Shumë informacione të transmetuara brez pas brezi si fjalë veshi, ndikimi i shoqërisë apo ndotësia informative e ditëve të sotme pengon nënat e reja të edukojnë fëmijët e tyre në mënyrën e duhur. Po cilat janë gjërat e gabuara të cilat deri tani i kemi konsideruar si të drejta?
Ja gabimet të njohura si të vërteta në lidhje me shëndetin e fëmijës:
• fëmija nuk merret shumë në krah sepse mësohet keq. Ju duhet të merrni fëmijën tuaj të porsalindur shpeshherë në krahë për ta ushqyer, për ta ndërruar, për ta puthur, përkëdhelur e folur me të. Kjo është shumë e rëndësishme për lidhjen e sigurisë e të dashurisë të krijuar mes nënës dhe fëmijës. Një fëmijë nevojat e të cilit janë plotësuar siç duhet që kur ka lindur do ta ketë më të lehtë të mësohet më vonë me regjimin e gjumit e ushqimit. Veçanërisht 3 muajt e parë duhet ta mbani shpesh në krahë.
• Fëmija i shëndoshë është i shëndetshëm! Shëndoshja nuk është shëndet por shenjë e sëmundjeve. Pastaj ajo është përcaktuar si shkaktare e shumë sëmundjeve si hipertensioni, forcim i enëve të gjakut, diabeti, çrregullimet ortopedike, skuqjet, infeksionet e rrugëve respiratore, çrregullime psikologjike të shfaqura si në fëmijëri ashtu dhe gjatë adoleshencës. Një fëmijë i ushqyer në mënyrë të ekuilibruar është i shëndetshëm edhe nëse është i dobët.
• Akullorja të sëmur! Produktet e ngrira dhe të freskëta si akullorja duhet të konsumohen nëse janë përgatitur në përshtatje me rregullat shëndetësore dhe pasi është parë data e skadencës. Akullorja duhet të hahet pas buke. Kështu nuk bëhet shkak i nxënies së oreksit të fëmijës dhe nuk shfaqen dhimbje barku për shkak të rënies në stomakun bosh të një produkti të ftohtë. Hahet ngadalë dhe duke e lëpirë, mund të konsumohet bashkë me qumësht, nuk shkakton skuqje të fytit.
• Fëmija duhet veshur trashë që të mos ketë ftohtë. Veshja trashë e fëmijëve të nxitur nga shqetësimi se mos ftohet shkakton djersitjen dhe sëmurjen e tyre.
• Ftohet nëse bën banjë! Fëmijët nuk sëmuren nga banjoja. Edhe fëmija i sëmurë madje kur bën banjë ndihet më mirë, i zhbllokohen hundët e bllokuara, hidhen jashtë djersa dhe toksinat e trupit. Duhet pasur kujdes vetëm gjatë periudhës kur fëmija është i sëmurë, të mos bëhen banjo të shpeshta.
• Shurupet për hapjen e oreksit janë të dobishëm! Shpeshherë përballemi me reklamat e shurupeve që të hapin oreksin. Nëse fëmija nuk pasqyron një rritje të shëndetshme dhe nuk ushqehet mirë atëherë mund të këshillohet përdorimi i disa vitaminave vetëm pas kontrollit mjekësor. Ilaçet e alergjisë dhe ato hormonalë mund të bëjnë efekt anësor në rritjen e oreksit. Prandaj këshillohet mospërdorimi i tyre nga fëmijët.
• Është ftohur? Është me grip? Ftohja apo rrufa është një sëmundje infektive e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes e shfaqur shpesh në shoqëri. Gjatë ndërrimit të klimës dhe temperaturave të ajrit shfaqen shumë viruse. Madje dhe gjatë teshtitjes së personave të sëmurë mikrobet e përhapura në ajër mund t’u ngjiten personave të shëndoshë nëpërmjet hundës, gojës apo syrit. Në kopsht fëmija mund të preket nga mikrobet e marra nëpërmjet lodrave. Kjo nuk ka lidhje me erën e ftohtë apo temperaturat e ulëta.
• Vjell sepse është ftohur në stomak! Sëmundjet e stomakut dhe zorrëve krijohen nga viruset dhe bakteret. Nuk kanë lidhje me ftohjen. Dhe shfaqen me shenja si dhimbje barku, të vjella, përzierje, nxjerrje gazrash. 09/2012


