Parashkollorët shumë shpesh flasim shumë (llomotisin) dhe ate pa kuptim , por këtë e bëjne ose që të tërheqin vëmendjen ose që të biejnë ty në sy.
Fëmijët i vërejnë veprimet e këqija më shpejt se sa ato të mirat e sidomos parashkollorët dhe nuk kanë aspak turp për t’ia thëne këtë kryersit të veprës .
Parashkollorët shumë shpesh flasim shumë (llomotisin) dhe ate pa kuptim , por këtë e bëjne ose që të tërheqin vëmendjen ose që të biejnë ty në sy.Fatkeqësisht ,veprimet e tilla për njerzit përrethë dhe ata që janë të involvuar mund të jenë shumë irrituese.
Motoja më e preferuar e prindërve “nëse ka dal gjaku më informoni” mund të ju duket e pa shpirtë , por mesazhi themelorë i tërë kesaj është që ta mësojmë fëmijën tonë që të përkujdeset vet para se të vijë dhe të kërkojë ndihmë prej neve dhe është më e drejt për zhvillimin e fëmijës .Duhet vendosur disa rregulla themelore. Dhe ju do të dëgjoni ankesën e fëmijës tuaj vetëm nësë vërtet ka ndodh diçka e rrezikshme .Duhet kuptuar që parashkollorët natyrisht nuk janë gjithmonë në gjendje të bëjnë këtë dallim. Kështu që nëse fëmiu juaj është vërtet duke u përpjekur ta mbrojë dikend ( edhe nëse kjo nuk është aq e rrezikshme për standardin tënd) shpërbleje mundin e tij duke e lavdruar.
Dhe nëse informimi (spiunimi) nuk del jashtë kësaj nuk duhet dënuar keqbërësin e supozuar. Verzioni i ngjarjes të cilin fëmiu juaj e tregon mund të jetë anues dhe nëse ju e mbështetni ju vetëm se e përforconi shprehin e informimit (spiunimit). Natyrisht katërvjeqarët nuk janë të pajisur plotësisht për të trajtuar çdo konflikt vetë .Kështu që bashkangjitju, bisedo me te ,përpunoni zhgjedhjet së bashku dhe pastaj lëre të bëjë zgjedhje vet. Ju gradualisht do ta fuqizoni fëmijën tuaj të merret me problematikat e vogla vet. 04/2013


