Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

10 gjërat ushqimore, të cilat i pastrojnë enët e gjakut!

Me secilin konsumim të këtyre ushqimeve të shëndetshme do t\'i mbroni enët tuaja të gjakut, dhe në atë mënyrë do ta reduktoni rrezikun nga sëmundja e zemrës

1. Vaji i ullirit

Një studim ka zbuluar që personat e moshuar, që konsumojnë rregullisht vaj të ullirit, kanë 41 për qind më pak shanse, që të pësojnë sulm në tru në krahasim me ata, që nuk e konsumojnë kurrë. Përdoreni rregullisht, por me maturi, sepse është shumë kalorik.

2. Frutat e pemëve me lëvozhga

Një grusht me fruta të pemëve me lëvozhga do ta reduktojë dëshirën tuaj, që pasdite të konsumoni ushqim të ëmbël. Bajamet janë të pasura me yndyra mono të pangopura, vitaminë E dhe fibra, derisa arrat janë të pasura me acide yndyrore Omega-3. Yndyrat mono të pangopura ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak dhe e reduktojnë rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër.

3. Salmoni (dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm)

Peshqit e yndyrshëm, si: skumbi, harenga, tuna dhe salmoni, janë të pasura me acide yndyrore Omega-3. Konsumimi i peshkut dy herë në javë e redukton rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës dhe rritjes së nivelit të triglicerideve.

4. Lëngu i portokallit

Dy gota me lëng 100 për qind të portokallit në ditë mund ta ulin shtypjen diastolike të gjakut. Përmban antioksidues, që e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut.

5. Kanella

Një lugë e vogël me kanellë në ditë mund t\'i reduktojë yndyrat në gjak, duke parandaluar kështu mbledhjen e shtresës gëlqerore në arterie dhe i redukton nivelet e kolesterolit të keq për 26 për qind.

6. Boronicat e kuqe

Boronicat e kuqe të pasura me kalium, ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq dhe në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë. Konsumimi i rregullt mund ta reduktojë rrezikun e përgjithshëm nga sëmundjet e zemrës për 40 për qind.

7. Kafeja

Njerëzit që pinë dy deri në tre filxhanë me kafe e reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Maturia është e nevojshme, në mënyrë që kafeja të ketë dobi shëndetësore, sepse kafeina është stimuluese që përkohësisht e rrit shtypjen e gjakut dhe, nëse e teproni, mund të vijë deri te rrahjet e çrregullta të zemrës.

8. Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me katehina, dyzime që janë dëshmuar se e reduktojnë absorbimin e kolesterolit në organizëm. Ato ndihmojnë edhe në parandalimin e kancerit të trashjes, shkruan Kosova Sot.

9. Bostoni

Jo vetëm që është një ushqim i mirë për linjën tuaj, por e mbron edhe zemrën. Dyzimet në bostan e ulin shtypjen e gjakut dhe ndihmojnë prodhimin e monoksidit të azotit, i cili i zgjeron enët e gjakut.

10. Spinaqi

Kaliumi dhe acidi folik në spinaq ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut, e sipas një studimi të para pak kohëve, një porcion në ditë me perime ushqyese me fletë, siç është spinaqi, e redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 11 për qind. 03/2014

E...d...a... <3<3<3<3<3

/komuniteti