Meningjiti paraqet inflamacion te cipave te trurit, qe e mbulojne trurin dhe palcen kurrizore. Mund te jete i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht eshte me i lehte, ndersa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz, qe mund te mbaroje me vdekje, nese nuk jepet shpejte terapi antibiotike.
Sipas mjekeve, semundja mund te paraqitet me temperature te larte, dhembje te forta koke, shtangim te qafes, pergjumesi e shprehur ose shqetesim, refuzim i ushqimit, pamundesi qe t’u pergjigjet pyetjeve te parashtruara. Trajtimi behet vetem ne kushte spitalore dhe perfshin dhenien e antibiotikeve dhe terapi tjeter mbeshtetese. Është e rëndësishme që prindërit ti dallojnë shenjat apo simptomet e meningjitit. Thërrisni mjekun apo ambulancën menjëherë nëse mendoni që fëmiu juaj i ka ato shenja.
Temperatura dhe të vjellurat, pa barkqitje, mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme, por mund të jenë edhe shenja të hershme të meningjitit. ! Nëse mjeku mendon që fëmiu juaj ka meningjit, ai do të ju bëjë disa teste të gjakut, dhe një ndërhyrje spinale për të kontrolluar shenjat e infeksionit. Nëse femiu ka meningjit të shkaktuar nga bakteria, ai duhet të marrë antibiotikë në vena menjëherë, përkrah trajtimeve të tjera intenzive.
Femija me meningjit duhet të shtrohet në spital për disa ditë apo javë mvarësisht sa është e nevojshme. Kur të kthehet fëmiu nga spitali në shtëpi është e rëndësishme që të pushojë mjaftueshëm dhe të ushqehet mirë. Thërrisni mjekun përsëri nëse fëmiu juaj nuk ka përparim në shtëpi apo nëse ai në vend se të përparojë ai është përkeqsuar. 05/2012


