Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kafshatat e vogla, leksionet e mëdha

Në mënyrë që fëmija juaj të mësojë një nga leksionet e para në disiplinë, mësojeni të sillet mirë në tryezë. Për këtë është i gatshëm që në momentin kur kalon në ushqim të fortë, dhe kjo ndodh rreth moshës 2 vjeç. Për të arritur sukses në përvetësimin e sjelljeve të mira në tryezë, tregoni imagjinatë, në mënyrë që fëmija mos të lodhet. Pregatitini ushqim të preferuar, ofrojini në pjata interesante, psh. me vizatime nga ndonjë personazh vizatimorë, kjo do ta inspirojë atë që të hajë.

 

Në leksionet e para, kur është në pyetje mësimi i sjelljes në tryezë, ndiqni:

* Para ngrënjes fëmijës pastrojini duart, në mënyrë që të kuptojë dhe të mbajë në mend, se sa është e rëndësishme ti ketë duart e pastërta gjatë ushqyerjes.

* Në pjatë hidhini më pak ushqim, dhe sipas nevojës ia mbushni dhe patjetër qëndrojini pranë vogëlushit tuaj gjatë kohës që ushqehet. Në momentin që ju bën të ditur që nuk dëshiron më, largoni pjatën e tij.

* Mësojeni që nuk duhet të flasë me gojën e mbushur me ushqim gjatë ushqyerjes.

* Mësojeni të thotë “faleminderit”, “të lutem”, dhe “të bëftë mirë”

* Kur të jetë mësuar të hajë vet, mësojeni të përdorë lugën dhe pirunin, si fillim ato nga plastika.

* Edhe nëse mban përparëse, mësojeni fëmijën të përdorë pecetën.

* Duke u rritur, duhet ta mësoni fëmijën që duhet të presë derisa të servohet tryeza me ushqim para se të fillojnë të ushqehen, dhe nëse ndonjë ushqim nuk iu pëlqen mos ta shfaqin këtë me zë, dhe kur të kenë përfunduar me ushqim të pyesin nëse mund të ngriten nga tryeza.

* Kur fillojne shkollën, fëmijët mund ti mësoni edhe me manire të tjera të bukura rreth tryezës. Për shembull, tregojini se si duhet ulur në mënyrë të drejtë, si duhet ti kenë kafshatat dhe të përtypen me gojë mbyllur, si nuk duhet spërkatur supën apo lëngun, dhe që duhet pastruar fytyra nëse përlyhet gjatë ushqyerjes, të përdorin në mënyrë të drejtë thikën dhe pirunin për të prerë ushqimin, të çojnë vet pjatën e tyre në lavaman pas përfundimit të ushqimit.

* Fëmija i cili i përmbahet rregullave, duhet të lavdërohet dhe eventualisht të shpërblehet. Njëkohesisht, nëse nuk i përmbushë pritjet tuaja, thuajini që duhet të sillet mirë, dhe nëse vazhdon me gafat e tij në tryezë, do ta largoni nga tryeza dhe ushqyerja për të do të jetë përfunduar. Në këtë mënyrë do ti tregoni për metodën e ndëshkimit.

Edhe diçka – le të ulet gjithmonë në të njejtën karrige, respektivisht në të njejtin vend në tryezë. Kjo është mënyra më e mirë që të fitojë vetëbesim dhe ndjenjën e përkatësisë.

 

Shkuarja në restorant

Para shkuarjes në restorant, visheni fëmijën bukur, dhe spjegojini që po shkoni në një vend të veçantë ku përveç veshjes së bukur kërkohet edhe sjellje e mirë. Që ti shmangeni nervozës së tij që në fillim, merrni fëmijën e pushuar dhe të uritur. Kur të arrini në restorant së pari porosisni ushqimin për të, që të shmangni hiperaktivitetin apo mërzinë e tij. Natyrisht, do të ju duhet të shkurtoni kohën që doni të kaloni në restorant, në mënyrë që të mos acarohet, apo shëtituni pak me të rreth e rrotull restorantit.