Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

14 gjërat ushqimore që nuk duhet të mungojnë në dietën e fëmijës tuaj!

Si çdo mami e mirë ti do që ti japësh produktet më të mira fëmijës tënde.

Më poshtë ke një listë me ushqimet më të mira dhe çfarë vitaminash përmbajnë ato. Këto nuk duhet të mungojnë nga dieta e fëmijës tënde në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm.

Ushqime të shëndetshme

1. Banane – potasium dhe vitamina b6;

2. Brokoli – përmban beta-karoten, acid folik, vitamin c, hekur dhe kalcium;

3. Pjepër - beta-karoten dhe vitaminë c;

4. Drithëra- të pasura në fibra;

5. Spinaq - kalcium, vitaminë b, beta-karoten, hekur dhe acid folik;

6. Vaj ulliri – yndyrna të mira;

7. Qumësht– i pasur në kalcium dhe vitamina d;

8. Perime – hekur, magnez, acid folik dhe fibra;

9. Portokall, qitro – shumë vitamin c;

10. Bukë integrale – hekur, vitaminë b1, b2, b3, b6, e, acid folik, vitamina c dhe b6;

11. Peshk- omega 3 dhe antioksidues;

12. Mish pule pa lëkurë – e pasur në proteina dhe e varfër në yndyrna;

13. Oriz kaf - i vetmi oriz që përmban vitaminën e;

14. Kos – kalcium, ndihmon në tretjen intestinale.

Siç ke vënë re, këto 14 ushqime janë të ndryshme dhe të ndihmojnë të diversifikosh menunë në mënyrë të shëndetshme.

Frutat dhe perimet ofrojnë fibra, por edhe minerale dhe vitamina që domethënë që mbrojnë sistemin imunitar.

Fibrat ndihmojnë tranzitin intestinal, kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ulin kolesterolin.

Peshku duhet konsumuar të paktën dy herë në javë sepse ul rreziqet e problemeve të zemrës. Peshku përmban omega 3, i cili ul rrezikun e formimit të mpiksjeve të gjakut, uljen e tensionit dhe të kolesterolit.

Mirë është të përdoret vaj uliri për gatimet e fëmijëve dhe jo vetëm të tyre. Ai është i varfër në yndyrna. Por kini parasysh se përdorimi i tepërt i vajit të shëndoshë, dhe ky është një faktor rreziku në rritje tek fëmijët.

Vitamina c ndihmon mbajtjen e hekurit në organizëm dhe ul rrezikun e anemisë.

Vitamina e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmirëson sistemin imunitar.

Acidi folik ul rrezikun e keqformimeve tek të porsalindurit.

Kalciumi- ndihmon formimin e sistemit kockor.

Hekuri- parandalon aneminë dhe forcon sistemin imunitar.

Magnezi është i mirë për hipertensionin dhe ndihmon zemrën. Ndihmon fëmijën të përqëndrohet.

Fëmijës nuk duhet ti mungojë asnjë vitaminë. Mirë është që të këshilloheni me mjekun dhe ai, në varësi të problemeve të fëmijës tuaj të rekomandojë suplement vitaminash. Me një dietë të shëndetshme, ju si prindër mund të kontrolloni që atij të mos i mungojë asnjë nga vlerat kryesore ushqimore. 10/2013

Ammy .

/komuniteti