Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Yllka GASHI

Nina, hirësia e familjes!

Yllka Gashi dhe vajza e saj e bukur Nina

Ju kujtohet Yllka Gashi, që ka luajtur në serialit “Familja Moderne”, e që të gjithë e kanë njohur si Zana. Yllka është ndër aktoret më të suksesshme në Kosovë, ku përmes rolit ka sjellë gjithmonë para publikut talentin e saj prej aktoreje. Tanimë jeta e sa ka ndryshuar rrënjësisht dhe për këtë gjë ka ndikuar vajza e saj, dy vjeçe Nina. Yllka Gashi në këtë intervistë për portalin bebaime flet për familjen e saj dhe të qenit nënë.

 

Bebaime: Fillimisht na flisni nga kush përbëhet familja juaj?

Yllka: Ne ende jemi një familje e vogël tre anëtarësh që përbëhet nga Nina, Albiani dhe unë.

 

Familja e Yllka Gashit

 

Bebaime: Ju keni një vajzë të cilën e keni pagëzuar me emrin Nina. Pse vendosët ta pagëzoni me këtë emër, dhe çfarë kuptimi ka ky emër?

Yllka: Emrin e pati propozuar Albiani dhe mua më ka pëlqyer, sepse është i shkurtë dhe thuhet pa problem në të gjitha gjuhët e botës. Ndërsa sa i përket origjinës së emrit supozohet se është emër i vjetër spanjoll, mirëpo, në hebraishten/arabishten e vjetër domethënia e emrit Nina është ‘hirësi, e hirshme”.

 

Yllka Gashi dhe vajza e saj Nina

 

Bebaime: Në flisni pak për Ninen, nga dita e parë e gjer tani?

Yllka: Oh, që nga dita e parë e deri tash Nina ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Është e mahnitshme se si rriten e ndryshojnë fëmijët, sa shumë gjëra mësojnë, sa shpejtë i thithin informatat, se si mbajnë mend, si zhvillohen e kuptojnë. Thjeshtë unë mahnitem e befasohem çdo ditë me risitë që i shoh tek ajo. Nina është fëmijë i urtë e i këndshëm. Është e shoqërueshme dhe shumë paqësore, ka ‘vesh absolut’ për muzikë, i pëlqen tej mase vallëzimi dhe lehtësisht po mëson çdo ditë fjalë të reja në shqip dhe anglisht.

 

Yllka Gashi dhe vajza e saj Nina

 

Bebaime: Na tregoni si jeni ndjerë në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “ashtu siç e kam imagjinuar”?

Yllka: Në momentin e parë kur e kam parë Ninën, më është dukur e pabesueshme që më në fund pas 40 javësh pritjeje po e shoh fytyrën e saj. Është përjetim që vështirë përshkruhet me fjalë. Ajo ishte bebe e bardhë me plot flokë të zeza, me një hundë të vogël, me faqe e buzë të kuqe. Ishte krijesa më e bukur që kam parë në jetën time. Nuk ka qenë ashtu siç e kam imagjinuar, ka qenë 100 fish më bukur. Ajo ishte aty, mund ta mbaja në duar e t’i merrja erë. Që nga momenti i parë i ‘takimit’ tonë, dashuria mori tjetër dimension e kuptim.

 

Familja e Yllka Gashit

 

Bebaime: Tani Nina ka mbushur dy vjet, shkon në kopsht?

Yllka: Nina tash është 2 vjeçe dhe ende nuk shkon në kopsht. Besoj që në pranverë do ta regjistrojmë.

 

Bebaime: Çfarë ushqimi i përgatisni Ninës dhe cili është ushqimi i saj i preferuar?

Yllka: Mundohem që t’i përgatis ushqim sa më të llojllojshëm e të shëndetshëm, si dhe ta mësoj deri diku shijet e ushqimit tonë tradicional. Mirëpo, ajo është pak ‘nazelike’ dhe nuk ha gjithçka. Më gëzon fakti që i ha të gjitha pemët. Po ashtu i pëlqejnë qoftet me mish viçi ose pule të cilat ia përgatis vetë, jo ato të blera, orizi me spinaq, supat me thjerrëza e perime, buka me vezë, fasulet etj.

 

Yllka Gashi dhe vajza e saj Nina

 

Bebaime: A gatuan ndonjëherë bashkëshorti për vajzën?

Yllka: Thënë të drejtën jo. Unë jam prej atyre nënave që dua të jem përgjegjëse vetë për gjithçka që ka të bëjë me fëmijën tim, posaçërisht sa i përket ushqimit e higjienës. Prandaj, edhe kur jam e zënë me obligime e lë ushqimin e gatshëm e të përgatitur në mënyrë që Albiani vetëm ta ngrohë dhe t’ia servojë Ninës.

 

Familja e Yllka Gashit

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Yllka: Ndihmon aq sa unë e lejoj. Meqenëse ai punon gjatë ditës, jam unë ajo që përkujdesem në mënyrë konstante për Ninën. Unë me vetë dëshirë e vullnet kam bërë një shkëputje nga karriera dhe aktivitetet që lidhen me të, sepse profesioni im është i ndjeshëm dhe në njëfarë mënyre pa orar, prandaj kam dashur që të jem e qetë dhe pa stres të punës në mënyrë që energjinë time ta fokusoj në rritjen dhe mirëqenien e Ninës. Për çfarë jam tejet e lumtur, sepse çdo sekondë i kaluar bashkë me të është një thesar i paçmim.

