Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza

Perimenopauza - Postmenopauza

Menopauza është periudha e tranzicionit në jetën e gruas, kur vezoret e saj ndalojnë së prodhuari vezë, trupi i saj prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, dhe cikli menstrual bëhet më i rrallë, eventualisht ndalojnë të gjitha së bashku.

Shkaqet, incidenca, dhe faktorët e rrezikut

Menopauza është një ngjarje e natyrshme që zakonisht ndodh në mes të moshës 45 dhe 55 vjeç.

Pas menopauzës së plotë (të quajtur postmenopauzë) përderisa ju nuk keni pasur cikël menstrual për një periudhë për 1 vit, ju nuk jeni më në rrezik për të mbetur shtatzënë.

Simptomet e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit. Vezoret bëjnë më pak nga këto hormone gjatë kohës. Simptomet e veçanta dhe të rëndësishme (të buta, të moderuara, ose të rënda), ndryshojnë nga gruaja në grua.

Rënia graduale e estrogjenit në përgjithësi, lejon trupin tuaj që ngadalë të rregullojë ndryshimet hormonale. Të nxehtit dhe djersitja janë më të këqija në 1-2 vitet e para nga cikli i juaj i fundit menstrual. Simptomet e menopauzës mund të zgjasin 5 apo më shumë vite.

Nivelet e estrogjenit mund të bien papritmas pas disa trajtimeve mjekësore, siç është, kur vezoret janë hequr në mënyrë kirurgjike (menopauza quhet kirurgjikale). Kimioterapia dhe trajtimi anti-estrogjen kundër kancerit të gjirit janë shembuj të tjerë.

Si rezultat i rënies së nivelit të hormoneve, ndodhin ndryshime në të gjithë sistemin riprodhues të femrës. Muret e vaginës të bëhet më pak elastike dhe të hollë. Vagina bëhet e shkurtër. Sekrecionet e vaginës bëhen më të ujshme. Indet e jashtme gjenitale hollohen. Kjo quhet atrofi e labias.

Simptomet

Tek disa gra, cikli menstrual papritur ndalet. Më së shpeshti, ndalon gradualisht gjatë kohës. Gjatë kësaj kohe, cikli menstrual përgjithësisht bëhet më i shpeshtë apo më i rrallë në paraqitje. Kjo parregullsi mund të zgjasë për 1-3 vjet, para se të përfundojnë menstruacionet plotësisht. Para kësaj gjatësia e ciklit mund të shkurtohet për aq me pak sa çdo 3 javë.

 

Simptomat e zakonshme të menopauzës janë:

• Rrahjet e zemrës

• Ndezjet e nxehta

• Djersitja e natës

• Skuqja e lëkurës

• Problemet e gjumit (insomnia)

 

Simptomet e tjera të menopauzës mund të përfshijnë:

• Rënie të interesit në seks, ndoshta zvogëlim përgjigjjeje ndaj stimulimit seksual

• Harresë (tek disa gra)

• Kokëdhembje

• Periudha menstruale të parregullta

• Lëvizje disponimi, perfshire nervozen, depresionin dhe ankthin

• Rrjedhje e urinës

• Thatësi vaginale dhe marrëdhënie seksuale të dhimbshme

• Infeksione vaginale

• Dhimbje

• Rrahje te zemres te parregullt (palpitime)

Shenjat dhe testet

Testet e gjakut dhe të urinës mund të përdoren për të matur ndryshimet në nivelin e hormoneve, që mund të sinjalizojnë se kur është gruaja afër menopauzës apo nëse tashmë ka kaluar përmes saj. Shembujt e këtyre testeve përfshijnë:

• Estradiol

• FSH

• LH

Një shembull pelviku mund të tregojë ndryshime në rreshtimin vaginal të ndikuar nga nivelet e estrogjenit në rënie. Mjeku mund të kryejë një test të densitetit të kockave për të parë nivelin e ulët të densitetit të kockave që ndodhin me osteoporozën. Shkalla e humbjes së kockave rritet gjatë disa viteve të para pas ciklit menstrual të fundit.

Trajtimi

Mjekimi me hormone mund të jetë i dobishem nëse keni simptome të rënda të tilla si, nxehtësi, djersitje gjatë natës, çështje disponimi, apo thatësi vaginale.

Diskutoni me mjekun tuaj vendimin për të marrë hormoneve, peshoni rreziqet kundër përfitimeve të mundshme. Mësoni për opsionet e mundshme që keni në dispozicion nëse nuk dëshironi të merrni hormone. Çdo grua është individuale. Mjeku juaj duhet të jetë i informuar për tërë historinë tuaj mjekësore, para se të ju përshkruaj terapi të hormoneve (TH).

Nëse ju keni mitër dhe keni vendosur për të marrë estrogen, ju duhet të merrni poashtu progesteron për të parandaluar kancerin endometrial (kanceri i rreshtimit të mitrës). Nëse nuk keni mitër, atëherë progesteroni nuk është i domosdoshëm.

Terapia hormonale (TH)

Disa studime kanë vënë në pikëpyetje të mëdha, përfitimet shëndetësore dhe rreziqet e terapisë zëvendësuese të hormoneve, duke përfshirë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, sulmet në zemër, tru, dhe mpiksjen e gjakut.

