Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Vjollca Islami Hajrullahu

Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua

Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD ajo menaxhon projektin për “Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian. Poashtu koordinon projekte të tjera të fushës së ballafaqimit me të kaluarën, në veçanti projektet e edukimit për paqen (duke përfshirë ndërmjetësimin në shkolla). Më herët Vjollca kishte menaxhuar edhe projekte të fushës së Filantropisë, projekte kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sidomos projekte të cilat kanë pasur në cak mirëqenien e fëmijës duke e bërë kontribuuese të pandalur në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Përveç punës, ajo është nënë e dy fëmijëve Toskës dhe Gegës, dhe është bashkëshortja e gazetarit të njohur Muhamet Hajrullahu – autor i emisionit “Përballje” (me telegrafi.com për RTV Dukagjini) si dhe kryeredaktor i telegrafi.com.

Në këtë intervistë do të mësojmë më shumë rreth saj dhe familjes. Në këtë intervistë do të mësojmë më shumë rreth saj dhe familjes.

 

Bebaime.com:Na thuaj Vjollca si duket një ditë e zakonshme për ju?

Vjollca Islami Hajrullahu: Një ditë e zakonshme e imja është shumë e ngjeshur por mundohem ta menaxhoj në mënyrën më të mirë, mëngjesi fillon diku rreth orës 7:30 dhe 08:00 atëherë kur fillojmë ti zgjojmë fëmijët nga gjumi (jo rrallëherë me vështirësi), dhe fillojmë përgatitjet e Gegës për kopsht, Toskës për shkollë dhe unë e Meti normalisht për punë.

Ne e kemi një rregull të lezetshëm që zakonisht mundohemi ta respektojmë, pasi i lëmë fëmijët në kujdes ditor pimë edhe nga një kafe mëngjesi së bashku.

Orari i punës fillon në 09:00 deri në orën 17:00 , kur përsëri mblidhemi së bashku për të vazhduar me obligimet e pjesës së mbetur të ditës. Darkojmë gjithmonë së bashku dhe mundohemi që ushqimin ta përgatisim në shtëpi, por duke qenë se jemi larg fëmijëve gjithë ditën me punë, nganjëherë edhe darkojmë jashtë; e ku darkojmë? ajo varet prej dëshirës së fëmijëve.

 

Vjollca_Islami_Hajrullahu_01

 

Bebaime.com: Çka ju pëlqen më së shumti te profesioni juaj? Cili dhe çfarë është projekti për të cilin po punoni momentalisht?

Vjollca Islami Hajrullahu: Me profesionin që kam zgjedhur është shumë le lehtë të përfshihesh në fusha të ndryshe sociale, ajo që mua më pëlqen më së shumti të bëjëështë të punoj në projekte për fëmijët.

Në projektin që unë tani bashkë-menaxhoj ka të përfshirë mbi 15000 nxënës nga 40 shkolla të viseve rurale të komunave të ndryshme të Kosovës. Trajnimi dhe puna më këta fëmijë në procesin e ndërmjetësimit shkollor dhe të drejtave të fëmijëve, është e veçanta e këtij projekti. Ndër të tjerash ne po mundohemi të fuqizojmë këto shkolla në aspektin e aplikimit të ndërmjetësimit si proces i zgjidhjes së konflikteve në mes të nxënësve. Për më shumë projekti shpërblen edhe gazetarët të cilët raportojnë për fëmijët, që përmes këtij vlerësimi përpiqemi të risim promovimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Meqenëse je një kontribuuese në aspektin e të drejtave të fëmijëve të lutem na thuaj se sa mbrohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe si qëndrojmë ne në këtë aspekt duke u krahasuar me vendet e rajonit?

Vjollca Islami Hajrullahu: Të them të drejtën unë nuk do e krahasoja Kosovën me vendet e rajonit jo se ata janë shumë më të mirë se na por sepse shteti ynë nuk i siguron as të drejtat themelore për shumë nga fëmijët tanë.Shteti ynë lë për të dëshiruar në fushën e respektimittë drejtave të fëmijëve.

Fëmijët e Kosovës ende nuk kanë shkolla në rrethin e tyre, edhe pse kanë të drejtë të shkollohen. Në vitin 2017 është raportuar për - shtatë nxënës qëhumbën jetën dhe 3 të tjerë qëmbetën me pasoja fizike fshatin Stapanicë, gjysma e të cilit i takon Komunës së Klinës, e gjysma tjetër Komunës së Malishevës. Sot në vitin 2019 ende kemi fëmijë të fshatrave të Kosovës të cilët ecin me orë për të arritur tek objekti më i afërt shkollor, mund ta paramendojmë rrezikun me të cilin ata ballafaqohen çdo ditë.

Se sa mbrohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë, tregojnë edhe fëmijët lypsarë nëpër rrugët e qyteteve tona, tregon edhe prezenca e fëmijëve në “shtëpitë e sigurta”.

Meqë kjo intervistë duhet të jetë relaksuese atëherë po e përmbyll këtë pjesë duke thënë që Kosova ka shumë nevojë të punojë në këtë drejtim, në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijut.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com:Na folni pak më shumë për Toskën dhe Gegën?

Vjollca Islami Hajrullahu: Toska është 8 vjeçe dhe është nxënëse ë klasës së 3 në sh.m.u. “IsmailQemali” në Prishtinë, ndërsa Gega është 4 vjeç dhe shkon në kopsht. Si karaktere të dy janë fëmijë të urtë, janë shumë social dhe të dashur me rrethin. Toska është ëmbëlsia e shtëpisë sonë gëzimi ynë i parë dhe ndoshta meqë është e para edhe ne e kemi përkëdhelur më shumë, përderisa Gega ta fiton vëmendjen dhe dashurinë; është shumë çapkën në kuptimin më të mirë.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com:Na përshkruaj pak se çfarë emocioni keni ndjerë në momentin kur keni kuptuar se do të bëheni nënë?

