Nëse prisni miq në shtëpi duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm ndaj fëmijëve dhe të mos përpiqeni t’i largoni me fjalë si “tani kam punë, shko në dhomën tënde”.
Një sjellje e tillë do t’i ftohë më shumë fëmijët ndaj miqve. Fëmija do t’i shohë mysafirët si persona që e ndajnë nga nëna ose babai, megjithëse vizitat e miqve luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e edukimit të fëmijës.
Nënës i pëlqenin shumë librat. Cdo natë ulej pranë vajzës së saj për t’i lexuar libra. Vajza gjashtë vjeçare kishte një bibliotekë të pasur. Por, kur vinin mysafirë në shtëpi, nëna nuk shkonte pranë saj për përrallën e përnatshme. Dhe kështu vajza nuk i donte aspak mysafirët që vinin në shtëpi, sepse ata prishnin ekuilibrin, rregullin e përditshëm të jetës së tyre. Gjatë terapisë ajo ishte shprehur kështu: “nuk i dua mysafirët sepse kur vijnë ata, nëna nuk kujdeset për mua. Kur unë e thërras ajo më përgjigjet “nuk mund të vij shpirt, tani kam shumë punë”. Ajo e kishte shumë të vështirë ta ndante nënën e saj perfekte me miqtë. Ndjente mall dhe nëna ishte shumë e shqetësuar për mënyrën sesi duhej të sillej kur kishte mysafirë.
Në të vërtetë kjo situatë përjetohet në shumë familje. Kur vijnë miq, nënat nuk mund të merren me fëmijë dhe disa nëna e përdorin si shkak ardhjen e miqve. Kështu fëmija sillet ftohtë me miqtë, të cilët ia kanë vjedhur dashurinë dhe interesin e saj. Megjithëse bisedimi me fëmijën para ardhjes së mysafirëve, aktivizimi i tij në përgatitjet që duhen bërë do të mundësojë një sjellje të ngrohtë dhe krejt ndryshe nga e para. P.sh nëse nëna ose babai i drejtohen fëmijës me fjalët “sot do të na vijnë miq dhe unë nuk e di nëse do të kem kohë për ty, por do gëzohesha shumë nëse do të më ndihmoje kur t’u shërbej. Mund t’i qerasësh me karamele. Mysafir do të thotë ‘begati’ në shtëpi.” Mund të shkoni t’i blini bashkë me fëmijët gjërat që ju duhen për përgatitjet dhe në këtë mënyrë të lehtësoni përvetësimin e miqve nga ana e tij.
Kur të vijnë miqtë buzëqeshini fëmijës për çdo sjellje të bukur dhe pasi të largohen përforcojeni lavdërimin me fjalët “të falënderoj shumë që më ndihmove!” duke vepruar kështu, pra duke u shërbyer miqve dhe duke ndarë ndjenjat e tij me to, fëmija do të mësojë t’i respektojë e dojë më shumë. Madje ashtu si vajza 6 vjeçare e cila nuk pranonte të ndante nënën e saj me mysafirët do të mërzitet duke thënë “pse nuk vijnë miq në shtëpinë tonë të re?. Mjafton që prindërit mos të përdorin shprehjet “shko tani se kam shumë punë” dhe të mos përpiqen t’i heqin qafe kur kanë mysafirë.
Cfarë mund të bëjnë fëmijët kur keni miq të shtëpi?
Mund t’u flisni për mënyrën sesi duhet të sillen ndaj miqve. Dhe mund të kërkoni prej tyre të bëjnë këto gjera:
- Ti stimuloni t’u thonë “mirë se erdhët” miqve apo t’i presin bashkë me ju në derë.
- Mund t’u afrojnë pantoflat.
- Mund të kërkoni të shtrojnë tryezën bashkë me ju dhe të mbajnë gjëra të vogla.
- Kekun e përgatitur me ndihmën e tyre mund t’ua shërbejnë mysafirëve duke thënë: “kemi bërë kek për ju bashkë me mamin!”
- Mund t’i afroni fëmijët tuaj me fëmijët e miqve dhe të mundësoni ndarjen e lodrave, (por kujdes fëmija nuk duhet sforcuar apo detyruar të japë lodrat e tij nëse nuk ka dëshirë). 02/2012


