Pozita e mirë e fëmiut gjatë gjidhënjes është çelësi kryesor për gjidhënje të suksessshme. Ja disa shenja që tregojnë se jeni duke e bërë punën si duhet:
Pa dhimbje
Në qoftë se i porsalinduri juaj është i vendosur në mënyrë korrekte për gjidhënje, ju nuk do të duhej të ndjeni dhimbje - edhe pse kjo mund të jetë pak ndjenjë e çuditshme në fillim . \" Gjidhënja [ për herë të parë ] është një ndjesi e ndryshme që një grua nuk e ka përjetuar kurrë më parë , \" thotë Denise Altman , një konsulente për gjidhënjë nga Columbia , South Carolina . \" Është sikur kur ia përshkruan dikujt që nuk ka lindur asnjëherë dhimbjet e lindjes së bebit” . Altman thotë se ju duhet të ndjeni një tërheqje të lehtë dhe shumë të butë kryesisht.
Buzet rozë
Kur beba juaj është vendosur për të pirë, buzët e saj duhet të mblidhen rreth majës tënde të gjirit. \" Disa bebe kanë buzët shumë të holla dhe disa kanë buzët si Angelina Jolie \" thotë Altman . \"Por ju duhet të shihni të paktën një vijë të hollë ngjyrë rozë.\" Lehtë nrgiteni buzen e bebit pak më lart ashtu që të ngjasojnë sikur buzet e peshkut sepse ne të kundërtën do të krijoni ndjeshmëri të madhe në maja.
Pozicionimi i gjuhës
Kur e keni bebin e vendosur në gji që të pijë, dikush mund të të ndihmoj të hapë buzën e poshtme të bebit që të shoh a e ka gjuhën mirë të vendosur. Në qoftë se nuk është në mes gjirit tënd dhë dudave të fundit të dhëmbëve të bebit, pozicionimi është I gabuar ashtu që rekomandohet që të rivendoset prap. Sigurohu që gjuha e bebit të mos jet mbrapa gjriit e ngjitur në qiellzën e gojës së bebit.” sugjeron Denise Altman. Gudulisja pak faqen bebit tuaj ashtu që para se tia futni majën e gjirit në gojë, bebi te hap mirë gojën.
Pozicionimi asimetrik
Edhe pse pozicionimi i saktë varet nga madhësia e gjirit tuaj, të paktën gjysma e areolës suaj duhet të jetë në gojën e bebes tuaj. Për komoditet më shumë, kshilltaret e gjidhënjës kryesisht rekomandojnë vendosjen asimetrike te gjirit në gojën e bebit. Pra, pjesa e lartë e aureolës duhet të duket më shumë sesa pjesa e poshtme nga buza e poshtme e bebit. Sidoqoftë, ju duhet të shihni edhe vet se cila pozitë iu përshtatet më shumë.
Veshët që lëvizin
Në qoftë se bebi juaj thith dhe gëlltit si duhet, ju do të vëreni veshët e bebit që lëvizin poshtë dhe lartë. Lëvizja në fillim mund të jetë e shpejtë dhe të ngadalësohet gjatë procesit të ushqyerjes.
Gëlltitja me tingull
Heshtni dhe dëgjoni për një tingull të shkurtë si: \"aah \" gjatë gëlltitjes kur ushqeni fëmiun tuaj, thotë Altman . Kjo është një shenjë se frymëmarrja dhe gëlltitja e qumështit janë të koordinuara dhe ajo ushqehet me sukses .
Nuk derdhet qumështi anash
Në qoftë se qumështi rrjedh nga qoshet e gojës së bebit tuaj, kjo është një shenjë që bebi nuk është pozicionuar mirë për të pirë. Megjithatë, ndonjëherë kjo edhe tregon se edhe keni qumësht me bollëk apo se fëmiu juaj vet është një llupës i përzier ?> Qumësht që del nga goja anash, është problem vetem kur ushqyerjet nuk janë duke shkuar mirë\" thotë Altman . \"Në qoftë se mami ka dhimbje apo nëse foshnja nuk shton në peshë mirë, atëherë kjo është një problem . \"
Pa zhurmë
\" Zakonisht në qoftë se ju dëgjuar diçka, ndonjë tingull që nuk është gëlltitje, atëherë ka ndonjë hapësirë në mes të buzëve të bebit tuaj\" thotë Altman. Sigurohuni që maja juaj të jet thellë në gojën e bebit për thithje sa më të mirë. Në qoftë se dëgjni zhurmë, atëherë futni gishtin treguaes ngadal në gojën e bebit duke tërhequr majën dhe filloni përsëri .
Bebi i relaksuar
Është shenjë shumë ë mirë kur bebi lëshon tinguj kënaqësie gjët ushqyerjes. Kur bebi ushqehet me gji, zorrët lirojnë një hormone që relaksojnë, thotë Altman. Nëse duart e bebit happen, zgjerohen, këmbët I lëshohen dhe sytë I mbyllin sikur kënaqen, kjo është shenjë që është duke përmbushur kërkesat e tij. Por , Altman paralajmëron, që bebi nuk do të ishte mirë të flijë gjersa akoma nuk e ka pirë sasinë më të madhe te qumështit.
Faqet e rrumbullakëta
Faqet e rrumbullakosura nënkuptojnë që bebi mbushet me qumësht të gjirit pas çdo thithje - dhe kjo është një gjë e mirë . Në qoftë se faqet e saj të fillojnë të ngushtohen sikur bëhen gjersa puthin – kjo nënkupton që bebi nuk është pozicionuar mirë dhe duhet të filloni prap.
Qarkullimi i vazhdueshëm
Altman rekomandon nënat të paramendojnë qarkullim të vazhdueshëm gjatë gjidhënjes, sikur një tren që ngrehen motorët e saj, ashtu duhet të jete edhe thithja e majave nga bebi. Nëqoftë se nofulla e bebit tuaj shkon në mënyrë të vazhdueshme ne të njëjtën mënyrë, ai është duke marrë një furnizim të qëndrueshëm .
Mjekëra e bebit pushon
Mjekëra e porsalindurit tuaj duhet të pushoj në gjirin tuaj dhe po ashtu edh ehunda e bebit duhet pak te prek gjirin tuaj. Në qoftë se fytyra e saj është e larguar, atëherë sigurt bebi juaj nuk ngopet mirë. 01/2014

