Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

A po pret binjakë Egzona, flet Albatriti

16.11.2018 - Albatriti Muqiqi në një intervistë për rtv21.tv ka zbuluar të rejat rreth karrierës dhe jetës së tij private, ai flet edhe për shtatzëninë e Egzonës!

Kur ishte i vogël njihej si djali i këngëtareve Nystret Muqiqi dhe Merita Spahiut, ndërsa tani është emër i njohur i skenës muzikore shqiptare.

Është fjala për këngëtarin Albatrit Muqiqi, i cili aktualisht gëzon dashuri të madhe nga publiku. Siç tregoi edhe vet për rtv21.tv ky vit ishte i mbarë për të.

“Viti 2018 ishte një vit shumë i suksesshëm për mua dhe me shumë i ngarkuar nga vitet tjera me mbrëmje dhe dasma të suksesshme .”, theksoi ai.

Albatriti zbuloi se është në përgatitje edhe të projekteve të reja muzikore, të cilat vijnë pas baladës “Nuk muj me ta fal”, e realizuar me videoklip gjatë këtij viti.

“Po balada pati një sukses të mirë, por tash kam dy projekte të gatshme, njëra që do të lansohet shumë shpejt me videoklip është e kompozuar nga Kricket ku dhe jam duke bashkëpunuar me të ndërsa kënga tjetër e kompozuar nga Irkenc Hyka pas kësaj .”, tregoi Albatriti duke shtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të jetë i angazhuar në projekte të reja muzikore.

“Vitin 2019 do të ketë shumë të reja, tash edhe bëj pjesë në grupin Friends Ent.

Me menaxherin Rinor Hykolli dhe producentin Kricket, do të ketë duete dhe shumë këngë të reja nga unë për fansat dhe ndjekësit e muzikës time.”, bëri të ditur këngëtari.

Por, emri Albatritit dhe bashkëshortes së tij Egzonës gjatë këtij viti ishte i lakuar në mediat rozë edhe për shkak të jetës së tyre private, dhe jo pa të drejtë. Kjo ngase çifti pritet që të bëhen prindër për herë të dytë .

Shtatzënia e Egzonës ishte befasi për publikun pasi që ajo nuk e zbuloi atë deri kur barku i saj ishte i dukshëm. “Thjesht e kemi pas dëshirë vet ne të jetë sa ma private.”, tregoi artisti.

Po ashtu po spekulohet në media se çifti po pret binjak. Këtë gjë Albatriti as nuk e pohoi dhe as nuk mohoi duke thënë se po e lënë surprizë.

“Surprizë… së shpejti do të bëhem baba për së dyti dhe gjininë do ta lë surprizë dhashtë Zoti ta gëzojë shëndetin që është kryesorja…”, tha këngëtari duke shtuar se as për emrin nuk kanë vendosur ende.

Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, kur sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan Amelia. E, si do ta pres Amelia zgjerimin e familjes së saj? “Është e vogël akoma dhe nuk e din ende, por normalisht që do t’i pret mirë dhe me qejf.”, është përgjigjur Albatriti.

Burimi: 21Media

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Pamje nga festa e datëlindjes së djalit të Adelina Ismailit
08.04.2019 - Uliks Krasniqi ka mbushur 2 vjet. Për këtë rast prindërit i kishin përgatitur atij...

Linda Halimi bëhet nënë
12.03.2019 - Këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i dashuri...

Milot Llalloshi bëhet baba i një vajze me një emër të bukur
26.02.2019 - Milot Llalloshi është bërë sërish baba. Miloti dhe Erxhina janë bërë sërish prindër. Vetë...

Shtatzënia e Diellzës drejt fundit, ja kur dhe si do të lindë modelja
25.02.2019 - Diellza Kolgeci, modelja prishtinase, është në pritje të ëmbël, lajm i cili u bë...

Në muajt e fundit të shtatzënisë, fansat zbulojnë gjininë e bebes së Elitës
19.02.2019 - Elita Rudi është në muajt e fundit të shtatzënisë, por ende nuk ka dhënë asnjë...

Pret të bëhet nënë për herë të katërt, Kim Kardashian flet për ndjesitë e saj
11.02.2019 - Gjatë muajit janar Kim Kardashian pranoi publikisht se do të bëhej nënë për herë...

Instinkti i nënës e ndihmoi Eminën të kuptonte çfarë s`shkonte me shëndetin e së bijës
11.02.2019 - Emina Çunmulaj është shumë aktive në Instagram dhe ndan çdo gjë me ndjekësit. Si...

Nuk ka punësuar kurrë një dado! Rudina Magjistari tregon se kush kujdeset për të bijën
06.02.2019 - Pavarësisht se është një personazh i njohur për publikun, nuk dëshiron që të tregojë...

Vesa Luma e thotë troç: “Ja për çfarë zihem më shpesh me Big Basta-n”
30.01.2019 - Këngëtarja e mirënjohur Vesa Luma adhurohet nga publiku mbarë shqiptar për talentin...

U bë baba për herë të dytë, Lyrical Son publikon imazhin e ëmbël të vogëlushes
30.01.2019 - Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, është bërë baba për herë të dytë. Vajza...

Jo një, as dy, Meghan mund të ketë tre beba tek barku
28.01.2019 - Meghan Markle shtatzënë me trinjakë? Kohëve të fundit shtatzënia e bashkëshortes...

Jo, s’po na bëjnë sytë! Angelina Jolie po shet së bashku me fëmijët në një tezgë në park
28.01.2019 - Mund të jetë shpallur x herë fituese e çmimit Oscar dhe mund të jetë një nga aktoret...

Albatrit baba për herë të dytë me binjakë, na zbulon foton dhe emrat e tyre
16.01.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ditën e sotme është gëzuar dyfish, sepse...

Në muajin e gjashtë, Almeda Abazi na tregon barkun e rrumbullakosur
14.01.2019 - Almeda Abazi zbuloi disa muaj më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Megjithëse...

Psikologia e njohur shqiptare jep lajmin e bukur, po pret fëmijën e dytë
14.01.2019 - Psikologia Denata Toçe ka zbuluar se do të bëhet serish nënë. Përmes një postimi...

/komuniteti