Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi i nënave të cilat nuk janë gjidhënëse dhe kilogramet e tepërt

Foshnjen nuk e ushqej me gji edhe pse kam lindur para disa javësh, a mund ti “heq” kilogramët e tepërt të fituar gjatë shtatzanisë?

Sido që të jetë, nëse tani keni ndaluar gjidhënjen apo nuk jepni gji që nga fillimi, është momenti që të riktheheni në formën e para shtatzanisë. Nëse për ndonjë arsye (mungesë qumështi, prania e komplikimeve..) nuk e ushqeni të posalindurin me gji, është e nevojshme që të zvogëloni sasinë e kalorive të konsumuara.

Natyrisht duhet të keni kujdes dhe në konsumimin e gjërave ushqimore nutritive kualitative të cilat do të ju ndihmojnë që të shëroni organizmin tuaj nga lindja, si dhe të siguroni sasinë e energjisë së nevojshme ditore të cilën e hargjoni duke u kujdesur për foshnjen tuaj. Dhe jo vetëm që do ta kontrolloni peshën tuaj, por do të rrisni rezistencën e organizmit dhe parandaloni sëmundjet.

Këshilla më e mirë është që të hani shujta të vogla rregullisht, si dhe të heqni minimum dy messhujta të cilat duhen të bëhen pjesë integrale të ushqimit tuaj të përditshëm.

A është e vërtetë që nënat që nuk ushqejnë me gji, i humbin më vështirë kilogramët e fituar në shtatzani, në raport me nënat gjidhënëse?

E saktë. Por arsyeja themelore për humbjen më të lehtë të kilogramëve të nënave gjidhënëse është humbja më e madhe e energjisë për prodhim të qumështit. Pikërisht për këtë arsye, nënave të cilat nuk ushqejnë me gji iu duhet më shumë lodhje dhe durim që të arrijnë rezultate të njejta (heqjen e kilogramëve të tepërt). Por, mos t`ju dekurajojë fakti i dhënë!

Nëse nuk e ushqeni foshnjen me gji, është e rëndësishme që të konsumoni sasi më të vogla të ushqimit në raport me periudhën e shtatzanisë, por në asnjë mënyrë nuk guxoni të mbani dieta rigoroze. Keni parasysh faktin që mbrojtja e shëndetit tuaj ka nevojë për minimum 1.200 kalori në ditë (nevojat mesatare varojnë në mes të 1.800 dhe 2.200 kal/ditë)!

Psh. që të humbni gjysmë kilogrami në javë, është e nevojshme që krahas aktivitetit fizik, të zvogëloni konsumimin ditorë të kalorive për rreth 500 kalori. Sasinë e energjisë do të ju jep psh. 250 gr mishi i bardhë i pulës (1 copë e madhe), 150 gr patate e zier dhe 25 gr bukë graham.

Sa kohë më duhet që të rikthej peshën trupore nga periudha e para shtatzanisë?

Sinqerisht e thënë, është shumë e vështirë të parashikohet se sa kohë ju duhet që të humbni kilogramët e mbetur nga shtatzania. Humbja e kilogramëve është individuale, dhe mvaret nga shumë faktorë: shkallës së ushqyerjes para shtatzanisë, predispozitave gjenetike, rritja e peshës trupore gjatë shtatzanisë, shprehia e ushqyerjes…Për shembull, nëse gjatë shtatzanisë nuk keni shtuar më shumë kilogramë se sa ato që rekomandohen 10 – 11 kg. atëherë mesatarja do të ishte rreth 4 – 6 muaj.

Në lidhje me këtë duhet t`ju themi që nuk duhet të humbni më shumë se 500 gramë në javë! Këshilloheni që ti dhuroni trupit tuaj më së paku 9 muaj që të kthehet në gjendjen e mëparshme. Tre muajt e parë fokusohuni në ushqim të shëndetshëm dhe në aktivitet të përshtatshëm fizik. Në këtë mënyrë do të keni sukses që gradualisht të humbni peshë dhe të riktheni formën.

Cili është momenti më i mirë për humbjen e kilogramëve të tepërt?

Nuk është e mundur që të themi “momenti më i mirë” për heqjen e kilogramëve të tepërt të fituar gjatë shtatzanisë. Rekomandohet që për fillimin e heqjes së kilogramëve të pritet minimum 6 javë (nëse jeni nënë gjidhënëse, preferohet të pritet edhe disa muaj para se të humbni në peshë). Këshilloheni që të “mobilizoheni” me durim dhe ti jepni organizmit mundësinë që të “bëj të veten”. Do të jeni të habitura me rezultatet – gjidhënja në mënyrë natyrale shpie në humbjen e kilogramëve të fituar gjatë shtatzanisë.

