Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla të shkurta për një messhujtë sa më të shëndetshme për fëmijët

Duke filluar nga muaji i gjashtë i fëmijës, messhujta duhet bërë e domosdoshme në menunë e fëmijës, dhe duhet trajtuar si një vakt. Fëmijët duhet të kenë dy messhujta, një paradite dhe një pasdite.

Në moshën parashkollore, fëmija është fizikisht aktivë, prandaj është e domosdoshme që me messhujtë ti mbushni hapësirën në mes të dy shujtave kryesore. Fëmijët shkollorë poashtu e kanë të domosdoshme në mënyrë që të mund të koncentrohen në orët mësimore.

Si duhet të duket messhujta

Përbërësit ushqimorë të messhujtës duhet të jenë të ngjashëm me mëngjesin: drithëra, prodhime qumështore, pemë dhe lëngje.

Pjesë e pandashme e messhujtës duhet të jenë prodhimet me bazë drithërash – bukë, tost apo biskota të shëndetshme. Drithërat janë burim i energjisë së nevojshme për organizmin e fëmijëve.

Krahas pemëve dhe prodhimeve qumështore, nuk duhet harruar gota me ujë apo lëng, e cila siguron hidratimin e organizmit.

Palestra

Nuk rekomandohet që fëmija të konsumojë ushqim para se të shkojë në palestër, por kjo duhet bërë dy-tre orë përpara, si dhe një orë pas përfundimit të aktivitetit fizik.

Nga fakti që, karbohidratet janë përgjegjëse për krijimin e shpejtë të energjisë së fëmijës, është e këshillueshme që të konsumojë biskota kualitative, të pasura me drithëra, me përqindje më të vogël yndyrore, dhe qumësht apo kos në vend të lëngjeve.

Pa konzervanse

Keni kujdes që prodhimet të jenë pa konzervanse apo ngjyra artificiale. Aditivët artificial duhen shmangur sa më shumë që është e mundur.

Për të vegjëlit ofroni vetëm gjërat e shëndetshme.