Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes

Nuk është i uritur në kohën e vakteve të ngrënies

Nëse fëmijët kanë ngrënë ushqime të shëndetshme gjatë kohës së vakteve zemër (ndërmjet tre vakteve kryesore të ushqyerjes, mëngjes, drekë, darkë) dhe nuk kanë uri gjatë vakteve të rregullta të ngrënies, kjo jo gjithnjë është një problem.

Kur fëmija në vazhdimësi nuk ushqehet gjatë vakteve të ngrënies, duhet të shikohen oraret e dhënies së këtyre vakteve, së bashku me orarin e dhënies së ushqimeve zemër.

Fëmijët nuk kanë gjithnjë uri, ashtu siç kanë të rriturit.

Është rrëmujaxhi kur ushqehet

Në këtë moshë fëmijët po përpiqen të mësojnë vetë mjeshtërinë e ushqyerjes, kështu që mund të jenë rrëmujaxhinj kur ushqehen. Ne duhet ta mbështesim mbështesim eksplorimin e ushqimit nga fëmija, përveç rastit kur fillojnë të tallen me ushqimin dhe nuk anë fare.

Pra ngrënia me duar dhe rrëmuja është e shëndetshme.

Ushqehet njësoj përditë

Fëmijët në këtë moshë mund të dëshirojnë të eksplorojnë aftësitë e tyre për të zgjedhur, duke refuzuar disa ushqime, edhe ato të cilat kanë qenë të pëlqyera me parë. Pra fëmija dëshiron të hajë të njëjtat ushqime në mëngjes, drake dhe darkë.

Një zgjedhje e mirë për të kapërcyer këtë pengesë do të ishte: të fusnit në dietën e tij 3-4 herë në javë vetëm një pjatë që ai pëlqen. Kështu, në drekë një pjatë e tillë mund të ishte makarona me mish të grirë, që fëmija i pëlqen shumë. Në darkë mund t’i jepet një pjatë me supë dhe perime, të cilat i pëlqen më pak.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë