Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tuberkulozi

Tuberkulozi është sëmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janë të përfshira mushkëritë, në të cilat krijohen nyje të vogla të tuberkulozit, të cilët më tutje do të sjellin deri te dëmtimi i indit.

Nëse organizmi infektohet për herë të parë-flasim për tuberkuloz primar. Organizmi i shëndoshë zakonisht me sukses e mbizotëron infeksionin edhe pa barëra. Nëse për shkaqe të ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojë infeksionin, organizmi sëmuret nga tuberkulozi i mushkërive.

Bacilet e TB mbeten gjatë (me dekada) në organizëm. Personi mund të mos ketë simptoma të sëmundjes, e më vonë (pas disa viteve) këta bacile shkaktojnë një infeksion të ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave të shëndoshë janë mjaftueshëm të fortë që të luftojnë me infeksionin.

Me rrezik të zmadhuar që të fitojnë TB janë kategoritë që vijojnë: Foshnjat, që kanë imunitet më të dobët; Njerëzit më të moshuar, personat me AIDS, ata që marrin kemoterapi dhe disa barëra të tjera, sepse gjithashtu kanë imunitet të dobësuar.