Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Simptomet e dehidrimit tek foshnjat

A është dehidrimi i rrezikshëm për foshnjat?

Foshnjat dhe fëmijët janë të ekspozuar më shumë ndaj dehidrimit sesa të rriturit. Nëse foshnja ka dehidruar kjo nënkupton që organizmi ka më pak lëngje se sa që ka nevojë dhe kjo mund të ndodh nëse për shembull vogëlushi humbë lëngjet shkaku i barkqitjes (diarresë), të vjellurave, temperaturës apo djersitjes së madhe. Nëse bëhet fjalë për dehidrim të lehtë, lëngjet mund të kompenzohen shumë shpejt, megjithatë dehidrimi i rëndë mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Si ti njoh shenjat e dehidrimit tek foshnjat?

Simptomet e mungesës së ujit dallojnë nga shkalla e dehidrimit të organizmit.

Disa nga shenjat e paraqitura tregojnë që foshnja ka dehidruar, saktësisht tregojnë simptomet fillestare të mungesës së ujit në organizëm:

• Pelenat janë të thata për më gjatë se 6 orë

• Urina ka ngjyrë më të errët dhe erë më të fortë se zakonisht

• Letargji

• Buzë shumë të thata dhe të pëlcitura

• Nuk ka lot kur qan foshnja

 

Simptomet e dehidrimit mesatarisht të lehtë nënkuptojnë etje të madhe, lodhje dhe nervozë, gojë dhe gjuhë të thatë, ekstremitete të ftohta, urinim të zvogëluar, arritmi të zemrës, frymëmarrje të shpejtuar dhe normale, sy të pezmatuar (dhe fontanela).

Shenjat që tregojnë dehidrim serioz janë:

• Sy të pezmatuar

• Duart dhe këmbët jane të ftohta

• Shqetësim dhe lodhje e tepërt

• Foshnja urinon minimalisht apo fare

• Fontanela e prerë

Çfarë të ndërmarrë në raste të dehidrimit?

Ndërmerrni të gjitha masat që të parandaloni dehidrimin. Megjithatë, nëse ndodh që foshnja juaj të dehidrojë, thërrisni mjekun që të konsultoheni me të apo nëse është e nevojshme vizita mjekësore.

Keni parasysh që tek foshnja shumë shpejt mund të paraqiten shenjat e dehidrimit për këtë nuk duhet anashkaluar simptomet fillestare. Në raste të mungesës serioze të lëngjeve është e nevojshme që të shkoni tek mjeku urgjentisht!

Si ta parandalojë dehidrimin tek foshnjat?

Mos harroni që qumështi i gjirit në gjashtë muajt e parë përmbushë të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje tek foshnjat sepse përmbanë madje deri në 88 % ujë, prandaj në muajt e parë nuk keni nevoje që foshnjes ti jepni sasi shtesë të ujit, vetëm nëse këtë iu rekomandon pediatri.

Megjithëse, kur foshnja fillon të hajë ushqim tjetër përpos qumështit, lëngjet janë të domosdoshme, sidomos gjatë ditëve të nxehta dhe në raste kur është e sëmurë. Zgjedhja më e mirë është uji i varfër me minerale, sepse nga lëngjet e pemëve fëmiu mund të ndjejë më shumë etje.

 

Keni kujdes në ndonjërin nga këto raste:

Foshnja ka temperaturë – Nëse foshnja ka temperaturë të lartë ofrojini lëngje edhe pse mund të ketë probleme me gëlltitjen.

Diarre – Nëse foshnja ka probleme me zorrët, do të humb mjaft lëngje përmes barkut dhe eventualisht nga të vjellat. Në atë rast më së miri është ti jepni sasi të vogla të ujit, ti jepni qumësht gjiri apo formule, kohë pas kohe, përderisa lëngjet e pemëve mund ta përkeqsojnë situatën. Poashtu, asnjë lloj ilaçi mos i jepni pa konsultimin e mjekut.

Të vjellura – Viruset dhe infeksionet e zorrëve mund të shkaktojnë të vjellura. Në këto raste egziston rreziku që foshnja të dehidrojë. Mundohuni që sa më shpesh ti jepni sasi të vogla të ujit, dhe të konsultoheni me mjekun. Shmangni sasitë e mëdha të ujit përnjëherësh sepse gjendja mund të përkeqsohet.

Refuzim lëngjesh. Mund të ndodh që foshnja të refuzojë lëngjet nëse ka pezmatim të fytit, sepse kjo i shkakton vështirësi në gëlltitje. Konsultohuni me mjekun dhe sikurse në rastet me diarre dhe të vjella jepini sasi të vogla lëngjesh.

Djersitje. Aktiviteti tepruar, temperatura e lartë gjatë verës apo qëndrimi në hapsira të nxehta shpiejnë në djersitjen e madhe të vogëlushëve. Jepini gji më shpesh foshnjes apo jepini lëngje më shpesh se zakonisht, gjatë muajve të nxehtë të verës.