbrendshme siç janë valvulat e zemrës dhe veshkët.

Një komplikim tjetër i rrallë është sindromi i lëkurës së djegur, që mund të shkaktohet nga bakteria stafilokok. Kjo gjendje më shpesh ndikon tek fëmijët e vegjël. Sëmundja fillon si infeksion i lokalizuar stafilokoku, si impetigo, por toksina e prodhuar nga bakteria shkakton reaksion të përgjithshëm në lëkurë. Puçrrat fillojnë të shpërndahen rreth gojës dhe pastaj në tërë trupin.

Fluskat e shpërthyera hapin plagë të reja në sipërfaqen e lëkurës që duket si djegje. Fëmiu mund të ketë temperaturë dhe dhembje.

Kjo gjendje serioze kërkon trajtim në spital me antibiotikë intravenoz. Fatmirësisht, shumica e fëmijëve shërohen plotësisht pas infeksionit të lëkurës, pa ndonjë komplikim tjetër të gjatë.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Thërrisni mjekun tuaj nëse dyshoni që fëmiu juaj mund të ketë impetigo.

Impetigo në shumë raste mund të trajtohet në shtëpi. Pastroni lëkurën e infektuar me sapun antibakterial dhe ujë, disa herë në ditë, dhe më pastaj lyeni me ndonjë krem antibakterial. Ky trajtim mund të ndihmojë pas një jave apo më tepër.

Nëse nuk ka shenja të përmirësimit për disa ditë, dhe nëse fëmiu ka shumë fluska puçrrash gjithandej, apo ka temperaturë dhe nuk ndjehet mirë, kontaktoni mjekun tuaj.

Mjeku do të vendos nëse fëmiu ka nevojë për përshkrim të fortë të kremave antibiotikësh apo ndonjë antibiotikë oral (që merret me anë të gojës). Është gjithmonë e rëndësishme që antibiotikët të merren ashtu siç iu janë përshkruar nga mjeku.

Preventiva

Larja e duarve është gjithmonë preventivë më e mirë ndaj shpërndarjes së impetigos. Fëmiu duhet të lajë duart shumë shpesh dhe të përdorë peshqirin dhe shtupën e vet.

Fëmiu i cili ka cilindo lloj infeksioni të lëkurës duhet të diskurajohet nga prekja apo gërvishtja e plagës. Thonjtë e duarve duhen prerë që të mos bartin mikrobe, dhe fëmiu nuk do të mund ti barte po të kruante ndonjë vend tjetër. Duke shëruar plagët do të reduktoni rrezikun për të transmetuar infeksionin tek të tjerët.

Fëmijët me impetigo duhet të ndalohen nga vijimi i mësimit apo i kopshtit përderisa plagët të shërohen. Nëse fëmiu ka shumë plagë të cilat nuk mund të shërohen lehtë atërehë ai nuk do të duhej të shkojë në shkollë derisa ti shërohen të gjitha plagët apo derisa të formohen dregzat.

Nëse në shkollë apo në kopësht ka shumë fëmijë me impetigo, duhet të merren hapa që të mos shpërndahet më tej. Shembuj të mire për këtë janë pastrimi i lodrave për çdo ditë, duke përdorur dorëza gome, apo duke pastruar objektet tjera që mund të shkaktojnë shpërndarjen.

Ambulantat lokale të shëndetit mund të ndihmojnë me mjete preventive.