Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë sasie të sheqerit përmbanë pija e juaj? Bëhuni detektiv sheqeri

Sheqeri – Përbërës shtesë në pijet me gaz

Ju jeni duke konsumuar sheqer nga pija e juaj, më shumë se sa që e mendoni. Një shishe me koka-kola ka më shumë sheqer se sa tre biskota të mëdha çokolate. Tingëllon mirë?

Shumë sheqer mund të ju bëjë të ndiheni keq dhe do të jetë keq edhe për trupin tuaj. Shumica e ushqimeve dhe pijeve kanë pak sheqer. Por pijet e gazuara dhe pijet tjera të ëmbla kanë sheqer shtesë, sheqer të shtuar sikurse që kanë ëmbëlsirat. Prandaj jini të kujdesshëm.

Nëse dëshironi pije me gaz, le të jetë e vogël

Mos lejoni që pijet e gazuara të jenë të vetmet pije që pini – rrallojeni konsumimin dhe pijeni në sasi të vogla.

Disa pije janë mjaftueshëm të mëdha sa për dy persona. Kjo nënkupton që ka sheqer të dyfishuar në gotë! Dhe kjo nuk është e mirë për trupin tuaj.

Zvogëlojeni sasinë, bëjeni sa një mini kanaçe që mund të gjendet në supermarkete.

 

Punç frutash – përmban më së shumti sheqer

Keni kujdes nga pijet punç frutash apo limonadë.

Ato kanë shumë sheqer shtesë. Një shishe punçi frutash ka sheqer më shumë se katër donate të glazuara me çokolatë. Plus mund të ketë vetëm 5 % apo 10 % lëng të vërtetë frutash. Zakonisht janë ujë me sirup fruktoze – sheqer që nuk i duhet trupit tuaj.

Bëjeni pijen tuaj të frutave me ujë të gazuar dhe copa frutash.

Pak lëng 100% është në rregull

Nëse dëshironi të pini një lëng, atëherë lëngu 100 % i frutave është lloji më i mirë i lëngut për ju sepse përmbanë shumë vitamina dhe vlera ushqimore që ndihmojnë trupin tuaj. Për shembull, 100 % lëng portokallii ka shumë vitaminë C.

Por edhe pse mund të jetë i shëndetshëm, lëngu 100 % ka poashtu edhe shumë sheqer. Një gotë me lëng portokalli zakonisht ka më shumë sheqer se 10 krekerë graham.

Prandaj mos pini më shumë se një gotë lëng në ditë.

Hani frutat, mos i pini

Ju keni nevojë për fruta çdo ditë. Mënyra më e mirë është të konsumoni një frut të vërtetë. Lëngu mund të ju ndihmojë por mund të ketë shumë sheqer në të.

Në vend të kësaj, hani një frut në ditë psh. një banane dhe një gotë me copa dredhëzash. Ju pëlqen rrushi? Konsumojeni.

Nëse e konsumoni një mollë të madhe, mund të jetë e mjaftueshme për tërë ditën.

Pijet sportive = Sheqer, Jo energji shtesë

Ju keni nevojë për pije sportive sepse merreni me sport? Me gjasë, jo.

Nëse luani lojë të vështirë për më shumë se një orë, pijet sportive mund të ju ndihmojnë për të zëvendësuar elektrolitet të cilat i keni humbur gjatë djersitjes.

Por, për shumicën e fëmijëve, uji dhe copat e portokallit janë të vetmet “karburante” pas lojës, të cilat iu nevojiten.

 

Kutitë e lëngjeve mund të jenë me sheqer

Kutitë e lëngjeve nuk janë gjithmonë plot me lëngje.

Shumica e këtyre lëngjeve përmbajnë shumë sheqer: një kuti e vogël lëng rrushi përmbanë rreth 4 lugë sheqer – e barabartë me 13 arushë gome. Nëse ju pëlqejnë lëngjet në kuti, konsumoni nga ato që përmbajnë “100 % lëng”.

Është më e shëndetshme dhe përmbanë më shumë vitamina. Por edhe ato përmbajnë sheqer, prandaj mos e konsumoni më shumë se një në ditë.

Çokolata, Qumësht Aromatik

A ju pëlqen më shumë qumështi aromatik se sa ai i pastër?

Një gotë me qumësht çokolate ka pothuajse po aq sheqer sa edhe dy gota me akullore vanille. Pyetni në shkollë, markete, nëse kanë qumësht aromatik me përqindje të ulët sheqeri dhe yndyre.

Apo pregatiteni verzionin tuaj shtëpiak, është më i mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Merrni një gotë me qumësht dhe përziejeni me një luge sirup çokolate.

Uji: Është shumë i mirë për ju

Prindërit tuaj me siguri se ju kanë thënë që ju keni nevojë për tetë gota ujë gjatë ditës. Por mvarësisht se çfarë moshe keni dhe se sa jeni aktiv, ju mund të keni nevojë më pak apo më shumë.

Si mund ta dini nëse jeni duke konsumuar ujë të mjaftueshëm?

Shikoni në toalet pasi të urinoni (me të vërtetë!). Nëse është e verdhë e zbehtë apo e pastër, jeni duke konsumuar mjaftueshëm. Nëse është e errët, konsumoni më shumë.

Lëngjët e gazuara me kofeinë të lartë dhe pijet energjike

Pijet energjike dhe disa lëngje të gazuara kanë kafeinë, të cilat përdoren nga disa persona për të qëndruar zgjuar, por ato përmbajnë shumë sheqer!

Një gotë me pije energjike ka rreth 54 g sheqer – pothuajse 13 lugë sheqer.

 

 

 

Çfarë gjendet në pijen time? Lexoni përmbajtjen

Dëshironi të dini se çfarë gjendet në pijen tuaj?

Nëse jeni duke pirë nga shishja apo kanaçja, mund ti shikoni etiketën. A është njëra nga dy fjalët e para sheqeri, apo sirup misri apo ndonjë fjalë e gjatë në fund me mbaresën “…ose”, si psh fruktozë? Kjo nënkupton shumë sheqer.

Konsumojeni vetëm një në ditë. Provoni këtë ta reduktoni në një në javë.

Këto pije ju shtojnë peshë

Nëse konsumoni një pije të gazuar, pije sportive apo pije frutash, ju do të keni më shumë sheqer se sa të konsumoni 38 çipa ëmbëlsirash me çokolatë. Uooou!

Nëse e konsumoni atë për çdo ditë, ju do të keni nevojë për djegjen e shumë kalorive gjatë vitit!

Në vend të kësaj, konsumoni ujë natyral, ujë mineral apo qumësht me yndyrë të vogël./fit.webmd.com/bebaime.com/