Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Orizi në ushqimin e fëmijëve

Mos harroni, fëmijëve shërbeni gjithmonë vakte të freskëta orizi!

Orizi është produkti më i zakonshëm gruri që është i lidhur me filozofinë lindore dhe mënyrën e jetës. Asocimi i parë janë kinezet e vlefshëm dhe fushat me lagështirë, të mbuluara me kokrra. Orizi i përket një grupi të ushqimeve me indeks te lartë glikemik dhe për këtë arsye ajo është e rekomanduar për t`u kombinuar me ushqime me indeks të ulët glikemik.

Janë të njohura me qindra lloje të orizit. Në aspektin nutritiv, e rëndësishme është ndarja sipas shkallës së përpunimit, orizi i paqërruar, i ashtuquajtur orizi ngjyrë kafe, i cili ka membranën e dyfishtë, dhe të ashtuquajturin orizi i bardhë, i cili është i liruar nga membrana. Orizi më pastaj polirohet, dhe fitojmë kokrra të bardha me forma pothuajse të njejta, rrumbullake apo të gjata.

Civilizimet e vjetra e kanë njohur mbjelljen dhe nevojën e orizit, i cili është përhapur nga Azia e vogël në Kinë dhe më pastaj në pjesët tjera të botës.

Përbërja nutritive

Gastronomët pohojnë se orizi është artikull falenderues, të cilin e hasim në forma të panumërta me mundësi të gjëra të përdorimit. E gjejmë në ushqime të ftohta dhe të nxehta, supa, gjellëra, sallata, ushqime nga mishi, këpurdha, peshk, guaca…

Të dhënat thonë që, madje 96 % të përbërësve të kokrrës së orizit, mund të përdoren në organizëm. Nuk e shqetësojnë në tretje, dhe përdoren mirë në organizëm prandaj edhe ka zënë vend të rëndësishëm në ushqimin e fëmijëve.

Orizi përmbanë aminoacide lizin, e cila i takon grupit të aminoacideve esenciale. Është një burim i shkëlqyer i amidonit dhe i proteinave me origjinë bimore. Amidoni nga orizi i zakonshëm, përdoret në prodhimin e ushqimit të fëmijëve.

Në oriz janë të pranishme vitaminat B, të cilat janë shumë të favorshme për ruajtjen e florës zorrëve të shëndetshme.

Fëmijët përfaqësojnë një grup të rrezikuar, flora e të cilëve është e shkatërruar herë pas here nga marrja e ëmbëlsirave dhe më shpesh se të rriturit vuajnë nga viruset verore dhe parazitet. Duke ju falenderuar lëngut të orizit i cili përfitohet nga zierja e orizit në ujë, flora e zorrëve përmirësohet me sukses dhe proceset e pezmatimit qetësohen. Për këtë, gjithmonë nën konsultimin e mjekut, për dobinë e madhe, përdoren ushqimet e lehta nga orizi.

Përparësia e veçantë e orizit është që nuk përmbanë gluten. Në raste të vuajtjeve nga diarrea dhe dyshimeve për probleme të shkaktuara me celiaki – enteropati glutenike, orizi është artikulli ideal për përgatitje të ushqimeve përderisa dyshimi juaj të vërtetohet.

Orizi në kuzhinën tuaj

Egziston orizi i paqërruar, i ashtuquajtur orizi ngjyrë kafe, i cili ka membranën e dyfishtë, dhe të ashtuquajturin orizi i bardhë, i cili është i liruar nga membrana. Kokrrat e orizit janë të përshtatshme për pregatitjen e ushqimeve të ëmbla dhe të njelmëta. Orizin mund ta ziejmë, ta pjekim dhe ta kaurdisim. Përmirëson shijen dhe strukturën e ushqimit. Dukshëm është i varfër me yndyrëra, gjë që i jep hapësirë shtesë në ushqimet e sotme të fëmijëve të cilat janë të përbëra me nivel të lartë të yndyrës.

Në përgatitjen e ushqimeve nga orizi për fëmijët, janë të dëshirueshme këto kombinime:

• Orizi dhe qumështi

• Orizi dhe bizelet

• Orizi dhe supa nga domatet

• Orizi, arrat dhe mollat

• Orizi dhe soja

• Orizi dhe qershitë (të grimcuara)

Orizi i përket një grupi të ushqimeve me indeks te lartë glikemik dhe për këtë arsye ajo është e rekomanduar për t`u kombinuar me ushqime me indeks të ulët glikemik në mënyrë që të jetë ushqim sa më i përshtatshëm për fëmijët.

Në përgatitjen e ushqimeve me mish dhe peshk, gjithsesi duhet ti jepni më shumë hapësirë orizit kur është fjala për moshën e fëmijëve parashkollorë.

Orizi zihet për 15 – 20 minuta, sipas udhëzimeve në paketim. Nëse dëshirojmë oriz më të butë, sipas masës së orizit do ti shtojmë 4 – 5 masa ujë, përderisa për oriz më të fortë, përdorim më pak sasi të ujit. Orizi mund të zihet edhe me qumësht dhe supë.

Mos harroni, fëmijëve shërbeni gjithmonë vakte të freskëta orizi!