Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mësoni fëmijët të hanë perime

Mos u frikësoni ti shtoni mëlmesa ushqimit tuaj të cilat e pasurojnë shijen e tij

Askush nuk e di për çfarë zakoni të çuditshëm evolucioni shpie gjer tek ajo që një numër i vogël i fëmijëve ti pëlqejnë perimet, përderisa pjesa më e madhe i duan ushqimet e përpunuara. Në disa familje një fëmijë e do bizelen dhe lulelakrën, ndërsa tjetri dëshiron biskota për çdo mëngjes dhe ëmbëlsira. Për këtë, mos u brengosni se jeni ju fajtorë që fëmija juaj i do ushqimet e joshëndetshme. Relaksohuni. Nëse jeni shumë të brengosura atëherë mund të provoni ti servoni perimet të cilat do të mund ti hajë.

Shprehitë e fëmijëve në ushqim, sidomos tek fëmijët më të vegjël, relativisht ndërrohen shpejtë dhe lehtë, prandaj përzgjedhja e ushqimit madje mund të jetë në sensin e zhvillimit të drejtë, fazë e vogëlushëve të moshës gjer në 3 vjeç. Kjo fazë, që është veçanërisht interesante, madje ka më shumë lidhje me nevojën e tyre që të kontrollojnë rrethin sesa me vet ushqimin që e refuzojnë. Kjo deri diku është logjike, sepse kur jeni 2 vjeç, ka pak gjëra për të cilat pyeteni, por mund të vendosni vet se çfarë mund të ju hyjë në gojë dhe çfarë jo! Kjo nuk nënkupton që ndoshta fëmija juaj nuk është zgjedhës në ushqim në faza afatgjata, dhe më të mirën që mund ta bëni është që të qetësoheni dhe të prisni që kjo shprehi ti kalojë.

Megjithatë, nëse vendosni që ta shtyeni pak zhvillimin e shprehive të shëndosha tek vogëlushi juaj, atëherë Beba Ime ka disa ideja për ti shqyrtuar dhe provuar.

1. Vendosni ushqimin para vogëlushit, por mos insistoni që ta hajë. Kjo rregullë është themelore sepse askush nuk dëshiron që shujtat ti shëndrrojë në luftë rreth ushqimit. Përveç kësaj, nuk dëshironi që fëmija ti hajë perimet, vetëm sepse do të hajë ëmbëlsirën në fund, sepse këto lloj shprehish nuk janë të qëndrueshme për faza afatgjata.

2. Përfshini fëmijën në procesin e pregatitjes së ushqimit, merreni me vete në blerjen e gjërave ushqimore, tregojini se çfarë po pregatitni për të ngrënë apo merreni me vete gjatë kohës që po bëni diç në kopësht (nëse nuk keni kopësht, tregojini fotografi në të cilat njerëzit e rregullojnë kopështin dhe mbjellin perime). Kur fëmijët janë të kyçur në procesin e pregatitjes së ushqimit, ka më pak mundësi që të mendojnë që ushqimi i shëndetshëm po u detyrohet. Nëse fëmijës i pëlqen procesi se si ushqimi arrin deri në tryezen tuaj, dhe këtë ngjarje ia tregoni në mënyrë interesante, ndoshta edhe do të harrojë refuzimin e disa gjërave ushqimore.

3. Mos u frikësoni nga mëlmesat. Edhe të rriturit nuk janë shumë të ngazëllyer kur iu servohet lulelakra apo perimet tjera të vetme, prandaj edhe fëmijët në këtë mënyrë vështirë që do ta pëlqejnë shijen e perimeve. Është e saktë që lulelakra nuk duhet të maskohet me djathë apo mish të bluar, por mos u frikësoni ti shtoni mëlmesa të cilat do e pasurojnë shijen siç janë, vaji i ullirit, parmezani, hudhra, apo gjalpi. Për shembull, përbërësit të cilët i duan të rriturit, mund ti duan edhe fëmijët.

4. Nëse mendoni që ai truk do të ndihmojë, provoni me qasjen qesharake. Le të hanë fëmijët çfarëdo që iu servoni, vetëm nëse i dekoroni. Tek vogëlushët, është e vërtetë që ky truk nuk ndihmon, por mundohuni që ta bëni pjatën interesante me ushqim në ngjyra, shujta tematike, me zgjedhje të veçantë fëmijësh.

5. Pse jo, provoni edhe me taktikë kontrabandiste! Nëse fëmija juaj refuzon perimet dhe pranon vetëm hot-dogët dhe çoftet, pregatitini një verzion të shëndetshëm të këtyre ushqimeve. Hot-dogët mund të pregatiten edhe nga mishi i pulës, ndërsa çoftet nga bimët. Simitet mund ti bleni kudo apo ti pregatitni vet nga mielli integral, ndërsa patatet prejini në formë patatinash.

6. Shtesat në ushqim janë poashtu opcione shumë legjitime, natyrisht gjithsesi me konsultimin me pediatrin. Egzistojnë edhe mundësitë e shtesave në ushqim, të bazuara në ushqimin i cili mund të jetë më i lehtë për organizmin, por informohuni para se të vendosni për shtesën e drejtë.

7. Ndryshoni dinamikën e ushqyerjes – merrni fëmijën me vete në ndonjë drekë tek ndonjë mik, i afërm apo komshinjë të cilët kanë fëmijë të së njejtës moshë, sidomos nëse ata fëmijë hanë gjithçka, kjo mund të jetë një shembull i mirë për qasje më të mirë ndaj pjatës! Shembulli i mire, i fëmijës të së njejtës moshë, i cili i do perimet, mund ta trimërojë vogëlushin tuaj, që ta provojë edhe ai, ndonjërën nga perimet.

8. Qëndroni gjithmonë të durueshëm dhe mendjehapur. Mos u dorëzoni nga ushqimi të cilin fëmija e ka refuzuar për herë të parë. Keni parasysh rrethanat dhe kohën, kur i keni ofruar këtë ushqim. Mund të ketë qenë ndonjë rast, kur fëmija nuk ka qenë shumë i uritur, le të themi pas lojërave jashtë shtëpisë apo vrapimit në park. Nëse fëmijët e kanë kaluar një pasdite të qetë dhe kanë ngrënë ca gricka, sigurisht nuk do të kenë apetit për darkë sidomos ndaj eksperimenteve me shije të reja. Mundohuni edhe me shtyerjen e kohës së darkës, natyrisht të mos mbetet fëmija shumë kohë i uritur, por koha e shtyer e darkës për pak, mund të rezultojë me apetit më të mirë dhe me më pak zgjedhje të ushqimit nga fëmija.

9. Prindërit të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përdorimin e ushqimit të llojit të ri, do të tregojnë se sa është ajo e shijshme! Nëse fëmija rregullisht ndëgjon të thoni “mmm, sa e shijshme që është, dua të provoj një nga këto”, edhe kureshtja e fëmijës nuk do të qëndrojë pa u aktivizuar. Herën e ardhshme që shkoni për të blerë gjëra ushqimore, blejini edhe ca gjëra egzotike të shëndetshme dhe mundohuni që të mahniteni për to, gjatë kohës që i keni në tryezë, dhe prisni më pas rezultatet!

Cilëndo nga këto taktika (apo edhe ndonjë tuajën) që zgjidhni, ne ju dëshirojmë shumë sukses sepse shprehitë e shëndosha të ushqimit të formuara që në fëmijëri të hershme bëjnë mrekulli për mënyrën e shëndetshme të të jetuarit në periudhën e adoleshencës dhe atë të rritur. Suksese!