 

Udhëzimet aktuale mbështesin përdorimin e TH për trajtimin e simptomeve. Rekomandimet specifike:

• TH mund të fillohet tek gratë që kanë hyrë kohët e fundit në menopauzë.

• TH nuk duhet të përdoret tek gratë që kanë hyrë në menopauzë shumë vite më parë, me një përjashtim. Një përjashtim bën krema vaginale e estrogjenit.

• Ilaçi nuk duhet të përdoret për më shumë se 5 vjet.

• Gratë që marrin TH duhet të kenë bazë një rrezik të ulët nga sulmet, sëmundjet e zemrës, mpiksjen e gjakut, ose kanceri i gjirit.

 

Për të reduktuar rrezikun nga terapia e estrogjenit dhe përsëri të fitoni nga benefitet e trajtimit, mjeku juaj mund të ju rekomandojë:

• Përdorimin e një doze të ulët të estrogjenit apo preparat tjetër estrogjeni (psh. kremë vaginale në vend të tabletave).

• Kryerjen e kontrollave të shpeshta dhe të rregullta të pelvikut dhe Pap testin për të detektuar problemet sa më herët që është e mundur.

• Kontrollimin e shpeshtë dhe të rregullt fizik, duke përfshirë testet e gjirit dhe mamogramet.

Alternativat e terapisë hormonale (TH)

Egzistojnë disa ilaçe në dispozicion, të cilat ndihmojnë në disponimin e luhatshëm, të nxehtit, dhe simptomet tjera. Këto përfshijnë doza të ulta të antidepresivëve siç janë: paroxetine (Paxil), venlafaxine (Effexor), bupropion (Wellbutrin), dhe fluoxetine (Prozac), apo clonidine, të cilat normalisht përdoren për të kontrolluar shtypjen e gjakut. Gabapentin është poashtu efektiv në reduktimin e të nxehtit.

Ndryshimet e jetesës

Lajmi i mirë është që ju mund të merrni disa hapa për të reduktuar simptomet tuaja, pa patur nevojë për të marrë hormone:

• Shmangni kafeinën, alkoholin dhe ushqimin pikant

• Vishuni hollë në disa palë

• Konsumoni ushqime nga soja

• Merrni kalciumin adekuat dhe vitaminën D me anë të ushqimit apo suplementeve

• Ushtroni mjaft

• Aplikoni ushtrime të Kegelit çdo ditë, për të forcuar muskujt e vaginës dhe pelvikut tuaj

• Ushtroni ngadalë, merrni frymë thellë sa herë që ju vie nxehtë (provoni gjashtë frymëmarrje për minutë)

• Qëndroni seksualisht aktive

• Vizitoni specialistin e akupunkturës

• Provoni teknika relaksimi siç është joga, tai chi apo meditimi

• Përdorni lubrifikantë ujorë gjatë aktit seksual

Komplikimet

Mund të ndodh gjakrrjedhja postmenopauzale. Kjo gjakrrjedhje shpesh nuk ka nevojë për brengosje. Por, mjeku juaj gjithmonë duhet të ju kontrollojë për ndonjë gjakrrjedhje të mundshme menopauzale, sepse mund të jetë edhe shenjë e hershme e ndonjë problemi tjetër, duke përfshirë këtu edhe kancerin.

 

Niveli i ulët i estrogjenit poashtu asociohet me pasojat afatgjata në vijim:

• Humbjen e eshtrave dhe osteoporozën eventuale në disa gra

• Ndryshimet në nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e madh nga sëmundjeve të zemrës

Thirrja e ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor

Thërrisni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetsor nëse:

• ju diktoni gjakrrjedhje në mes të cikleve menstruale

• ju për 12 muaj rresht nuk keni patur cikël menstrual dhe papritur diktoni gjakrrjedhje vaginale, edhe nëqoftëse ajo është në sasi shumë të vogël

Preventiva

Menopauza është një pjesë e natyrshme dhe e pritshme e zhvillimit të një gruaje dhe nuk duhet të parandalohet. Megjithatë, ka shumë mënyra për të reduktuar ose eliminuar disa nga simptomet e menopauzës.

 

Ju mund të zvogëloni rrezikun afatgjatë të probleme të tilla si osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës duke marrë hapat e mëposhtëm:

• Kontrolloni shtypjen tuaj të gjakut, kolesterolin dhe faktorët tjerë të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës.

• Mos konsumoni duhan. Duhani mund të shkaktojë menopauzë të hershme.

• Konsumoni ushqime të ulëta në yndyrë.

• Ushtroni rregullisht. Ushtrimet e rezistimit ndihmojnë në përforcimin e eshtrave dhe përmirësojnë drejtpeshimin tuaj.

• Nëse vëreni shenja të hershme të humbjes së eshtrave apo keni histori të familjarëve që kanë vuajtur nga osteoporoza, bisedoni me mjekun tuaj rreth mjekimit, i cili do të ju ndihmojë të ndaloni dobësimin tuaj të mëtejshëm.

• Merrni kalcium dhe vitaminë D.

/komuniteti