Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zgjeba

Çfarë është zgjeba?

Zgjeba është sëmundje ngjitëse

Zgjeba është sëmundje shumë e shpeshtë, është infeksion i lëkurës me kruarje intenzive i shkaktuar nga morrat e lekurës.

Zgjeba zhvillohet kur këto insekte të vogla si krijesa hapin tunele nën lëkurë dhe lëshojnë vezët e tyre. Këto vezë pastaj çelin nën lëkurë pas tre deri në 8 ditë, dhe morrat e vogla dalin në sipërfaqe të lëkurës për tu rritur dhe shumuar.

Kur morrat femra mbesin shtatëzënë, ato mund të vazhdojnë rrethin prej fillimit duke gërmuar nën lëkurë për të lëshuar vezët.

Zgjeba, e cila është sëmundje ngjitëse, mund të paraqitet në epidemi të vogla nëpër shkolla apo qendra të kujdesit ditor.

Ato mund të përhapen nga personi në person me kontakt direkt me lëkurën, apo nga shpërndarja e rrobave, shtrojave, apo nga objektet tjera që personi i infektuar i ka prekur.

Zgjeba mund të përhapet gjithashtu përmes kontaktit seksual.

Koha nga infeksioni gjer tek paraqitja e simptomeve (periudha inkubimit) është 4 gjer në 6 javë.

Simptomet dhe shenjat

Simptomi kryesor i zgjebës është kruarja intezive që shkaktohet rreth 1 muaj pas infeksionit. Kruarja zakonisht është më e keqe gjatë natës, gjatë kohës së nxehtë, apo pas dushit të nxehtë.

Morri i lëkurës është shumë i vogël për tu parë me sy të zakonshëm, por tunelet që bën mund të shihen. Ato shfaqen të holla, sikur vija të holla në lëkurën e skuqur sidomos pas kruarjes.

Puçrrat mund të duken si gunga të vogla, fluska apo puçrra me qelb, me dhembje nga kroma. Tunelet shpesh gjenden në mes të gishtave dhe në mbrendësi të dorës.

Pjesët tjera të trupit ku mund të shfaqet zgjeba janë përreth vrimës së stomakut, në bërryla dhe nyje, në prapanicë, në timtha dhe në penis. Tek fëmijët e vegjël, zgjeba më së shpeshti shfaqet në pëllëmbë, në tabanë, qafë dhe në lëkurë të kokës.

Komplikimet

Zgjeba rrallë shkakton komplikime, përveç që është ngjitëse, pra shumë njerëz në një shtëpi mund të infektohen në kohë të njejtë.

Kruarja në zonat e përfshira në lëkurë mund të shkaktojë zgjebën të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Kruarja poashtu mund të shkaktojë impetigo, infeksion bakterial në lëkurë.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse dyshoni që fëmiu juaj mund ta ketë zgjebën, duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Nëse ka ndonjë dilemë në lidhje me diagnozën, mjeku mund të largojë morrat nga tunelet dhe ti identifikojë me anë të mikroskopit.

Zgjeba trajtohet më së shpeshti me kremëra, apo losione të cilat mbysin morrat e lëkurës.

Ndiqni instrukcionet që vijnë me ilaçe. Kremi duhet të aplikohet në tërë trupin, jo vetëm në pjesët ku ka puçrra. Trajtimi duhet të përsëritet për një javë. Të gjithë personat që bashkëjetojnë me personin e infektuar, dhe të gjithë partnerët seksualë, duhet të trajtohen edhe nëse nuk kanë simptome. Kjo do të parandalojë fëmijët që të ri-infektohen pas trajtimit.

Është e rëndësishme për të ditur që kruarja mund të vazhdojë për disa javë pas trajtimit të përfunduar. Kjo nuk dmth. që ende jeni të infektuar, po lëkura është e irrituar dhe kërkon kohë për tu shëruar.

Nëse fëmiu ka shenja të infeksionit bakterial, kjo ka nevojë për trajtim me antibiotikë. Një banjë e ftohtë, losion kalamini, dhe steroidet topkale mund të lehtësojnë kruarjen. Antihistaminet e konsumuara përmes gojës poashtu mund të ndihmojnë në kruarje, veçanërisht gjatë kohës së gjumit.

Preventiva

Është vështirë të parandalohet fëmiu nga infektimi nga zgjeba. Zgjeba nuk është rezultat i higjienës së dobët, dhe nuk ka lidhshmëri me ambientin e papastër. Është me rëndësi që kushdo që është i infektuar, dhe kushdo që është në kontakt me dikend që është i infektuar në familje, në shkollë apo në qendrat e kujdesit ditor, kërkon trajtim në të njejtën kohë, që të mos infektohet përsëri. Edhe individët që nuk kanë puçrra apo kruarje duhet të përfundojnë trajtimin.

Zgjeba zakonisht përhapet me kontakt direkt fizik, por mund të përhapet poashtu edhe përmes rrobeve, shtrojave, peshqirëve, sepse morri i lëkurës mund të mbijetojë disa ditë pa kontakt me lëkurën.

Rrobet dhe çarçafët duhet të pastrohen me ujë të nxehtë dhe të thahen në ajër të nxehtë. Gjërat që nuk mund të pastrohen duhen të vendosen në qese plastike për një javë para se ti përdorni. Fëmiu mund të kthehet në shkollë apo në çerdhe vetëm pasi të përfundojë trajtimin.

Shkelzen (4 vite më parë)
Ilaqin qe eshte per zgjeben a perdoret nga grate shtatzena,a sparaqet rrezik per bebin
Jasi (12 vite më parë)
Tung,deshta te pyes a ka ndonje injeksion kunder zgjebes?

/komuniteti