Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lëngje vitaminash për imunitet

Përgatitni lëngje të shijshme që janë të pasura me vitamina, fibra, dhe kripëra minerale. Do të ju freskojnë, do të ju forcojnë imunitetin dhe do të pastrojnë organizmin tuaj.

Për detoksim

Kombinimi ideal: karrota, domatja dhe lëngu i limonit.

Vitaminat nga këto perime do të ju sigurojnë një ten të bukur. Bëhet fjalë për antioksidantët të cilët ngadalësojnë plakjen e qelizave. Kombinimi i karrotës, domates dhe lëngut të limonit me plot vitamin C arrin krijimin e kolagjenit. Gjatë dy javëve, çdo ditë para drekës dhe darkës, pijeni nga një gotë të madhe me këtë lëng. Përsëriteni këtë dy-tre herë gjatë vitit.

Për fuqi

Kombinimi ideal: panxharri, lakra, karrota, domatja dhe speci.

Ky është një koncentrat i vërtetë i vitaminës C dhe vitaminave të grupit B. Lakra është e pashmangshme në këtë koktel, sepse siguron fibra bimore, vitamin C, kalcium dhe hekur. Karrota dhe panxharri përmbajnë folate të cilat zbusin ndjenjën e lodhjes. Pini nga një gotë lëngu para shujtave kryesore gjatë dy-tre javëve.

Pë lirimin e lëngjeve

Kombinimi ideal: karrota, panxharri, selino dhe trangulli.

Lëngu i karrotës dhe panxharrit, stimulon funksionimin e mëlçisë, selino shpejton kalimin e ushqimit përmes zorrëve, ndërsa trangulli ndihmon lirimin e lëngjeve nga organizmi. Bimët e freskëta mëlmesore si majdanozi, qepa, koriandëri, kontribuojnë në këtë lëng me një efekt freskues. Pini një gotë të madhe nga ky lëng para shujtës kryesore gjatë dy javëve në mënyrë që ta pastroni organizmin nga toksinat e mbledhura shkaku i stresit, ajrit të ndotur dhe ushqimit të jo shëndetshëm. Mundohuni që gjatë kësaj kure, të pini rreth shtatë-tetë gota ujë në ditë.