Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Teuta KURTI

Jam e bekuar nga Zoti!

Teuta Kurti njihet si këngëtare me vokal të jashtëzakonshëm, që u bë e njohur nga “Ethet e së premtes”. Ajo është këngëtare që gjithmonë ka sjellë këngë me vlera. Teuta është e martuar dhe nga martesa e saj me Dardanin ka një vajzë që e ka pagëzuar me një emër shumë të veçantë, Aya.

 

Bebaime: Fillimisht na flisni nga kush përbëhet familja juaj?

Teuta Kurti-Luta: Nga unë, Dardani dhe vajza Aya.

 

Familja e Teuta Kurti-t

 

Bebaime: Ju keni një vajze të cilën e keni pagëzuar me emrin Aya. Pse vendoset ta pagëzoni e këtë emër, dhe çfarë kuptimi ka ky emër?

Teuta Kurti-Luta: Aya emrin vendosi Dardani. Është emër internacional me kuptime në shumë gjuhë, por arsyeja e vërtetë është në gjuhën arabe që ka kuptimin e mrekullisë dhe i referohet ajeteve të Kuranit.

 

Bebaime: Në flisni pak për Aya, nga dita e parë e gjer tani?

Teuta Kurti-Luta: Aya qysh në bark ka qenë fëmijë shumë i gjallë, d.m.th., ka lëvizur tepër, edhe pse unë kam qenë tepër e qetë. Aya edhe kur ka lind, dy ditë në spital nuk ka fjetur fare, siç flenë bebet tjera. Nuk ka qarë, vetëm fillimi si çdo bebe me ngërca po, mirëpo ka dashur ta mbajmë vetëm në dorë të fle me mua, me një fjalë jo shumë fëmijë i rehatuar. Jam e lumtur që është shumë e gjallë, sepse këtu vërehet edhe inteligjenca e saj. Tanimë ajo me datë 18 nëntor bën 16 muaj, vrapon, flet një numër të madhe të fjalëve, jam shumë e kënaqur që gjithashtu është tepër muzikale.

 

Teuta Kurti me Aya-n

 

Bebaime: Na tregoni si jeni ndjerë në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “ashtu siç e kam imagjinuar”?

Teuta Kurti-Luta: Po ndjenjë e veçantë vërtetë, edhe pse sa jam gëzuar edhe jam frikësuar, sepse tanimë ajo ka qenë komplet në përgjegjësin time dhe ishte frika prezent. Mirëpo, unë kam katër mbesa dhe janë rritur në duart e mia, andaj kam qenë e përgatitur.

 

Bebaime: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me të, si mund të na përshkruani ato çaste?

Teuta Kurti-Luta: Zëri i saj ka qenë ajo cka se harroj kurrë, pastaj kur mjeku e afroj afër në faqet e mia, ishte moment i veçantë, nuk ka ndjenjë që e përshkruan atë bukuri. Jam e bekuar nga Allahu që më ka dhënë mundësinë ta provoj këtë ndjenjë, e shpresoj dhe shumë femra të tjera ta provojnë.

 

Teuta Kurti me Aya-n

 

Bebaime: Tani Aya ka mbushur një vit. Sigurisht shkon në kopsht. Na tregoni ditën e parë kur e keni dërguar në kopsht si jeni ndjerë?

Teuta Kurti-Luta: Po Aya ka filluar në kopsht qysh kur i ka pasur nëntë muaj. Vetëm kur kam shkuar të interesohem kam filluar të qaj, mirëpo gradualisht, ku ditën e parë kam ndenjur me Ayan, ditën e dytë vetëm një orë, pra kështu ka qenë më lehtë, edhe për mu dhe për atë.

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Teuta Kurti-Luta: Dardani është me punë dhe momentin kur vjen prej punës ai merret me të. Ayes unë i blej lodra, e Dardani libra, ku edhe i lexon, pra është tepër i përkushtuar.

 

Aya 1 vjeç

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me vajzën tuaj, në ndonjë rast të caktuar?

Teuta Kurti-Luta: Po kur kishte ngërca, vaksinat dhe ditët e para në kopsht.

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atyre që janë në prag të lindjes?

Teuta Kurti-Luta: Të jenë të qeta, ti përkushtohen detyrave të mjekut, kontrolleve, të hanë më tepër pemë, perime dhe jo cigare. Sa i përket shtatzënisë nuk mund ta dimë më saktë, sepse vërtet çdo barrë e ka natyrën e vetë, kështu që nëse e ruajnë qetësinë atëherë është më lehtë për to të kalojnë çdo fazë.

 

Aya duke fjetur

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Teuta Kurti-Luta: Në emër të Zotit po, mirëpo jo njëherë. Tani është koha kur Aya ka më tepër nevojë për ne, për komunikim si dhe tani ajo fillon ti zhvillojë lojërat e ndryshme dhe duhet ti jemi afër.

 

Bebaime:Tani që jeni bërë nënë si fillon një ditë e juaj?

Teuta Kurti-Luta: Aya deri në muajin e gjashtë, është zgjuar në ora 5 e 30 të mëngjesit, ka qenë pak lodhje, sepse edhe natën nuk e ka bërë gjumin si duhet. Kurse, tani flenë deri në ora 7:00, sepse lodhet duke lozur e vrapuar. Si të zgjohet e veshi, ia bëjë gati çantën për kopsht, ndërkohë Dardani merret me të, deri sa i rregulloj punët e shtëpisë dhe atë e dërgojë në kopsht, kurse unë vazhdoj në punën time.

 

Bebaime: Na përshkruaj pak se çfarë emocioni ka qene momenti kur keni kuptuar se do të bëheni nënë?

Teuta Kurti-Luta: Emocion dhe frikë të shkoj shtatzënia pa probleme, komplikime dhe që nga fillimi kam vendosur ta lind Ayen me prerje cezariane, vetëm që ajo mos të mundohet. Gjërat kanë shkuar mirë dhe rrobat e bebes kam filluar ti blej tek në muajin e nënëtë, asgjë para kohe.

 

Bebaime: Sa ka ndryshuar jeta juaj që kur lindi Aya?

Teuta Kurti-Luta: Shumë dhe kuptohet e gjitha për të mirë, tani s’ka më plane (qeshët), e gjitha sillet rreth Ayes.

 

Aya

 

Bebaime: Si mund ta përkufizoni fjalën “nënë”?

Teuta Kurti-Luta: Nënë është fjala më e ëmbël, më e dashur, më e shtrenjta që ekziston dhe jam e lumtur që Aya ma dha këtë titull.

 

Bebaime: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Teuta Kurti-Luta: Të kontrollohen rregullisht te mjeku, ti përmbahen këshillave mos të lexojnë shumë, me qëllim që të mos preokupohen me ngjarje të ndryshme, thjesht të kujdesen nga ushqimi, jo cigare dhe jo alkool.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...