Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Imuniteti tek fëmijët

Fëmijët e ditëve të sotme mund të themi se janë viktima të ushqimit të dëmshëm me shumë yndyrëra, pije alkoolike, gricka të njelmëta dhe ëmbëlsira. Të gjitha këto shpiejnë në dobësim të sistemit imunitar. Sistemi imun mbron organizmin nga mikroorganizmat (bakteriet, viruset, këpurdhat, parazitët) të cilët shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Të gjithë fëmijët janë të ekspozuar ndaj këtyre patogjenëve por ekspozimi nuk dmth. edhe sëmundje.

Një sistem i mirë imunitar i siguron fëmiut mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet. Nëse sistemi imunitar nuk është i mirë, organizmi bëhet i dobët ndaj lodhjeve dhe sëmundjeve, dhe nuk mund të mbrojë nga infeksionet – qofshin ato të zakonshme, si ftohjet apo alergjitë, apo ato serioze, të shkaktuara nga disbalansimet e gjata imunitare.

Nëse fëmiu juaj është i ndjeshëm ndaj sëmundjeve, duhet që gradualisht ti forconi imunitetin, deri sa të forcohet mire nëse kjo është e mundur.

Si ‘punon’ sistemi imunitar?

Sistemi imunitar njeh dhe ndërton krejt qka është e huaj për trupin, duke përfshirë qelizat e mikrobeve, bakterieve, substancat e huaja dhe komponentet toksike.

Timus (gjëndra e gjoksit që ndikon në rritje), shpretka, dhe organet tjera të mbrendshme krijojnë qeliza imune të cilat barten në trup përmes rrugëve limfatike deri tek nyjet limfatike, ato i rruajnë këto qeliza dhe i ndihmojnë që të krijohet barriera limfatike kundër infeksioneve.

Qelizat mëmë krijohen të parat, më pastaj shndërrohen në disa lloje qelizash të cilat lirohen në qarkullim dhe barten në të gjitha pjesët e organizmit. Memoriet e qelizave i njohin qelizat e huaja dhe kemikaliet, ndërsa efektornet i eliminojnë.

Qelizat imunitare mund të dëmtojnë molekulat jostabile të oksigjenit, të ashtuquajtura radikale të lira, të cilat në numër të madh ndodhen në ushqim të dëmshëm, ndërsa janë të pranishme edhe tek rrezatimet dhe tek ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Si ta forcojmë imunitetin?

Mineralet dhe vitaminat ndihmojnë në forcim të sistemit imunitar – neutralizojnë grimcat të cilat i dëmtojne qelizat. Ushqimi i mirë është kyç për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit imunitar. Deficiti nutritiv mund të shpie tek problemet kronike imunitare, meqë bakteriet dhe viruset e kanë më të lehtë zhvillimin nëse mungojnë disa nutritivë të cilët stimulojnë sistem imunitar të fortë, duke përfshirë vitaminën A, C, E dhe thartirat esenciale yndyrore.

Mineralet më të rëndësishëm janë, seleni, zinku, hekuri, bakri, magneziumi. Këta nutritivë duhet marrë nga ushqimi (pemët dhe perimet e freskëta, arrat, farat dhe drithërat integrale). Mineralet seleni dhe zinku jane të pazëvendësueshëm për imunitet, sepse janë të nevojshëm për ndërtimin e shumë enzimëve të cilët mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Zinku

Ky mineral me vlerë rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut të cilat luftojnë kundër infeksioneve. Gjithashtu ndihmojnë në krijimin e antitrupave. Rrisin numrin e qelizave T të cilat luftojnë kundër mikroorganizmave. Tek foshnjat dhe vogëlushët, zinku redukton paraqitjen e infeksioneve akute respiratore. Burim të zinkut janë: drithërat e pasura, pasuli, mishi i lopës, mishi i qurës.

Vitaminat B

Këto vitamina përbëjnë grupin e 8 vitaminave të lidhura mes vete të cilat në natyrë ndodhen në burime të bimëve dhe të kafshëve. Nuk mund të akumulohen në organizëm, prandaj duhen konsumuar çdo ditë. Humben gjatë procesit të – heqjes së lëkurës dhe zierjes së pemëve dhe të perimeve. Burime të pasura me vitamina B janë: perimet me gjethe të gjelbëra, patatet, drithërat integrale, bishtajat, arrat, kokrrat, mëlçia dhe mishi i thatë.

