Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Syri roze tek fëmijët

Syri roze është sëmundje, poashtu e quajtur “konjuktivis” dhe shpesh i referohemi “syri kuq”. Ky është një lloj infeksioni që afekton sytë e foshnjave apo të miturve. Sëmundja mund të shkaktohet edhe tek të rriturit paoshtu. Të infektuarit do të kenë një copë të kuqe në pjesën e bardhë të syrit dhe në qepallat e brendshme. Kjo mund të shkaktojë shumë kruajtje, fryrje, lotë dhe irritim. Fëmijët shkollor preken nga ky problem i syrit shumë shpesh, sepse ata vijnë në kontakt me shokë të tjerë.

 

Tipet më të njohura të infeksionit të syrit roze tek fëmijët janë:

• Infeksioni bakterial në sy

• Infeksioni viral i syrit

• Alergjia e syrit

• Pluhuri dhe tymi

 

Përgjithësisht, kjo afekton të dy sytë. Por lajmi i mirë është që kjo nuk zgjat shumë dhe nëse trajtohet, zgjat rreth 24 orë. Njerëzit rreth fëmijës duhet të jenë të kujdesshëm sepse disa nga këto mund të jenë ngjitëse. Është mirë që të kontrolloni te mjeku nëse është ngjitëse apo jo.

Kura për syrin roze

Konjuktivi bacterial/viral: Normalisht përshkruhen antibiotikët e tillë si pikat ose kremat.

Konjuktivi alergjik: Ilaçet anti alergjikë si Alokril, Patanol etj përshkruhen për kurim të shpejtë.

Masat paraprake

1. Shkarkimi i syrit duhet të fshihet menjëherë me leckë të njomë të ngrohtë. Kjo do të zvogëlojë iritim në sy.

2. Për infeksionin ngjitës, për të parandaluar atë nga përhapja, duart duhet të lahen me sapun dhe ujë pas prekjes së syrit apo shkarkimit.

3. Mos lejoni që fëmija të fshij sytë e tij shpesh, pasi ai vetëm do rris parehatinë.