Megjithëse qumështi i lopës nuk është i përshtatshëm si një burim parësor i ushqyerjes për vitin e parë, është normale dhe e pranueshme ta përdorim atë në sasi të vogla kur gatuajmë për beben.
Ashtu si me të gjitha ushqimet, është me rëndësi që të kontrollojmë për shenja alergjie ose shqetësimeve të tjera në tretje kur ta bëjmë qumështin pjesë të ushqimit për beben.
Gjithsesi, mos përdorni bulmetra para se fëmija të ketë ditëlindjen e parë, nëse në familjen tuaj ka ndonjë histori të alergjisë ndaj nënprodukteve të qumështit.
Është gjithashtu me rëndësi ta vëmë në dijeni mjekun e fëmijës për çdo historik të mundshëm në familje që ka lidhje me alergjitë e çfarëdo lloji, sepse ai mund t\'ju këshillojë që të prisni deri sa bebi të bëhet të paktën 1 vjeç, para se të konsumojë bulmetra.
Një pikë tjetër për t’u marrë parasysh është nëse ka pasur probleme me kapsllëkun gjatë kohës që është ushqyer me gji.
A e dini se në këtë rast mund t\' i rregulloni këto shqetësime nëse e shmangni përdorimin e bulmetrave edhe vetë ju? Kur është kështu, atëherë ia vlen që të paktën fëmija të bëhet një vjeç para se të bulmetrat t\'i bëjmë pjesë të ushqimit të tyre. 07/2012

