Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i sigurtë konsumimi i ushqimeve të tymosura dhe të konservuara gjatë shtatëzanisë?

Limitoni konsumimin e ushqimeve të tymosura dhe të konservuara

Do të ju duhet të limitoni konsumimin e ushqimeve të tymosura dhe të konservuara, siç janë hot dog-ët dhe fafaronat, jeni shtatëzënë apo jo. Është zbuluar që konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve të konservuara mund të rrisin rrezikun nga kanceri. Nitratet e përdorura si rruajtës të këtyre ushqimeve janë problemi kyç. Në trupin tuaj, ato konvertohen si nitrosamine, karcinogjenë potencialë.

Arsye tjetër për të limituar konsumimin e këtyre ushqimeve është që ato nuk janë shumë ushqyese, janë të pasura me yndyrëra dhe me sodium. Pra mund të thuhet ti konsumoni ndonjëherë por jo çdo ditë, psh. një herë në muaj. Ka patur raste të listeriosis të lidhura me konsumin e peshkut të tymosur.

Ushqimet e tymosura dhe të konservuara janë të kontaminuara me bakterie të rrezikshme, prandaj shmangjuni sa më shumë që është e mundur. Disa nga këto bakterie, veçanërisht listeria dhe E.coli mund të kalojnë nga placenta dhe të dëmtojnë seriozisht foshnjen.

/komuniteti