Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i sigurtë konsumimi i mjaltës gjatë shtatëzanisë?

Konsumimi i mjaltit gjatë shtatëzanisë është i sigurtë

Kjo është një pyetje shumë e shpeshtë. Në literaturë nuk shkruan asgjë në mos konsumimin e mjaltës gjatë shtatëzanisë. Sporet në mjaltë nuk e dëmtojnë fetusin, pra do të thoja mjalti është i sigurtë për tu konsumuar.

Vetëm duhet shmangur mjaltit të jopasterizuar, vetëm sepse gjatë shtatëzanisë, duhet shmangur të gjitha produkteve të jopasterizuara.

___________________________________________________________________

Po, përderisa është mjalti i pasterizuar.

Rreziku nga konsumimi i mjaltit është një rrezik teorik nga ekspozimi ndaj botulizmit, formë e helmimit me ushqim i shkaktuar nga bakteria Clostridium botulinum. Tek fëmijët e vegjël (nën 2 vjeç) ne diskurajojmë konsumimin e mjaltës sepse mbrendshmëria tij nuk është e matur mjaft për të shkatërruar bakterien. Të rriturit nuk duhet të kenë ndonjë rrezik nga infeksioni konsumimit të mjaltit, por gjithmonë është ide e mirë që ti shmangeni mjaltit të jopasterizuar.

Ne këshillojmë nënat e ardhshme që të shmangin çfarëdo konsumimi të ushqimit të jopasterizuar, sepse mund të përmbaje organizma që shkaktojnë sëmundje. Mjalti i zakonshëm që blihet është i pasterizuar, por keni kujdes me mjaltën që shitet në treg të hapur apo në panaire. Kontrolloni etiketën që të siguroheni nëse është i pasterizuar apo jo.

____________________________________________________________________

Po, është i sigurtë konsumimi mjaltit gjatë shtatëzanisë. Mjalti paraqet rrezik për foshnjet nën 1 vjeç sepse përmban spore të bakterieve që shkaktojnë botulizmin. Bakteria botulizmit rritet në zonat me aciditet të ulët. Tek foshnjat, këto spore mund të mbijetojnë sepse aciditeti i traktit që ndihmon tretjen e ushqimit tek foshnjat nuk është i lartë mjaft sa për të shkatërruar sporet. Aciditeti i traktit që ndihmon tretjen e ushqimit tek të rriturit është i lartë mjaft për të mbytur sporet, pra gratë shtatëzëna me konsumim të mjaltës nuk vënë foshnjet e tyre në ndonjë rrezik.