1. Ruani peshën tuaj trupore.
Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit pas menopauzës. Perveç kësaj shumë studime kanë treguar se edhe ushqyerja me gji per një kohë te gjatë(mbi 6 muaj) zvogëlon peshën trupore te nënat si dhe zvogëlon gjasat për prekjen nga kanceri i gjiri.
2. Shmangni konsumimin e alkoolit dhe duhanit
Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health” së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 20- 25 %
3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë. Ndersa me poshte jane produktet qe minimizojne rrezikun e kancerit:
zarzavatet (qepa, hudhra, lakra, karota, spinaqi, sallata jeshile, kastraveci, spinaq i eger, lulelakra, prasi, majdanozi, mendra, speci, fasulja e fresket dhe e thate, bizelet, kerpudha, patellxhani, enxhinar, kungulli
domatja, panxhari, bamja) frutat ( Portakalli , greyfurt, limoni, manaferra, thanat, molla, dardha, ftoi, kumbulla, qershia, vishnja, luleshtrydhja, pjepri, shalqi, rrushi, fiku, shega, banane, hurma) ushqimet e thata ( qiqra, geshtenja, bajame, lajthi, kikirike, arra) dritherat ( buka me krunde, buke thekre, bollgur)
ushqimet shtazore ( mushkerite, veshka, zemra, veza, djathi pa yndyre, kosi)
4. Ushtroni aktivitet fizik të vazhdueshëm.
Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër kancerit të gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është I rëndësishëm intesiteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit. Femrat te cilat bejne ushtrime fizike 4-5 ore ne jave zvoglojne rrezikun e zhvillimit te kancerit te gjirit.
5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave në dietë.
Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e kancerit të gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura.
Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm I polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substance mbrojtëse si seleni)
Ja produktet te cilat shtojne rrezikun e shfaqjes se kancerit: produktet e skuqura ne vaj, ushqimet e kripura, ushqimet e tymosura, ushqimet me nitrit, nitrat, mishi i pjekur shume afer zjarrit
6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj.
Minimizoni konsumimin e indekseve të larta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli I bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që I përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini
këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash.
7. Konsumo sojën
Konsumo sojën rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuar. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv
ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit.
8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve.
Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni medikamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua rekomandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e kancerit të gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet joorganike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve.
9. Merrni substanca suplementare
Merrni substance suplemnentare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj.
10. Mendoni në mënyrë pozitive.
Zhvilloni marrëdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje trup në kancerin e gjirit është i rëndësishëm.
A ndikon dieta në zhvillimin e kancerit të gjirit, ja disa rekomandime
Deri tani provat thonë po. Ka faktorë rreziku që nuk mund të kontrollohen, siç është mosha apo trashëgimia gjenetike, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të modifikueshëm, që ju vetë i keni në dorë t’i ndryshoni. Megjithëse masat që mund të merrni nuk garantojnë që do të jetoni një jetë pa kancer,
ata janë fillimi i një parandalimi të mirë. Ajo që ju hani është shumë e rëndësishme
në parandalimin e kancerit. Nuk është nevoja të merrni shtesa ushqimore të përpunuara
për të parandaluar kancerin. Jini të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni çdo ditë për t’i siguruar vetes një paketë me përbërësit ushqimorë të nevojshëm.
1. Konsumoni fruta mali
Konsumoni manaferra, luleshtrydhe, boronica dhe mjedër. Të gjitha këto fruta pylli (sidomos manaferrat) luftojnë kancerin.
2. Konsumoni erëzat.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet
pikante. Shafrani i indisë, erëza indiane që i jep ngjyrën e verdhë gjellëve indiane parandalon zhvillimin e kancerit. Në vend të dytë vjen xhenxhefili dhe në vend të tretë kanella.
3. Konsumoni brokoli.
Përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit . Në të njëjtën familje futet lulelakra dhe lakra.
4. Konsumonii zarzavatet e gjelbërta dhe pini çajin jeshil.
Lakërishta është një bimë që së fundmi është zbuluar shumë efektive në parandalimin e kancerit, pasi rrit sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbron materialin gjenetik të qelizave nga ndryshime që mund të çojnë në kancer.
5. Shijoni asparagun.
Asparagu përmban acid folik që ul riskun e zhvillimit të kancerit. Burime të tjera të mira të folateve janë lëngu i portokallit, sallata jeshile, spinaqi, kikirikat dhe brokoli.
6. Konsumoni peshk.
Një studim italian ka treguar se të ngrënit e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun e zhvillimit të kancerit me 30% deri në 50%. Përdorni peshk të pasur me Omega-3 siç është salmoni, sardelet dhe toni.
7. Lejohet të kutërboni era hudhër.
Në fakt është zbuluar që ata që i përdorin hudhrat kanë një risk më të ulët për të zhvilluar kancer të stomakut dhe të kolonit. Hudhra e gatuar pengon në rritjen e qelizave kanceroze.
8. Përdorni kërpudhat në gjellët tuaja.
9. Hani një mollë në ditë.
Studimet kanë treguar se kur në një pjatë laboratory u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43% . Prandaj më mirë hani mollë të paqëruara. Po ashtu edhe shega mbron nga kanceri i gjirit, një studimi ka zbuluar se shega përmban elagitaninë – një antioksidues i cili ndalon prodhimin e estrogjenit. Në të vërtetë, ky hormon është më përgjegjësi për rritjen e qelizave kancerogjene.
10. Konsumoni perime
Konsumimi i perimeve dhe ne vecanti i sallates, rrepave apo dhe spinaqit, redukton ndjeshem rrezikun per te zhvilluar nje tumor ne gji. Eshte nje prej rezultateve te nxjerra nga Epic (European prospective investigation into cancer and nutrition study). Ne kete studim, pjese e te cilit ka qene dhe Italia me Ispo, Institutin e studimeve per parandalimet onkologjike, eshte theksuar se konsumimi i perimeve eshte teper i rendesishem ne luften kunder kancerit ne gji.
11. Vitamina D i shpeton gjinjte, nga kanceri
Ndihma e preparateve vitaminoze. Megjithate, veshtire eshte te merret sasia e nevojshme e vitamines D nga keto burime, per c’arsye profesionistet rekomandojne perdorimin e cdoditshem te ketyre preparateve.
Qe moti dihet dobia e vitamines D per eshtra. Mirepo, kjo vitamine mund te jete faktor me rendesi edhe per mbrojtjen e gjinjve! Rreziku me i vogel.
Konsumimi ditor i sasise se rekomanduar prej 1.000 IU-ve, e ul rrezikun nga tumori i gjirit per 25 deri ne 50 per qind. Megjithate, shumica nesh perdorim vetem 320 IU ne dite. Zaten, vitamina D ndodhet ne qumesht, ne jogurt dhe ne prodhime te tjera te qumeshtit. Po keshtu, e prodhon edhe organizmi yne me rastin e rrezitjes, domethene qendrimit te drejtperdrejte ne diell nga 10-15 minuta ne dite.
12. Vetitë kuruese të vajit të ullirit kundër kancerit të gjirit
Gratë që konsumojnë shumë vaj ulliri në ushqimet e tyre janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta mesdhetare në të cilën përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.Megjithatë, gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit në Spanje dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit te ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet. 07/2012

