Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Qumështi dhe prodhimet qumështore në ushqim të fëmijëve

Fëmijët e moshës shkollore, mund të konsumojnë qumështin yndyrë plotë pa problem (3.5%), për ti kënaqur nevojat e tyre energjike.

Qumështi në periudhën foshnjore është ushqimi kyç, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për qumështin e nënës apo substancat me bazë qumështi lope (qumështi i adoptuar për foshnja). Të gjithë pediatrit pajtohen, por edhe shumë prindër që qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për foshnjat, sepse siguron të gjithë përbërësit dhe faktorët mbrojtës. Preferohet që gjidhënja të zgjas së paku gjer në 6 muaj, por mvarësisht prej mundësive të nënës madje edhe gjer në 1 vit.

Kur nëna nuk ka qumësht apo nuk ka mjaftueshëm, atëherë zgjedhja e vetme është zëvendësimi industrial me bazë të qumështit të lopës, gjegjësisht qumështi i adoptuar, i cili plasohet në treg me firma të ndryshme tregtare.

Vlen të thuhet që ky lloj ushqimi është i rregulluar shumë ashpër në aspekte higjienike dhe kualitative, sipas udhëzimeve kombëtare apo ndërkombëtare. Ushqime të tilla, shiten në formë pluhuri, të cilat para përdorimit pastrohen në ujë të nxehtë e të pastër dhe në formë të lëngshme, të cilat janë të gatshme për t`u përdorur menjëherë pas ngrohjes.

Edhe pse në dhjetë vitet e fundit është bërë një përparim i madh në aspektin e teknologjisë dhe paketimit, mbetet fakti që “formula” e ushqimit për foshnja, ndahet në atë për foshnja, për moshën gjer në 6 muajshe dhe pas 6 muajsh vetëm zëvendësimi për qumështin e nënës i cili siguron rritje dhe zhvillim normal të fëmijës.

Adoptimi i qumështit të lopës për përdorim në ushqim për foshnja, përbëhet nga yndyra, vitamina, minerale dhe gjëra të tjera. Në mes të qumështit të lopës dhe njeriut, egziston një dallim i madh në kualitet, sidomos në përmbajtjen e mineraleve dhe acideve yndyrore individuale.

Sipas shkallës së adoptimit të qumështit të lopës, formulat i ndajmë në ato plotësisht të adoptuara, ku me vetëdije imitohet përmbajtja mesatare në qumështin e nënës dhe ato pjesërisht të adoptuara, ku këto formula janë përshtatur vetëm për komponentet kryesore.

Rreth asaj se nëse është, apo se sa është, qumështi i lopës i përshtatshëm për sistemin pazhvilluar të tretjes së fëmijës, është debat që zgjat edhe në ditët e sotme, por mbetet fakti që qumështi i lopës është baza më e mirë për procesin e adoptimit në të cilin vendoset përbërja e cila i afrohet shumë qumështit të nënës. Në vitet e fundit, ushqimit për foshnje, i janë shtuar trigliceridet dhe omega-3 acide yndyrore (EPA, DHA).

Kur bëhet fjalë për fëmijët mbi 12 muajsh, qumështi i lopës mund të jetë ushqim i mirë sepse siguron burime të energjisë, proteina, yndyrëra dhe kalcium, por njëkohësisht, mund të shkaktojë edhe probleme me jotolerancën në laktozë, alergji në proteinat e qumështit të lopës (kazeina, laktaalbumina) etj.

Për këtë arsye, ka pediatër të cilët rekomandojnë qumështin e pastër të lopes, tek pas vitit të dytë të jetës. Vlen të theksohet edhe një fakt, dhe ky është që qumështi i lopës, për shkak të mënyrës së posaçme të ushqyerjes së lopës, mund të jetë i kontaminuar me mbetje pesticidesh, pleh, ilaçe veterinere (hormone dhe antibiotikë).

