Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Probiotikët në shtatzëni

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët njihen si “bakterie të mira”

Probiotikët janë mikroorganizma, shumica bakterie, të ngjashme me ato që tashmë gjendjen në traktin gastrointestinal të njeriut. Probiotikët poashtu quhen edhe “bakterie të mira”, sepse ndikojnë për së miri në sistemin imunitar dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Me konsumimin e probiotikëve në organizëm, marrin imunoglobulinën A dhe E, të cilat zhvillojnë imunitet në infeksione dhe në alergji.

Organizmi i njeriut përmban mbi 400 lloje probiotikësh, të cilat parandalojnë zhvillimin e bakterieve të dëmshme. Përqindjen më të madhe në organizëm e mbanë grupi i probiotikëve në acidin qumështor, nga të cilat bakteriet e dobishme më të njohura janë: Bifidobacterium bifidum dhe Lactobacillus acidophilus, të cilat mund ti gjejmë në dhallë (kosi).

Si ndikojnë probiotikët në organizëm?

Me konsumim të probiotikëve mund të ulim shtypjen e gjakut dhe kolesterolin, të përforcojmë imunitetin, gjë që është shumë e rëndësishme në shtatzëni. Probiotikët përdoren shumë në industrinë ushqimore, për shkak të aftësisë që kanë për të shndërruar sheqernat, duke përfshirë edhe laktozën dhe karbohidratet tjera në acid qumështor.

Krahas fermentimit të ushqimit për të cilat janë meritore, probiotikët mundësojnë edhe konzervimin e ushqimit, duke parandaluar zhvillimin e bakterieve të dëmshme.

A mund të marrë probiotikë gjatë shtatzënisë?

Natyrisht. Shtatzënave iu preferohet konsumimi i probiotikëve sepse në këtë mënyre bartin në organizëm imunoglobulinën A, e cila mbron nga paraqitja e infeksioneve. Është vërtetuar që, shtatzënat të cilat konsumojnë gjëra ushqimore të pasura me probiotikë, zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së alergjive tek foshnjat, në 1-2 vitet e para të jetës.

Cilat gjëra ushqimore përmbajnë më së shumti probiotikë?

Përqindjen më të madhe të probiotikëve mund ta gjejmë në prodhimet e fermentuara qumështore siç janë: dhallë, kefir, djathë dhe kos.