 

Yllka Gashi dhe vajza e saj Nina

 

Bebaime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së fëmijës tuaj në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Yllka: Ditët e para kanë qenë pak sfiduese derisa e pata marrë veten pas lindjes. Bëja panik për gjithçka dhe mundohesha që në secilin sekondë t’ia plotësoj kërkesat. U pata obsesionuar me pastërti dhe të paktë kanë qenë ata njerëz që ‘ma mbushnin syrin’ që t’ua jepja Ninën në duar ose t’i afroheshin asaj. U pata bërë (jo që nuk jam më, por tash jam më e relaksuar, sepse kam fituar përvojë dhe Nina është rritur) tepër protektive ndaj saj dhe doja që vetëm unë të merresha me të. Mirëpo, kam pasur ndihmën konstante të Albianit dhe të nënës sime. Ata janë përkujdesur për ne të dyja vazhdimisht, madje nëna ime për tre muaj radhazi çdo ditë e ka larë Ninën, sepse unë të gjitha doja t’i bëja, mirëpo nuk merrja guxim ta laja.

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me vajzën tuaj, në ndonjë rast të caktuar?

Yllka: Po natyrisht, nuk besoj që ka ndonjë nënë që të paktën njëherë nuk i ka rënë të qajë bashkërisht me beben e saj. Mua më ka ndodhur që gjatë javëve të para kur e mundonin ngërçet e barkut dhe ndihesha e pafuqishme t’i ndihmoj. Provoja çdo gjë. I jepnim shurup për lehtësimin e ngërçeve, i bëja masazh barkun, e mbanim në duar, madje unë me orë të tëra e mbaja në duar e i këndoja e sillesha nëpër shtëpi me të, mirëpo kur asgjë nuk bënte punë, ja krisja nga një të qarë të mirë... e pastaj i thosha vetes “çka do që bëj unë, Nina e ndjen energjinë time, prandaj përmbaju dhe rrezato pozitivisht që t’i ndihmosh asaj se kjo është vetëm fazë”. Dhe më besoni që ashtu ndodhte, sa qetësohesha unë, gradualisht qetësohej edhe ajo.

 

Yllka Gashi dhe vajza e saj Nina

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Yllka: Shpresoj që po.

 

Bebaime: Tani që jeni bërë nënë si fillon një ditë e juaj?

Yllka: Dita ime fillon herët në mëngjes, ndonjëherë edhe në 5 të mëngjesit dhe përfundon pas mesnate. Kur e kujtoj sa shumë e kam dashur gjumin para se të bëhesha nënë, nuk më besohet sa mirë po mundem të funksionoj me vetëm 4-5 orë gjumë në ditë.

 

Bebaime: Na përshkruaj pak se çfarë emocioni keni ndjerë në momentin kur keni kuptuar se do të bëheni nënë?

Yllka: Nuk ka qenë ndonjë befasi, sepse ne e kemi planifikuar krijimin e familjes. Ka qenë koha më e përshtatshme për të dy, sepse jemi ndier të gatshëm psikikisht e emocionalisht si dhe kemi dashur një fëmijë. Prandaj, disi e dija edhe më besoni që qysh në fillimin e hershëm të shtatzënisë, ende pa e bërë as testin e parë, e ndjeja njëfarë ndryshimi pozitiv në trupin tim. Isha me disponim të mirë, Albiani më bënte të qeshja derisa më dilnin lotët, ka qenë periudhë shumë e bukur dhe relaksuese e jetës. Kam pasur fatin të kem një shtatzëni të qetë, pa mundime e shqetësime të tjera që shumë gra fatkeqësisht i përjetojnë. Në mua kanë triumfuar hormonet e lumturisë për plot 40 javë.

 

Bebaime: Sa ka ndryshuar jeta juaj qe kur lindi Nina?

Yllka: 100%.

 

Bebaime: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Yllka: Shtatzënave do t’u thosha që të kënaqen me këtë periudhë të jetës, sepse është e këndshme dhe e ka lezetin e vet. Shfrytëzojeni këtë kohë që të lexoni e të merrni sa më shumë informata për atë se çfarë ju pret në të ardhmen, edhe pse përjetimi do të jetë ndryshe nga ato që lexoni e dëgjoni nga të tjerët. Është mirë ta keni një pasqyrë dhe të jeni të përgatitura për sfidat e bukura që ju presin. Si dhe, pushoni e flini sa më shumë që të keni mundësi, sepse do të ketë faza kur gjumi i natës do të jetë luks. Ndërsa, nënave do t’u thosha të mundohen ta shfrytëzojnë secilin sekondë me të vegjlit e tyre dhe ta bëjnë të vlefshme e kualitative kohën që e kalojnë me ta, sepse koha shkon shumë shpejtë ,e fëmijët rriten dhe gradualisht pavarësohen, mirëpo momentet e bukura që mund të përjetohen me ta nuk mund të kthehen prapa, prandaj kushtojuni kohë fëmijëve tuaj, sepse askush dhe asgjë nuk është më i rëndësishëm.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

(9 vite më parë)
me pelqej shum qe ia kushtoj gjith kohen Nines at koh qe ekishe dikur edhe per aktivitete , shum fjal te bukura per qdo Nen dhe qdo grua .

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...