Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Rrjedhja e gjakut nga hunda e fëmijëve

Cilat janë shkaqet e rrjedhjes së gjakut nga hunda e fëmijëve?

Gjakrrjedhja e hundës është normale për fëmijët e shëndetshëm

Rrjedhja e gjakut nga hunda është normale për fëmijët e shëndetshëm, por disa mund ta përjetojnë këtë më shpesh se sa të tjerët. Përderisa gjendja relativisht është e lehtë për ta trajtuar, inkurajimi i shprehive të shëndosha, mund të ndihmojë në reduktimin e shpeshtësisë së rrjedhjes së gjakut nga hunda e fëmijës tuaj.

Shkaqet e rrjedhjes së gjakut nga hunda e fëmijës

Hunda mund të fillojë të rrjedh gjak, kur një nga venat e vogla të rreshtuara në hundë shpërthen apo këputet. Në përgjithësi, kjo shkaktohet nga sjellja normale e fëmijëve, siç është kruarja e hundës, defektet e vështira të hundës apo traumat në hundë gjatë lojës. Kjo venë poashtu mund të këputet nëse fëmija ka futur diçka në hundë. Herë pas here, klima e thatë si shtëpia apo klasa shkollore e cila përdorë kondicioner ajri apo ngrohtëse, mund të shkaktojë që kanali i hundës të thahet, duke rezultuar me rrjedhje të gjakut nga hunda.

Frekuenca e rrjedhjes së gjakut nga hunda

Ata të cilët e përjetojnë rrjedhjen e gjakut nga hunda më shpesh se sa të tjerët, mund të jetë për shkak të faktit që disa i kanë venat e lokalizuara shumë afër membranës së mukozës së hundës së tyre. Venat të cilat janë shumë afër lëkurës kanë më shumë gjasa të shkëputen kur provokohen apo preken. Nëse ky është shkaku i rrjedhjes së gjakut nga hunda e fëmijës, një procedurë e thjeshtë mund të kryhet nga një mjek. Një shkak shtesë në shpeshtësinë e rrjedhjes së gjakut nga hunda është sjellja e fëmijës. Nëse fëmija prek së tepërmi hundën e tij, mund të irritojë rreshtimin e hundës së tij. Për të minimizuar rrjedhjen e gjakut nga hunda, prejini thonjtë e fëmijës më shpesh për të diskurajuar prekjen, dhe aplikojini gjel vazeline që gjatë natës të hidratoni kalanet e frymëmarrjes.

Trajtimi i rrjedhjes së gjakut nga hunda e fëmijës

Sapo të fillojë rrjedhja e gjakut nga hunda, vendoseni fëmijën në pozitën ulur. Mbajini hundën apo nëse është fëmija më i rritur, inkurajojeni ta mbaji hundën e tij. Kontrolli duhet të jetë i vendosur dhe i aplikuar në zonën e ulët, te butë të hundës, në mes të gishtit të madh dhe gisht tregues. Mbajtja e hundës aplikon presion direkt në venën që rrjedh gjak dhe inkurajon pjesën e gjakrrjedhjes të koagulojë. Megjithëse disa mjekë rekomandojnë që fëmija të qëndrojë shtrirë gjatë gjakrrjedhjes, por kjo rrit shtypjen e gjakut në kokë, duke shkaktuar më shumë gjakrrjedhje në hundë. Ushtroni presion në hundë për rreth 10 minuta. Kjo përvojë mund të jetë shumë traumatike për fëmijën, i cili mund të besojë që diçka serioze është duke ngjarë me shëndetin e tij, prandaj është esenciale që ti kujtoni fëmijës që gjakrrjedhja e hundës është e shpeshtë dhe nuk është gjë për t`u shqetësuar. Udhëzoni fëmijën që të shikojë TV apo ndonjë libër, kjo mund t`i tërheq vëmendjen fëmijës, derisa ti ndalet gjaku.

Parandalimi i rrjedhjes së gjakut nga hunda

Për të parandaluar rrjedhjen e gjakut nga hunda tek fëmijët, inkurajoni sjellje të shëndosha, duke përfshirë diskutimet rreth asaj se, përse nuk është mirë të preket hunda. Prerja e thonjëve të fëmijës poashtu diskurajon prekjen e hundës. Keni kujdes, vëzhgoni fëmijën tuaj për t`u siguruar që nuk ka futur ndonjë objekt në kanalet e hundës dhe inkurajoni lojëra të shëndosha ku rreziku nga lëndimet është i shmangur. Nëse ajri i dhomës ku qëndron fëmija është i thatë, atëherë aplikoni ndonjë metodë për lagështinë e ajrit.

Mendimi i ekspertëve

Ndonëse gjakrrjedhja e hundës është gjendje normale për fëmijët e shëndetshëm, është e rëndësishme për të ditur kur duhet të kontaktoni me mjekun e fëmijës. Nëse gjakrrjedhja është e tepërt dhe nuk mund të kontrollohet, apo nëse dyshoni se hunda ka thyerje, është esenciale të kontaktoni mjekun menjëherë. Mjeku poashtu duhet të kontaktohet nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen apo nëse gjakrrjedhja e ka origjinën diku tjetër, si psh. në hundë apo në mishra. Përfundimisht, mjeku duhet të kontaktohet edhe po qe se dyshoni për objekte të huaja të mbetura në hundë, të cilat nuk mund ti heqni.