Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Saranda BUJUPI-RAMA

Fëmija mbush çdo boshllëk të jetës!

Intervistë me moderatoren e emisionit “Familja ime”, Saranda Bujupi - Rama

Saranda Bujupi-Rama është moderatore e emisionit “Familja ime”, në Klan Kosova. Ajo prej vitesh punon në këtë televizion dhe tani udhëheq njërin ndër emisionet më të shikuara në Kosovë. Krahas, kësaj ajo është nënë e përkushtuar, e djalit të saj Nilit. Në këtë intervistë do të mësoni më shumë për familjen e moderatores Saranda Bujupi-Rama.

 

Bebaime: Të gjithë ju njohin si gazetare dhe moderatore e “Klan Kosova”, por pak dinë për familjen tuaj. Mund të na thoni me disa fjalë nga kush përbëhet familja juaj?

Saranda Bujupi-Rama: Në kohën kur unë isha shtatzënë isha pjesë programit të mëngjesit “Ora 7”, dhe prej ditës së parë të kësaj periudhe e deri në ditën e fundit (3 orë pa lindur) kam qenë çdo mëngjes pranë shikuesve bashkë me gazetarët tjerë, kështu që në atë periudhë të gjithë vetëm e kishin kuptuar që po bëhesha nënë.

Por, për ata që nuk e dinë unë jam nënë e një djali të quajtur Nil dhe gruaja e gazetarit Fidan Rama, i cili punon në Radio Dukagjin.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Që disa muaj keni nisur një emision në “Klan Kosova”, me titull “Familja ime”. Na flisni pak për emisionin. Si lindi ideja për këtë emision dhe sipas jush sa ka plotësuar boshllëkun që ka pasur nëpër tv-të tona për emisionet e tilla?

Saranda Bujupi-Rama: Ideja për të krijuar një emision të kësaj fryme kishte lindur në fakt qysh në muajtë e shtatzënisë, kur unë pothuajse për çdo gjë kisha nevojë për të ditur më shumë për gjëra rreth shtatzënisë, bebes, shëndetit të foshnjës, shëndetit tim, ushqyeshmërisë e shumë çka tjetër, që unë si grua këto informata i kam marr shpesh nga portali juaj Bebaime. Ndërsa, sa i përket pyetjes “A ka plotësuar boshllëkun që ka pasur nëpër tv-të tona për emisione të tilla”, mendoj që po, madje më shumë së që kam pritur. E them këtë duke u bazuar në letrat që na vijnë në faqen zyrtare të emisionit në facebook “Familja Ime Klan Kosova”, klikimeve që na bëhen në youtube në kanalin tonë klankosovaofficial dhe telefonatave që marrim për trajtim e temave të shumta që madje shumë shpesh na propozojnë vetë shikuesit të cilët janë të shqetësuar për ndonjë gjë, dhe ne menjëherë e diskutojmë.

 

Saranda Bujupi - Rama

Portali Beba Ime mysafir në "Familja Ime", Klan Kosova

 

Bebaime: Për çka kryesisht flitet në emision?

Saranda Bujupi-Rama: Emisioni “Familja Ime” ka mision të trajtojë çdo temë e cila ka të bëjë me familjen, që nga planifikimi, krijimi dhe rritja e saj. Përmes emisionit ne përpiqemi të plotësojmë çdo pikëpyetje të secilit prind dhe fëmijë, të largojmë secilin shqetësim, të informojmë për secilin detaj që na ikën nga mungesa e informimit të duhur.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Të flasim më gjërësisht për familjen. Ju keni një djalë, na flisni më shumë për të?

Saranda Bujupi-Rama: Ai është vetë jeta për mua, beso që me këtë fjali të përbërë nga këto pak fjalë të thjeshta secila nënë do të kuptonte që ky është përshkrimi adekuat i fëmijës. Përndryshe djali im, Nili tani me 17 Prill i mbush tre vjet.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Shumë nëna kanë drojë që t’ia besojnë dikujt për t’ia lënë fëmijën e tyre në mbikëqyrje kur vjen koha rë rikthehen në punë. Ju e keni pasur vështirë?

