Një djalosh është i vetmi person në botë që po lufton me leuceminë dhe një formë të radhë të kancerit. Ai është një nga katër personat në të gjithë botën që po bën mrekullinë duke u shëruar.
Deryn blackwell, 14 vjeç u prek nga leucemia në vitin 2010. Dy vjet më vonë merr lajmin shkatërrues se vuan dhe nga një lloj tjetër kanceri (langerhans cell sarcoma).
Familja e tij morë paralajmërimin se ai mund të vdiste para krishtlindjeve. Familja e tij ishte përgatitur për të festuar për herë të fundit së bashku krishtlindjet dhe kishte përgatitur dhe funeralin e adoleshentit sipas dëshirës së tij.
Por 14-vjeçari ka befasuar prindërit, doktorët dhe specialistët duke vazhduar luftën me kancerin vrasës. Ai tashmë po shërohet plotësisht, raporton “daily mail”./shekulli/01/2014