Dua ti heq kilogramët e tepërt të fituar gjatë shtatzanisë, a egziston ndonjë pengesë me faktin që jam gjidhënëse?

Do të ju rikujtojmë që trupit tuaj i nevojiten disa muaj për shërim nga shtatzania dhe lindja. Regjimi dietal i ushqimit menjëherë pas lindjes do të lë pasoja negative në ju (shërim më të ngadalshëm, lodhje…) dhe në foshnjen tuaj ( kualitet i keq apo mungesë qumështi me të cilin ushqeni të posalindurin). Nëse jeni nënë gjidhënëse, sasia kalorike ditore do të duhej të ishte më e madhe për 300 kalori (mesatarja). Përkundrazi, nëse e zvogëloni sasinë e energjisë, do të shkatërroni rëndë shëndetin – trupi juaj për prodhim të qumështit nga rezervat e mbledhura gjatë shtatzanisë do të përdorë materiet ushqyese të domosdoshme.

Pas lindjes kam shtuar peshë trupore dukshëm, çfarë të bëj në mënyrë që të parandalojë shtimin e mëtejmë?

Tek lehonat, si pasojë e keq ushqyerjes (kapërcimi i shujtave, apetiti madh,…) lodhja apo stresi, shpesh vie gjer tek rritja e masës trupore. Njëra nga arsyet me siguri që është e pranishme edhe tek ju. Nuk keni arsye për brengosje – ushqimi i baraspeshuar do të ju ndihmojë që të tejkaloni problemin.

Ju këshillojmë që të ndiqni udhëzimet e mëposhtme, të cilat do të ju sigurojnë konsumim të mjaftueshëm kalorish, dhe njëkohësisht do të parandalojnë kilogramët e tepërt:

- Gjithsesi hani mëngjesin – siguron një fillim të shkëlqyer energjik për aktivitetet ditore dhe ndihmon që të konsumoni kaloritë të cilat më lehtë digjen se sa kur i tejkaloni shujtat;

- Hani kur jeni të uritur;

- Mos e leni anash përdorimin e bukës dhe drithërave! Është mashtrim i madh të mendohet që buka ju trashë! Le të bëhen drithërat baza e shujtës (hani oriz integral, drithëra,…);

- Hani ushqim të shumëllojshëm – aroma dhe shije të ndryshme që kalojnë edhe në qumësht – do ti ndihmojnë foshnjes tuaj që më lehtë të pranojë ushqimin e fortë;

- Konsumoni pemë dhe perime të freskëta në baza ditore (përmbajnë mineralet dhe vitaminat e domosdoshme, të cilat japin ndjenjën e vitalitetit,…);

- Përdorni qumështin dhe prodhimet qumështore me përqindje të ulët të yndyrës (shmangni kajmakun dhe djathërat me yndyrë të plotë);

- Mishin dhe peshkun konsumoni të zier apo të pjekur në furrë (do të ju sigurojë sasinë e përshtatshme të proteinave, vitaminës B6, B12, hekurin dhe zinkun përmes nevojave në periudhën e gjidhënjes);

- Shmangni ushqimin e ëmbël dhe të yndyrshëm ( keni kujdes në konsumimin e yndyrërave të fshehura dhe sheqerin në gjëra ushqimore siç janë: pershuta, gjalpi, ushqimi i përzhitur, lëngjet e gazuara, prodhimet “light”…);

- Shmangni lëngjet me sheqer shtesë (ato të gazuara, shurupet,…);

- Pemët e arrës (arrat, lajthitë, bajamet,…) përdorini në sasi të vogla;

Kursesi nuk kam sukses në heqjen e masës yndyrore nga pjesët e caktuara në trup, çfarë të bëj?

Fatkeqsisht, disa gra më vështirë kthehen në formë pas shtatzanisë. Pasojat e shtatzanisë, barku më i butë, masat yndyrore në pjesët e barkut, kofshët më të gjëra – janë të pranishme për një kohë më të gjatë pas lindjes. Mos u dekurajoni. Keni parasysh që është e pamundur që të humbni masën yndyrore të mbledhur nga shtatzania, në mënyrë shumë të shpejtë.