Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Fehmi FERATI

Dua të kem shumë fëmijë, por...

Fehmi Ferati ka vite që është në skenë. Ai përmes satirës ka bërë që shumë njerëz të qeshin me humorin e rrallë që ka. Deri sot ka bërë disa emisione, kryesisht të karakterit humoristik. Kësaj radhe Fehmi Ferati flet për familjen e tij, gjë të cilën e bën për herë të parë në një medium.


Bebaime: Fillimisht na tregoni nga kush përbëhet familja juaj?

Fehmi Ferati: Familja ime përbëhet nga unë, gruaja Flora, djali Indriti 14 dhe dy vajzat Sihana 11 dhe Blina 5, normalisht edhe nëna ime.

 

Fehmi Ferati me gruan e tij

 

Bebaime: Njiheni si aktor i humorit dhe moderator, por pak dimë për jetën private. P.sh, ku jeton Fehmiu dhe përpos këtyre që i pëmendëm më lartë merreni edhe me ndonjë gjë tjetër?

Fehmi Ferati: Faleminderit për pyetjen, por jetën private mbase nuk e kam publikuar apo imponuar asnjëherë duke e ruajtur nga popullariteti i shpifur dhe imponimi medial, sikur bëjnë disa nga fytyrat publike, megjithëse kjo gjë më duket shumë e paarsyeshme dhe pa kurrëfarë kuptimi. Une jetoj në Mitrovicë, në Prishtinë dhe fshatin ku tani kam hapur restorantin ne Vllahi (Shalë). Punoj në PTK tash e 9 vjet, i angazhuar në shitje-marketing dhe në trajnime të punonjësve të PTK-së në fushë marketingu. Kam në udhëheqje dhe një ndërmarrje, ku merrem me shërbime konsulence, marketing dhe shërbime multimediale në kuadër të së cilës realizoj edhe emisionet në TV.

 

Bebaime: Të flasim për familjen. Fillimisht na tregoni që sa kohë jeni martuar dhe si jeni njohur me nusen?

Fehmi Ferati: Me Florën jemi njohur në vitin 1994, ndërsa nuk kemi marrëdhënie të rregullta pasi i kemi munguar njëri-tjetrit duke jetuar herë ajo, e here unë në shtetet e Evropës. Jemi njohur në ditën e maturës së saj, në një lokal, ku unë punoja si kamerier pasi kisha kryer shkollën e mesme dhe isha në fillim të studimeve në Juridik. Jam martuar në vitin 2000, kur përfundimisht nuk kishim ku të strehoheshim as unë as gruaja pasi të dytë ishim nga pjesa verioire e qytetit dhe bëmë një dasëm të improvizuar, kur unë jetoja me familjen në një banesë të vogël, ndërsa Flora në një tendë afër banesës time.

 

Fehmi Ferati me vajzën e tij Sihanën

 

Bebaime: A shkojnë fëmijët në shkollë?

Fehmi Ferati: E gjithë familja shkojmë në shkollë ende, që nga Blina në parashkollor, e Sihana e Indriti në shkollë fillore, gruaja në PHD dhe unë që ende nuk i kam mbaruar studimet bachelor haha.

 

Bebaime: Mund të na përshkruani si jeni ndjerë në momentin e parë që jeni bërë baba?

Fehmi Ferati: Kjo pyetje më kujton gëzimin dhe ndjenjen hyjnore të të qenit baba, por edhe emocionin se unë tani jam me trashëgimtar ndjenjë kjo e zhvlerësuar pasi të kesh një vajzë dhe të kuptosh më mirë se çka janë vajzat dhe çka është fëmija më saktësisht. Por, nuk mund të harroj kur nuk dita si të gëzohem, kur në natën kur kishte lindur gruaja ime ndërkohë mua më kishin përzënë nga banesa që isha përkohësisht duke tentuar të kthenin serbët në jug të qytetit, ndërkohë për mua ishte e pamundur të shkoja në benesën time në veri. Nuk e harroj kurrë dhe lutem që askujt në botë të mos i ndodh që të shkosh të marrësh fëmijën bashkë me gruan nga spitali i gëzuar, ndërkohë sillesh me makinë vërdallë dhe nuk kishim ku të shkonim, sepse ishte kohë postlufte. Mbase tani jam me plot prona, por nuk mund të harroj asnjëherë këtë përjetim.

 

Bebaime: Tash kur jeni baba mund të na thoni se sa peshon kjo fjalë?

Fehmi Ferati: Fjala baba nuk matet me peshë, dhe nuk ka koeficient që bën matje. Është fjalë hyjniore, përgjegjësia është sakrificë, është dashuri.

 

Bebaime: Ju si baba sa ia keni lehtësuar barrën nuses në rritjen e fëmijëve?

Fehmi Ferati: Nuk mud të them se kam qenë gjithnjë afër në rutinën ditore të fëmijës, por jam kujdesur që asgjë dhe asgjë të mos i mungoj, as në kuptimin e motivit dhe përkrahjes, e as në kuptimin material. Mbase ne jetojmë me nënën time dhe vjehrrën time e kemi afër, edhe këto dy qenie të bekuara na kanë ndihmuar vazhdimisht në rritjen e fëmijëve, sepse nuk ishte lehtë të bësh karrierë, të studiosh, të krijosh, e të rritësh fëmijë.

 

Fëmijët e Fehmi Feratit

 

Bebaime: Në çka kryesisht e keni ndihmuar bashkëshorten tuaj?

Fehmi Ferati: Zakonisht kur marrë fëmijët dhe dal larg në natyrë, sidomos kur gruaja kishte fazat e provimeve dhe punimeve.

 

Bebaime: Ju keni gatuar ndonjëherë fëmijëve dhe çka kryesisht u keni gatuar?

Fehmi Ferati: E dini si është sot shija e fëmijëve, edhe pse jam munduar të bëj ndonjë specialitet nga ato që di, sepse kam jetuar vetëm sa jetoja në Evropë, fëmijët pëlqejne ndonjë tost, apo diçka të thjeshtë apo pasta. Jam vazhdimisht në luftë dhe fushatë duke promovuar para fëmijëve ushqimet e shëndetshme, si perimet, pemët etj.

 

Bebaime: Çfarë këshille keni për prindërit në Kosovë. Sipas jush, cka duhet bërë ata që një fëmijë të rritet ashtu si duhet?

Fehmi Ferati: Mbase nuk mendoj se jam nga ata superprindërit, sepse unë kur punoj e teproj paksa me orarin. Unë mendoj se vetëm prezenca, loja direkte e bën të lumtur fëmijën, ndërkohë duke promovuar vlera dhe motivuar të dojë vendin e vet dhe duke promovuar personalitete pozitive për të ndërtuar personalitetin njëkohësisht. Kam një këshillë për prindërit e rinj që të mos shtyjnë fëmijët e tyre me zor në profesione apo duke i detyruar të bëhen artistë me zor, le ta dijnë se janë angazhime kot.

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni ende familjen tuaj?

Fehmi Ferati: Po kam planifikuar dhe kisha një endërr të kem 5 e më shumë fëmijë, por në raport me gruan time më ka thënë se kjo temë është e panegocueshme. Negociatat vazhdojnë.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...