Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës.
Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në itali. Doktori sergio conti nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në shoqatën kulturore të pediatërve në itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit. “nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai. 01/2014

