Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Perimet që nuk rezistohen!

Flutura me bizele jeshile

Flutura me bizele jeshile

Këto krijesa ngjyrash duken sikur mund të fluturojnë nga pjata.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Ziejini bizelet e ngrira.

2. Renditni bizelet për të krijuar trupin.

3. Shtoni pjesëza speci për krahët dhe feta karrotash për antenat.

 

Sombrero këpurdhash

Sombrero këpurdhash

Këto mini kapela meksikane, do të transformojnë kohën e zemrës në festë.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Përdorni një thikë të vogël për të krijuar rrethin përreth këpurdhave.

2. Përdorni një lugë të vogël për ti gërryer dhe për ti vënë vërzat.

3. Hidhni lugën me salcë në kapelen e këpurdhës.

4. Dekoroni me piper të ëmbël dhe majdanoz të grirë.

Mini barka speci

Mini barka speci

Këto radhë barkash të bukura, janë argëtim i vërtetë.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Ndani përgjysmë specat e ëmbël.

2. Mbushini me salcë.

3. Shtoni shkopinj gjevreku për ti krijuar lopatat.

 

 

Lule speci

Lule speci

Krijoni një tufë lulesh ushqimore, që janë të bukura dhe të shijshme.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Priteni një rreth nga një pjesë e specit të kuq. (Ne përdorëm të verdhë dhe të kuqe.)

2. Përdorni kashta për ti vënë në qendër.

3. Kashtën futeni në njerën anë në spec, dhe anën tjetër në një copë të rrumbullakët trangulli.

Oktapod selinoje

Oktapod selinoje

Kjo krijesë e detit, sigurisht që do ti bëjë fëmijët të buzëqeshin.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Preni një copë gjethe nga kërcelli i selinos.

2. Priteni në tetë feta shiriti të hollë.

3. Futeni në ujë të akullt, derisa fetat e shiritit të lakohen.

4. Vendoseni në pjatë me “tentakula” të lakuara.

5. Ngjitini tek sytë ullinjtë me djath të butë siç është krem djathi.

Ombrellë speci dhe kungulli

Ombrellë speci dhe kungulli

Shëndriteni një ditë me shi me këto ngjyra, ombrella të lehta për t`u krijuar.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Pritni një gjysmërreth nga pjesa e kungullit të zier për të krijuar pjesën e sipërme.

2. Shtoni një pjesë nga speci jeshil për mbajtësen e ombrellës.

 

Unaza karrotash

Unaza karrotash

Fëmijët do të kenë dëshirë të luajnë (dhe ti hanë) këto rrathë perimesh me ngjyra.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Zieni rriskat e karrotës dhe pastinakut.

2. Përdorni ndonjë mjet për prerje të mesit në formë rrethi.

3. Renditni rrathët mbi njëri tjetrin, me ngjyra të alternuara.

 

Lule nga domate qershije

Lule nga domate qershije

Vishni pjatën e fëmijës tuaj me këto petale të bukura.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Preni fetat e domateve qershi në tetë pjese, duke lënë pjesen e lartë të paprekur.

2. Largoni farat dhe thajini.

3. Këndet e fetave formoni në formë luleje.

4. Shtoni një bizele në mes.

Monedha të çmendura patatesh

Monedha të çmendura patatesh

Shërbeni këto forma argëtuese patatesh në pjatë patatinash franceze.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Preni mesin e copëzave të patateve të ëmbla dhe zieni pjesët e patateve të verdha.

2. Shtoni pjesët përbërëse të patates së ëmbël në pataten e verdhë dhe e kundërta.

 

 

Balona ajri domatesh

Balona ajri domatesh

Fëmijët mund t`ju ndihmojnë të montoni këto pjesë fluturuese.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Dekoroni pjesët e domates me pjesë të vogla të djathit.

2. Shtoni fije perimesh për penjtë e balonit.

3. Përfundojeni me kreker drithërash për shportën e balonit.

 

Peshk bizele

Peshk bizele

Darka do të ju shkojë duke notuar, pasi të keni shërbyer këtë krijesë të nën-detit.

Për ti përgatitur ato, ndiqni këto hapa:

1. Përdoni bishtajën e një bizeleje për trupin.

2. Preni krahët dhe bishtin nga një tjetër bishtajë.

3. Shtoni syrin nga një piper i kuq e i pjekur./parents.com/