Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fëmijët dhe lidhja emocionale me ushqimin

Të gjithë prindërit e dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, por ndonjëherë brengosja e tepërt dhe kujdesi, si dhe dashuria, mund të shkaktojnë mjaft dëme në zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës. E njejta gjë vlen, edhe kur është në pyetje ushqimi dhe mesazhet që i dërgojmë në lidhje me të.

A i keni dhënë ndonjëherë çokolatë apo akullore fëmijës tuaj, (lexo ëmbëlsirën e tij të preferuar), kur është rrëzuar apo lënduar, apo kur ai nuk dëshiron të hajë ushqimin që e keni pregatitur për drekë? Në të dy rastet, me atë lloj sjellje, prindërit do ti rrisin fëmijët me lidhje të gabuar emocionale ndaj ushqimit. Ajo çfarë ndodh më së shpeshti, është që të rriturit atë lloj nevoje emocionale mundohen ta kënaqin përmes barkut. Me këtë nuk pretendojmë që, ëmbëlsirën e preferuar të mos ia japim si shpërblim apo si ndonjë lloj ngushëllimi, por situata të tilla të shpeshta paraqesin problem dhe mund të shkaktojnë çrregullime në ushqim.

Çfarë duhet bërë?

Ja disa udhëzime në këtë aspekt.

Udhëzimet janë të dedikuara për çdo lloj moshe fëmijësh.

1. Lejoni fëmijën të hajë kur është i uritur

Secilën herë kur e detyroni fëmijën tuaj të presë për darkën apo e detyroni të hajë në kohën e caktuar, ju në fakt po i thoni që nuk duhet ti besojë momentit të tij të mbrendshëm të urisë. Me kalimin e kohës, kjo do ta shpie në atë që fëmija më nuk do të jetë i vedijshëm nëse është i uritur apo jo, por do të hajë nga shprehia, mërzia, apo sepse këtë e bëjnë të tjerët rreth tij, etj. Kur hani në kohën që nuk jeni të uritur, organizmi nuk do ta tretë ushqimin në mënyrën e duhur, dhe besoni apo jo, kjo çon në shtim të peshës.

2. Lejojini fëmijët tuaj të hanë atë çfarë duan

Mos i detyroni fëmijët tuaj të hanë atë çfarë ju doni të hani. Ata e dinë shumë mirë se çfarë iu hahet, dhe çfarë jo. Imagjinoni sa e vështirë është për prindërit, kur mendojnë se çdo ditë për fëmijët e tyre duhet të sigurojnë ushqim të ekuilibruar. Natyrisht kjo nuk do të thotë që duhet përmbushur të gjitha kërkesat e tyre, sidomos ato joreale, por duhet që gjatë javës t`u jepni disa ditë kur ata do të hanë atë çfarë duan. Kjo në asnjë menyre nuk do ta prish shëndetin e tyre.

3. Lejoni fëmijën të ndërpresë ushqimin atëherë kur ai do

Shumica e prindërve insistojnë që, fëmija duhet të ha atë çfarë i është servuar në pjatë apo duhet të hajë aq sa prindi e vlerëson se mjafton. Prindër, kthejini fuqinë fëmijëve! Ata janë të aftë të vendosin se sa kanë nevojë, kur janë të uritur, kur janë të ngopur. Nëse prindërit insistojnë, që ata e dijnë më së miri kur janë fëmijët e ngopur, fëmijët me kohë do të humbin ndjenjën e tyre dhe do të hanë më shumë se që kanë nevojë, në jetën e mëvonshme.

4. Mos i lidhni emocionet me ushqim

Nëse e keni shprehi ti jepni fëmijës ëmbëlsira kur është i mërzitur apo kur qan për çfarëdo arsye, mos e bëni më këtë. Në vend të kësaj përqafojeni apo ngushëllojeni në ndonjë mënyrë tjetër, por jo përmes ushqimit. Poashtu mos keni tabu në lidhje me ushqimin, në raport me fëmijët tuaj. Kjo në të vërtetë nënkupton që, asnjë lloj ushqimi nuk duhet të jetë i ndaluar. Nëse e fshehni apo e ndaloni çokolatën apo akulloren, ju me këtë i trimëroni fëmijët që të lëngojnë edhe më shumë pas atij ushqimi se sa po të ishte e lejuar në sasi të limituara në situata të caktuara. Madje edhe nëse keni sukses të vëni në kontroll ndonjë ushqim të ndaluar, fëmijët kur të rriten do të kenë marrëdhënie jo të shëndosha me atë lloj ushqimi. Provoni ti lejoni fëmijës tuaj të hajë çfarë të dojë në periudhën prej 10 ditësh. Edhe pse gjatë ditëve të para do të hajë sasi të mëdha çokolate jo të shëndetshme, por më pastaj do të pushojë dhe do të fillojë nevoja e balansuar për ushqim të llojllojshëm. Ndoshta jo edhe aq i llojllojshëm sa do të dëshironit ju, por mjaftueshëm që të sigurojë një zhvillim të shëndetshëm.

/komuniteti