SarandaBujupi-Rama: Shumë vështirë. Ka qenë vendim të cilin e kam peshuar gjatë, por që kam ardhur në përfundim që për ti siguruar atij jetë më të mirë nuk guxoj të lë punën time. E gjithë këtë dilemë, këtë vendim që më ka bërë të vuaj sa herë që e lija dhe shkoja në punë ma ka lehtësuar nëna ime, e cila lirisht mund të them që e ka rritur Nilin njësojë sa unë, ajo ishte si nënë e dytë për të.

 

Saranda Bujupi - Rama

Bebaime: A gatuan ndonjëherë bashkëshorti për djalin?

Saranda Bujupi-Rama: Tani po, por jo në kohën sa ishte foshnje e vogël, kur unë atij i zieja fruta dhe perime të kombinuara duke i anashkaluar komplet ushqimet e konservuara, në atë kohë Fidani kishte frikë se mos nuk e bënte kombinimin dhe bluarjen e duhur dhe kurrë nuk përzihej në këtë drejtim.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Saranda Bujupi-Rama: Shumë. Unë në fakt nuk e konsiderojë ndihmë, gjesti i tij për të bashkëpunuar në rritjen e Nilit është thjesht dashuria që ka ai si prind dhe bashkëshort për familjen e tij. Kujdesi dhe përgjegjësia e tij me marrjen e djalit është thjesht pjesë e rolit si babë, dhe jo ndihmë. E bënë se e ndjenë ta bëjë, sikur unë që e ndjej, në fund fare ne bashkë e krijuam atë.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së fëmijës tuaj në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Saranda Bujupi-Rama: Jam frikësuar shumë madje, edhe pse para lindjes mendoja që i kam mësuar të gjitha gjërat duke lexuar libra dhe portale për bebe dhe shtatzëna, megjithatë prekja dhe kujdesi ndaj një krijese të vogël të mrekullueshme që hap të gjitha dyert e lumturisë dhe dashurisë ishte përgjegjësi e madhe. Por, me ndihmën e nënës sime i kam kaluar të gjitha.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me djalin tuaj, në ndonjë rast të caktuar?

Saranda Bujupi-Rama: Uhuuu shumë herë madje, sidomos në tre mujorin e parë kur ai vuante nga shtrëngimet në bark (ngërçet), përkundër faktit që e dija se çfarë ka, nuk i ndalja lotët.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Saranda Bujupi-Rama: Po

 

Bebaime: Na përshkruaj pak se çfarë emocioni keni ndjerë në momentin kur keni kuptuar se do të bëheni nënë?

Saranda Bujupi-Rama: Ishte shtatzëni me plan, dhe e prisja, megjithatë kur lajmin ma kumtoi gjinekologia ime, ishte si lajmi më i mrekullueshëm që kisha dëgjuar gjatë gjithës jetës time. Ai moment vazhdon të më emocionojë sa herë që e kujtojë, madje edhe tani kur po ju përgjigjem juve jam rrënqethur.

 

Saranda Bujupi - Rama

Bebaime: Sa ka ndryshuar jeta juaj qe kur lindi djali juaj?

Saranda Bujupi-Rama: 360 shkallë, dhe secili ndryshim ka qenë më i mirë se tjetri. Para ardhjes së fëmijës në jetë, njerëzit jetojnë jetë formale, dhe thjesht mbushin egon e tyre për ëndrrat dhe dëshirat, ndërkohë fëmija është ajo që mbush çdo boshllëk, çdo ëndërr, çdo emocion.

 

Saranda Bujupi - Rama

 

Bebaime: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Saranda Bujupi-Rama: Mos e konsideroni shtatzëninë si sëmundje, ajo nuk është e tillë. Shtatzënia është një thesar, e cila do ju pasurojë për gjithë jetën. Ndjejeni çdo sekondë të kësaj periudhe, flisni foshnjës edhe në kohën kur është në barkun tuaj, dhe këtë ritëm vazhdojeni edhe kur e/i vogli juaj lind. Flisni, flisni, flisni sa më shumë me të. Ky fakt do iu shpërblejë pas pak muajve të lindjes, kur beba juaj fillon t’ju shikon në sy dhe të mundohet të komunikojë me ju përmes belbëzimeve dhe tingujve që ai arrin ti krijojë me zërin e tij. Unë flas shumë me Nilin, dhe tani ne dy jemi shumë shokë të mirë, bëjmë muhabet, tregojmë njëri tjetrit për paraditet tona.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...