Vjollca Islami Hajrullahu: Sinqerisht ishte shumë e magjishme, mua më kishin thënë 3 gjinekolog që unë për të bërë fëmijë do të më duhej trajtim special. Andaj shtatzënia e Toskës ishte gjëja më e bukur që na ndodhi mua dhe Metit, të dy kemi qarë kur e kemi kuptuar se do të bëhemi prindër. Në fakt kur mjeku ma konfirmoi shtatzëninë unë edhe nuk e kuptova deri sa ma tha troç që jam shtatzënë; ngase unë hyra në kontrollë me frikën se edhe ky do të më rekomandoj trajtim. Kurrë s’do e harroj lumturinë e atij momenti.

E konfirmimi i shtatzënisënë Gegën ishte dhurata jonë e Shën- Valentinit për njëri tjetrin. 14.02.2014. Ne donim një vëlla ose motër për Toskën andaj gëzimit të prindërve ju shtua edhe gëzimi i motrës.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: A është ndjerë xheloze Toska kur në shtëpi ka ardhur edhe një anëtar i ri?

Vjollca Islami Hajrullahu: Jo aspak, Toska ka qenë shumë e lumtur saqë nga fundi i shtatzënisë më tha “Nana edhe ti si breshkë shumë e ngadalshme, s’po ma sjell vëllain”, si duket Gega e ndjeu andaj na erdhi 2 javë para kohës së planifikuar. Për dashurinë e saj ndaj Gegës në fakt kemi kontribuar edhe unë e Meti, shpesh i kemi bërë Toskës dhuratat e dëshiruara e më pas i kemi thënë që vëllai ti di dëshirat dhe na është lutur të të bëjmë këtë dhuratë, dikur Toska filloi të flas me vëllain në barkun tim.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijëve?

Vjollca Islami Hajrullahu: Përveç shtatzënisë që e kisha unë privilegj, gjitha të tjerat i kemi bërë bashkë dhe vazhdojmë ti bëjmë. Meti është një burrë dhe babë shumë i mirë, është shumë i dashur dhe i kujdesshëm. Në familjen qe e kemi ndërtuar ne të dy kemi dhënë shumë dashuri dhe respekt, për ne ndasia gjinore është vetëm fizike, gjithçka e kemi bërë dhe e bëjmë bashkë.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime: Me kë janë më të lidhur fëmijët me ju apo bashkëshortin tuaj?

Vjollca Islami Hajrullahu: Në të vërtetë janë të lidhur shumë me të dy ose më mirë ta them ne të katër jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin. Mua dhe Metit shpesh na bie të udhëtojmëjashtë shtetit për punën që bëjmë dhe fëmijët mbesin patjetër me njërin prej nesh. Sigurisht edhe kjo ka ndikuar shumë në këtë proces. Por nëse i pyesim ata se kë e duan më shumë Toska do të përgjigjej Gegën e Gega Toskën, ne dy s’mund të futemi në atë mes.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e fëmijëve?

Vjollca Islami Hajrullahu: Unë i solla në jetë po në të vërtetë ata më dhanë jetën mua. Jeta imë ka ndryshuar shumë normalisht, në momentin që bëhesh nënë doemos që do të marrësh jetën dhe punën me shumë seriozitet. Fëmijët ti ndërrojnë prioritet, me shumëdëshirëunë mbaj vendin pas tyre. Normalisht edhe prindërit bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e njëri tjetrit në momentin kur bëhen me fëmijë. Çdo punë që unë e bëj dhe çdo planifikim im imi lidhet me mirëqenien e tyre. Unë ndjehem aq e plotësuar me fëmijët e mi saqë nganjëherë edhe kritikohem prej shoqeve kur më thonë se të duhet koha të merresh me veten, po për mua të merrem me veten e ta bëj veten të lumtur është të jam sa më shumë me familjen time.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Cilin moment do ta mbani mend më shumë nga fëmijëria e fëmijëve?

Vjollca Islami Hajrullahu: Ka shumë momente të bukura që unë gjithmonë do i kujtoj, konfirmimet e shtatzënisë, lindjet e tyre, ditëlindjet e tyre, hapat e parë, fjalët e para, buzëqeshjet e tyre të ëmbla, përqafimet e tyre dhe gjithmonë do i kujtoj fytyrat e tyre kur unë përlotem nga gëzimi e ata më pyesin përse?

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Keni në plan ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Vjollca Islami Hajrullahu: Unë gjithmonë kam dashur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë dhe ndjehem me shumë fat qëdëshira më është plotësuar. Fëmijët asnjëherë nuk janë shumë po ky është planifikimi jonë familjar.

 

Vjollca Islami Hajrullahu

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Vjollca Islami Hajrullahu: Të shijojnë çdo ditë të kësaj mrekullie, mos u merakosni shumë se çfarë nëne do të bëhesh, gjithçka vjen natyrshëm. Nëntë muaj mund të tingëllojnë gjatë ndoshta, po janë shumë pak dhe kalojnë shumë shpejt. Memorizoni çdo eksperiencë tuajën se më vonë do të kënaqeni me kujtimet, me lëvizjet e bebes suaj në barkun tuaj, komunikimin me ju dhe ajo që është ë rëndësishme kujtoni vetes gjithë kohën se bebja juaj e ndjen dispononim që ka nëna, kjo është shumë e rëndësishme.

 

Realizoi: Bebaime.com

/komuniteti

/Intervista të tjera

Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...