Qumështi dhe prodhimet qumështore

Qumështi dhe prodhimet qumështore (jogurti, djathi) kanë rol të rëndësishëm në ushqim të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore, dhe për këtë preferohet 1-2 gota në ditë. Një gotë qumësht apo jogurt përmban rreth 8 g proteina dhe kur kjo i shtohet burimeve të tjera të gjërave ushqyese, është plotësisht e mjaftueshme për zhvillim dhe rritje të fëmijës.

Përveç kësaj, një gotë me qumësht përmban edhe vitamin D, e cila është e domosdoshme për absorbimin e kalciumit. Mos të harrojmë që kjo vitaminë mungon gjatë periudhës së dimrit, kur nuk ka dritë të mjaftueshme të diellit. Një gotë qumësht përmban edhe rreth 200 mg kalcium, që është sasi e pazëvendësueshme në secilin ushqim.

 

Sasia e preferuar për konsumim të kalciumit nga fëmijët është:

• 1 - 3 vjeç - 500 mg

• 4 - 8 vjeç - 800 mg

• 9 - 18 vjeç – 1.200 mg

 

Në mënyrë që të shmangni kontaminimin standard të qumështit, preferohet i ashtuquajturi eko-qumështi apo qumështi organik, i cili në vlerësim të kualiteteve i nënshtrohet udhëzimeve edhe më strikte, por gjithsesi ka edhe çmimin më të lartë. Nëse te fëmija egziston intoleranca në sheqerin e qumështit (laktoza) apo alergjia në proteinat e qumështit të lopës, preferohet që qumështin e lopës ta zëvendësoni me atë të sojës por duke iu përkujtuar që edhe aty mund të egzistojë ndjeshmëria në proteinat e sojës.

Përveç kësaj, kalciumi i cili i shtohet qumështit të sojës, dukshëm absorbohet më dobët nga kalciumi i lopës dhe për këtë duhet të keni kujdes. Në ato raste fëmijëve u preferohet tu jepni citrate shtesë të kalciumit në formë tablete për përtypje.

Nuk duhet të harroni që edhe në kontestin e qumështit të lopës egzistojnë kategoritë, duke u bazuar në përbërjen e yndyrës: me yndyrë të plotë 3.5 %, gjysmë i skremuar që përmban 1.7 % dhe me pak yndyrë që përmban 0.1 % yndyrë.

Fëmijët e moshës shkollore, mund të konsumojnë qumështin yndyrë plotë pa problem (3.5%), për ti kënaqur nevojat e tyre energjike. Plotësisht në kundërshtim me besimin, zgjedhja e yndyrës së qumështit nuk ndikon në nivelin e kalciumit. Llojet e tjera te qumeshtit (dele, dhi) mund te merren ne konsiderim si zevendesuese te qumeshtit te lopes, por duhet te keni kujdes sepse në përbërjen e këtyre ushqimeve ka shumë dallime të mëdha në përbërjen e mineraleve, acidit folik dhe yndyrës, të cilat gjithsesi duhet të merren parasysh.

Djathërat për dallim nga qumështi, janë burim më i pasur i energjisë për shkak të përmbajtjes më të madhe të yndyrës qumështore, prandaj sipas kësaj nuk janë të përshtatshëm për fëmijët e vegjël, por nuk do të thotë që fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore nuk do të mund ta konsumojnë këtë artikull ushqimorë.

Për këtë, fëmijët e vegjël mund të konsumojnë djathë të freskët, me gjysëm yndyre, në formë të djathërave që përdoren për lyerjen e bukës (me apo pa shtesa perimesh). Djathërat janë burim i rëndësishëm i kalciumit, i cili është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e strukturave kockore. Më së miri është ti përmbaheni rregullës “3 shujta qumështore në ditë”, gjë që praktikisht siguron tërë materialin ndërtues për rritje dhe zhvillim. Kombinimi i kujdesshëm, i prodhimeve të numëruara, është shumë i rëndësishëm.