Vitamina C

Kjo vitaminë për shkak të arsyeve të shumta gjendet në majën e listës të nutrientëve imunogjenë. Ndihmon sistemin imunitar të qëndrojë i shëndetshëm dhe organizmin të shërohet më shpejtë. Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut të cilat luftojnë kundër infeksioneve, por edhe nivelin e interferonit, antitrupit i cili është i bashkangjitur sipërfaqes së qelizës, duke parandaluar futjen e virusëve në të. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrit nivelin e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit LDL (të keq).

Meqenëse nuk akumulohet në organizëm, duhet konsumuar çdo ditë. Ka një rol të rëndësishëm në rezistencën e organizmit. Mbron nga radikalet e lira të rrezikshme dhe është antioksidant i fortë. Doza ditore për vitaminën C për fëmijët deri në 6 vjeç është 250 miligramë, ndërsa nga 6 vjeç e më lartë, 500 miligramë.

Vitamina E

Vitamina E është antioksidante dhe stimulatore e sistemit imunitar. Ajo stimulon prodhimin e linfociteve B, qelizave imune të cilat krijojnë antritrupa për shkatërrim të bakterieve. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Burim natyror është vaji bimor dhe vaji i misrit.

Karrotenoidet

Beta karroteni rrit numrin e qelizave të cilat luftojnë kundër infeksioneve dhe është antioksidant i fortë në luftën kundër radikaleve të lira. Organizmi e shndërron beta karrotenin në vitaminën A e cila ka efekt antikancerogjenë dhe imunostimulues. Megjithëse, teprica e vitaminës A është toksike, prandaj është më mirë që beta karroteni të merret përmes ushqimit dhe të lërë organizmin që vetvetiu ta rregullojë shndërrimin e tij në vitaminën A.

Bioflavonoidet

Bioflavonoidet janë grupe të fitonutrientëve të cilët forcojnë përgjegjësinë e imunitetit dhe mbrojnë qelizat nga ndikimet e jashtme. Ushqimi i pasur me pemë dhe perime siguron konsumimin e tyre adekuat.

Magneziumi

Magneziumi është mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shumicën e reaksioneve në organizëm, mes tjerash është transport i glukozës dhe forcues i sistemit imunitar.

Faktorët për forcimin e sistemit imunitar

Gjidhënja është kyçe për zhvillimin e sistemit imunitar (për aq kohë sa është e mundur). Gjidhënja siguron faktorët e nevojshëm për mbrojtjen e foshnjes nga sëmundjet. Është vërtetuar që tek foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri paraqiten më pak infeksione se sa tek tjerat.

Yndyrërat ose e forcojnë ose e dobësojnë funksionin imunitar – mvarësisht nga lloji.

Yndyrërat e kqija (të dehidrogjenizuara – në ushqim të përzhitur dhe gjalpë (margarinë) kanë predispozita që fëmijëve t`ju përsëriten infeksionet).

Thartirat esenciale yndyrore (yndyrërat e mira) janë kyçe për funksionim normal të sistemit imunitar. Gjenden në vajin e ullirit, lirit, peshkut (losos, tuna). Ato rrisin aktivitetin e fagocitit, të qelizave të bardha të gjakut të cilat shkatërrojnë bakteriet. Gjithashtu bëjnë përparimin e shëndetit të secilit organ në trup.

Probiotikët jane kulturat acidofilike te bakterieve te cilat gjenden ne traktin e zorreve te njerezve te shendetshem. Ata luftojne me kulturat e demshme dhe parandalojne bartjen e patogjenit ne trup. Gjithashtu mundesojne traktit gastrointestinal te rris konsumin e mineraleve, sepse konsumi i vogel dobeson imunitetin.

Laktobakteria është një mbrojtje natyrale nga kandida dhe infeksionet e tjera të gjëndrave të cilat zvogëlojnë imunitetin. Kulturat aktive acidofilike e shpejtojnë eliminimin e prodhimeve toksike të tretjes dhe mundësojnë adaptimin e nutritivëve të nevojshëm nga ushqimi. Këto bakterie janë themelore për imunitet të mirë.

Probiotikët preferohen tek konsumimi i antibiotikëve, ndezjet e veshit të mesëm, diarea (barkqitja), konstipacioni (kapsllëku), ngërçet, alergjia nga ushqimi, infeksionet virusale të zorrëve, kandida…

Aktiviteti fizik ndihmon në ndërtimin e shëndetit të mirë – duke arritur një qarkullim të mirë dhe duke ndihmuar furnizimin e tërë trupit me oksigjen. Frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Do të ishte mirë që fëmijët të kalojnë një kohë jashtë, ashtu që rrezet e diellit të përshpejtojnë absorbimin e vitaminës D, të rëndësishme për kockat dhe për imunitet të mirë.