Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e sigurtë mbajtja e dietës gjatë shtatëzanisë?

Shtatëzania nuk është kohë për dietë

Jo, sepse shkaku i dietës suaj, do të vuaj urie fetusi juaj sa edhe vet ju. Rekomandimi standard është që gjatë shtatëzanisë të fitoni 8 deri në 12 kilogram, dhe madje edhe gratë mbipeshë, nuk duhet të humbin peshë gjatë shtatëzanisë.

Nëse shikoni speciet tjera siç janë: balenat, lopët e detit dhe fokat, ato shtojnë shumë në peshë për të ushqyer foshnjat e tyre.

Kilogramët që duhet ti shtoni nuk janë vetëm nga foshnja, placenta, mitra e zgjeruar dhe gjinjtë e zgjeruar – janë edhe sasia që i nevojitet foshnjes për të fituar një peshë optimale dhe për ju që të zhvilloni pjellorinë për të ushqyer foshnjen pas lindjes (gjidhënja).

____________________________________________________________________________________

Nuk do ta rekomandoja – shtatëzania nuk është kohë për dietë. Normalisht, ju do të duhej të shtoni 8 deri në 12 kilogramë gjatë shtatëzanisë. Kjo peshë shpërndahet tek foshnja, mitra e zgjeruar, placenta dhe lëngu amniotik. Por kjo peshë zhduket shumë shpejt pas lindjes së foshnjes. Mesatarisht, ju do të duhej të merrni rreth 2,500 kalori në ditë (2,100 është mesatarja kur nuk jeni shtatëzënë).Ju dhe foshnja juaj keni nevojë për këto kalori.

Gjithashtu ndryshon edhe psikologjia juaj. Shtypja gjakut bie ndërmjet shujtave, për këtë shumë gra shtatëzëna kanë ndjenjën se janë duke ngordhur urie, dhe kanë nevojë që të hanë në mes të shujtave. Nëse hyni në shtatëzani duke menduar që duhet të humbni peshë, do të gjeni veten tmerrësisht të uritur.

Foshnjat janë shumë të afta për të marrë atë për çfarë kanë nevojë. Pra është më shumë një trajtim ndaj vetes tuaj sesa ndaj foshnjes nëse nuk hani sa duhet, por egziston edhe rreziku që foshnja të rritet dobët nëse vërtet i shmangeni ushqimit.

Qasja ime është të mendoj për këto 8 muaj si pjesë përbërëse të një pjese të madhe. Çfarëdo peshe që mendoni për të humbur, sigurisht e keni marrë gjatë viteve apo dekadave para se të fillonit shtatëzaninë.

Pra në vend që të mendoni për të humbur peshë përderisa jeni shtatëzënë, shfrytëzoni këtë kohë për të zhvilluar shprehi të shëndosha të të ushqyerit të cilat do të ju përcjellin gjatë gjithë jetës.