Për një nënë fëmija është gjithnjë i dobët edhe nëse mund të ketë peshën normale. Me ankesat e zakonshme “nuk më ha asgjë, është shumë i dobët”, përpiqet ta ushqejë sapo t’i jepet mundësia dhe ta shëndoshë fëmijën. Sepse një fëmijë i mbushur “topolak” konsiderohet i shëndetshëm sipas tyre.
Megjithëse pjesa më e madhe e shoqërisë mund të zotërojë këtë mendim, specialistët pohojnë se gjatësia e fëmijës është shenja treguese e shëndetit dhe jo pesha. Në rastet kur fëmija është mbi peshë por nuk gëzon gjatësinë e duhur shumë shpejt mund të preket nga sëmundje të ndryshme.
Specialistët janë të mendimit se përdorimi i peshës së fëmijës si një kriter tregues i shëndetit të tij është krejtësisht i gabuar. Foshnjat me duart e mbushura rrathë-rrathë dhe me faqet e kuqe duhen dhe pëlqehen nga të gjithë. Sepse në shoqëri mbizotëron koncepti i gabuar ‘fëmijët e shëndoshë janë të shëndetshëm ndërsa të dobëtit jo’. Por në disa sëmundje performanca e gjatësisë është e ulët megjithëse fëmija mund të jetë mbi peshë. Fëmijët e lindur me sëmundje të zemrës, probleme të mëlçisë dhe veshkave shfaqin një rritje të ngadaltë të gjatësisë së trupit. Nëse gjatësia e fëmijës 2-vjeçar është nën mesataren e vizores së rritjes, mund të dyshohet për një nga këto sëmundje. Rënia deri në dy kurba në shpejtësinë e rritjes dhe gjatësisë gjatë dy viteve të para mund të pranohet si diçka normale. Por nuk duhet harruar se duke filluar të paktën nga mosha 4-vjeçare shpejtësia e rritje! s duhet të jetë konstante.
Duke nënvizuar faktin se gjatësia e fëmijëve të porsalindur duhet të jetë mesatarisht 50 cm, specialistët theksojnë se në tre muajt e parë gjatësia duhet të rritet me 8 cm, gjatë 3 muajve të dytë 8 cm, ndërsa gjatë 3 muajve të tretë dhe të katërt duhet të rritet me 4 cm.
Rritja dhe gjatësia e fëmijës duhet të ndiqen nëpërmjet vizoreve matëse persentil. Fëmija me peshë dhe gjatësi ideale është fëmija i cili arrin 50 % të zhvillimit persentil. Matjet nën apo mbi këtë nivel janë shenjë treguese e sëmundjeve. Nëse shpejtësia e rritjes qëndron nën 25 % atëherë kjo është shenjë treguese e një trupi të shkurtër.
Sipas specialistëvë vëzhgimi i shpejtësisë së zhvillimit dhe rritjes së fëmijës gjatë 6 muajve të parë është i mjaftueshëm në përcaktimin e shpejtësisë së zhvillimit. Nëse nuk ka faktorë të tjerë gjenetikë të cilët ndikojnë në gjatësinë e fëmijës, tek fëmijët e shkurtër mund të ketë mungesë hekuri dhe zinku.
Këta dy përbërës mund të merren më së miri nga qumështi dhe produktet e tij. Pas moshën 1-vjeç një fëmijë duhet të pijë mesatarisht 500 cc qumësht në ditë, 250cc kos, ëmbëlsira me qumësht dhe produkte të tjera të qumështit. Të konsumohet mishi i bardhë, i kuq dhe peshku në disa ditë të javës. Fëmijës duhet t’u jepen edhe arra, lajthi, rrush i thatë, kajsi dhe bajame. Konsumimi i zarzavateve me gjethe jeshile dhe i frutave të freskëta mundëson një rritje të shëndetshme të fëmijës. 02/2012


