Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shembuj të menyve për bebe nga 6-7 muaj moshë | Lino baby

Ushqimi i ngurtë futet tek foshnja rreth muajit 6/7 të jetës

Pas muajit të 6-të, tek fëmija juaj shfaqet “thithja e vërtetë”. Është kjo lëvizja e gjuhës lart-poshtë, së bashku me lëvizjen e nofullës së poshtme, në ç‘mënyrë thithet lëngu nga gjiri ose shishja.

Kemi të bëjmë me periudhën në mes të marrjes së ushqimit të lëngshëm dhe të fortë. Prandaj rekomandohet dhënia e ushqimit në formë qulli, pra qull frutash. Të ushqyerit aktiv të bebes suaj me lugëz, duke e lëvizur buzën e epërme për së poshtmi, në mënyrë që të pastrohet lugëza, fillon pas muajit të 6-të të jetës.

Gjatë kësaj periudhe është e mundur dhe pirja nga gota. Në fillim foshnja do të përpiqet për të pirë me lëvizjet e njëjta sikur edhe me rastin e pirjes gji. Fëmijët do t’i vejnë buzët në buzë të gotës, duke e shtyre me gjuhë lëngun prapa. Për ta kompensuar paqëndrueshmërinë e nofullës, fëmijët e "kafshojë" buzën e kupës. Kjo ndërpritet kah fundi i vitit të parë të jetës.

 

Filloni me futjen e ushqimeve të ngurta

Ushqimi i ngurtë futet tek foshnja rreth muajit 6/7 të jetës. Ndonëse ende nuk i ka dhembët, fëmija mund të hajë, për shembull, biskota me anë të lëvizjes së nofullës "lart - poshtë", që quhet "përtypje me zë" ose llokoçitje, ndërsa kafshimi i kontrolluar dhe i preciz ndodh në moshën pas nëntë muajve.

Nëse të ushqyerit plotësues fillon në këtë periudhë të jetës së fëmijës, është e këshillueshme që së pari të filloni me ushqime me shije dhe aromë neutrale dhe delikate (fjolla, orizi, misri, meli, gruri, elbi, thekre, tërshëre, kuinoje, hikrre dhe amaranti) dhe të vazhdohet me pemë dhe perime.

 

Është mirë të dini:

Në këtë periudhë moshe mund që në të ushqyerit shtesë të futën ushqimet si në vijim:

– drithëra pa gluten: oriz, misër, mel, çiçibanoz, amarant, kuino, hikërr (në formë fjollash)

- drithëra që përmbajnë gluten: grurë, elb, thekër dhe tërshërë

- mollë, dardhë, banane, kajsi, pjeshkë, qershi, shegë, boronicë

- karotë, patate, kungull, mangel, brokoli, lulelakër, spinaq, kungulleshë, avokado, patate e ëmbël, kohlrabi, artiçokë

- qumësht dhe produkte të qumështit: djathë i njomë lope, gjizë

- mish i bardhë dhe i kuq i shpezëve, mish viçi, lepuri, mish qengji, merluc, peshk i kuq, troftë

- vajra bimësh: ulliri, luledielli, liri

- erëza: vanilje, kanellë

Fëmija juaj në këtë periudhë mund të fillojë të mësojë për të ngrënë me lugëz. Shujtat e foshnjërisë mund të jenë në formë qulli, të konsistencës së puresë së dendur. Fëmija është i gatshëm për teksturat (përbërjet) e para të shujtës (bollgur misri / gruri - grizë / kaçamak, dardhë).

 

Numri i shujtave:

shujtat çdo 3,5 – 4 orë

6 – 7 shujta në ditë

2 – 3 shujta qulli, 4 – 5 dhënie gjiri / shujta të lëngëta

marrjet ditore të energjisë ndërmjet 650 dhe 800 kcal

 

Mostër e menysë:

Koha e shujtës

Shujta

rreth 6.30 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

rreth 10.30 h

Grizolino me dardhë dhe pjeshkë të ziera

Përzieni dardhën dhe pjeshkën e zier, shtoni pak komplot, 2-3 lugë matëse

Grizolino dhe një maje gishtash kanellë (rreth 120g qull)

rreth 14.30 h

Mish zogu (pule) me patate dhe kungull

Mishi i bardhë dhe i kuq i shpezëve, patatet dhe kungulli të zihen në ujë dhe të përzihen

(rreth 120g qull)

rreth 18.30 h

Kaçamak me qumësht

Kaçamak i zier në ujë duke i shtuar 1 lugë çaji vaj ulliri dhe qumësht gjiri / 60 ml përgatitje qumështi për foshnje

(rreth 120g qull)

rreth 22.00 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

rreth 1.30 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

rreth 4.30 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

 

* Artikull i sponzorizuar nga Lino

Lino