Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Aurita AGUSHI

Fëmijët janë vetë jeta!

Aurita AGUSHI

Aurita Agushi është ndër aktoret më të suksesshme për momentin në Kosovë. Ajo ka aktruar në disa filma, kurse aktualisht është pjesë e serisë televizive “Stinë dashurie”. Ajo, njihet si aktore e shquar që në mënyrë të përkryer ia paraqet publikut emocionin. Kësaj radhe do të lexoni intervistë më ndryshe me të. Do të flas për dy vajzat e saj, përkuishtimin ndaj fëmijëve dhe emocionin që ka përjetuar si nënë.

 

Beba ime: Thonë fëmijët ta ndryshojnë jetën, ndodh kjo në të vëretë në realitet?

Aurita Agushi: A është e vërtetë?! Nuk ka të vërtetë më të madhe, fëmijët jo që ta ndryshojnë jeten, ata janë vetë JETA.

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Çka ka ndyshuar në jetën tuaj para dhe pas lindjes së fëmijëve?

Aurita Agushi: Shumë gjëra kanë ndryshuar apo thënë më mirë e gjithë jeta ime ka ndryshuar. P.sh nëse para lindjes së fëmijëve të mi nuk e kam pasur edhe aq shumë të zhvilluar ndjenjën e kohës, e kohë tash edhe një minutë i vetëm është shumë i rëndësishëm.

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Por, çfarë ndjesi të jep kur fëmijët të thërrasin nënë?

Aurita Agushi: Nuk ka fjalë që munde ta përshkruaj ndjesinë kur dëgjon të të thërrasin mami. Unë për vete ndjehem sikur edhe mund të fluturoj.

 

Aurita Agushi

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Tani vetë jeni nënë dhe a pajtoheni se me të vëretë gjëja më e shtrenjtë në botë është nëna?

Aurita Agushi: Nuk ka gje më të shenjtë në botë se nëna.

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Për ju ka qenë gëzim i dyfishtë sepse ju keni dy vajza binjake. Na flisni pak për to, sa vjeçare janë, si i kanë emrat, etj?

Aurita Agushi: Ohhh ka qenë lajmi më i bukur që kam mundur ta marrë deri atëherë në jetën time. Binjaket e mia tashmë janë 7 vjeçe dhe shkojnë në klasë të dytë. Quhen Glorioza dhe Helianta (emra lulesh), nuk ngjajnë me njëra-tjetrën (nuk janë binjake monozigot), por e plotësojnë aq shumë njëra-tjetrën dhe nuk rrijnë asnjë minutë pa njëra tjetrën. Glorioza është çapkënja e familjes përderisa Helianta do saktësi 100% në çdo gjë që bën. Kur mami qorton njërën gjithmonë aty është tjera për t'i dalë në mbrojtje motrës dhe kjo gjë mua ma mbush zemrën me gëzim.

 

Aurita Agushi

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Mund të na tregoni si jeni ndjerë në momentin e parë që jeni bërë nënë?

Aurita Agushi: Në atë moment do ta kisha ndalë kohën po të mundja që ai çast të zgjaste deri në përjetësi.

 

Aurita Agushi

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me vajzat, si mund ti përshkruani ato çaste?

Aurita Agushi: Kisha ndjenjën që në çdo sekondë zemra do të ma shponte gjoksin për të dalë jashtë, pastaj është aroma e tyre që ende më duket se e ndjejë, aromë të cilën e kanë vetëm foshnjët e porsalindura. Pasi që i ushqeja dhe i vija në gjumë i shikoja deri sa flinin dhe nuk mund të besoja se ato dy engjuj janë krijesat e mia dhe janë aty me mua duke i dhënë aromë gjithë shtëpisë.

 

Aurita Agushi

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së vajzave në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Aurita Agushi: Po jam frikësuar, sepse ishin shumë të vogla, edhe duke i ledhatura kisha frikë se mos i lëndoja po pastaj vjen një moment kur e mbledhë, kur shikon sytë e tyre kërkues që sikur të thonë unë jam këtu dhe ti duhet të kujdesesh për mua di apo nuk di, pate frikë ose bashkë do t'ia dalim. Po unë jam shumë me fat, sepse kam pasur afër familjen time, në veçanti motren time Shqipen, e cila është si një nënë e dytë për vajzat e mia. Dhe kam qarë shumë herë madje kur jam ndjerë që nuk di të kujdesem si duhet apo nuk po i kuptoj bebat e mia.

 

Aurita Agushi

 

Aurita Agushi

 

Beba ime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Aurita Agushi: Për nënat e reja çfarëdo që do t'u sugjeroja nuk do të ishte e mjaftueshme apo këshilla e duhur, sepse çdo njëra e përjeton në mënyrën e saj. Andaj kam vetëm një gjë mos u frikesoni se nuk do t'ia dilni apo që nuk dini, mjafton ti shikoni sytë e foshnjës tuaj, ata do t'ua thonë më së miri. Mos harroni instikti amnor është aty dhe është mrekullia vetë.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...