Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mund të ha pica gjatë shtatzënisë?

Sigurohuni që të konsumoni picën të ngrohtë, sapo të dalë nga furra

Shumica e picave janë të sigurta për t`u konsumuar gjatë shtatzënisë, nëse janë të pregatitura në mënyrë të drejtë dhe nëse kanë përbërje të sigurtë ushqimore.

Picat zakonisht janë të shkrira me mocarela, e cila është e sigurtë për t`u konsumuar gjatë shtatzënisë. Por nëse pica është e pregatitur me djath Brie, Camember, Djath blu siç është djathi Danez, apo Stilton, atëherë duhet shmangur. Këto djathra përmbajnë më shumë bakterie listeria se sa djathrat tjerë.

Nëse infektoheni me listeri, ju mund të sëmureni nga listeria. Listeria shkakton simptome të ngjashme me gripin (rrufën) me javë të tëra, pasi të jeni ekspozuar ndaj bakteries. Madje edhe nëse sëmundja është e butë, ajo mund të dëmtojë fëmijën e palindur.

Listeria mund të shkaktojë dështim, lindje të parakohshme dhe madje mund të shkaktojë edhe humbjen e fëmijës në lindje. Nëse ju zhvilloni listeri gjatë javëve të fundit të shtatzënisë, foshnja juaj mund të jetë sëmurë.

Nëse ju teket të hani picë me djath brie apo stilton, atëherë mund të hani nga ato pica të cilat janë pregatitur në temperaturë të lartë. Kjo do të duhej ta mbyste bakterien. Pastaj ju duhet ta hani atë përderisa është ende shumë e nxehtë nga furra, sepse sapo të ftohet, bakteria do të fillojë të zhvillohet përsëri.

Përbërësit tjerë të zakonshëm në pica, të cilët mund të jenë problematikë gjatë shtatzënisë janë mishrat e terrur, feferonët, sallamet dhe pershutat parma. Nëse i konsumoni ato të paziera, mund të infektoheni me listeria. Ju poashtu, mund të merrni toksoplazmën, e cila nuk është sëmundje serioze por mund të jetë e rrezikshme për foshnjen tuaj.

Dhe përsëri, nëse vërtetë dëshironi picë me feferonë, atëherë keni kujdes le të jetë pica e pregatitur në temperaturë të lartë. Kjo do ti mbys bakteriet dhe parazitët të cilët e shkaktojnë listerinë dhe toksoplazmën, duke e bërë picën të sigurtë për ta konsumuar. Sigurohuni që të konsumoni picën të ngrohtë, sapo të dalë nga furra./bebaime.com/