Specialistët ndajnë me ne pikat kyçe të rritjes dhe edukimit të fëmijëve të lumtur.
Lumturia e fëmijëvë sigurisht që gëzon dhe prindërit e tyre.Kalimi i një periudhe të lumtur fëmijërie është ndihma më e madhe për prindërit.
Rritja e fëmijëve të lumtur është dëshira e përbashkët e të gjithë prindërve.
A ekziston formula e rritjes së një fëmije të lumtur?Fëmijë të lumtur quhen ata fëmiijë të cilët e shijojnë jetën,janë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe krijesave përreth,zotërojnë një komunikim të mirë me bashkëmoshatarët e tyre,mund të ndjejnë empati,shprehin në mënyrë të drejtë mendimet dhe ndjenjat e tyre,janë të sukseshëm në marrëdhënje me të rriturit,nuk mërziten përballë ngritjeve dhe zbritjeve të jetës,janë të vendosur dhe pasqyrojnë alternativa të ndryshme zgjedhjeje për një qështje.
Krahas kësaj rastet e dështimeve të fëmijëve të lumtur nuk përgjithsohen, por specifikohen vetëm në atë rast duke mundësuar motivimin dhe iniciativën për të ribërë diçka. Kjo situat ndikon në suksesin e tyre si në jetën sociale, ashtu dhe në atë akademike. Me ndihmën e saj ato mund të pasqyrojnë aftësitë e tyre në jetë duke i përdorur në mënyr aktive.
Aftësia e të menduarit pozitivisht mësohet që në vogëli. Formula e rritjes së një fëmije të lumtur fillon që në shtatzëni dhe zgjatet deri në periudhën e adoleshencës.
Ja disa pika ku mund të mbështeteni për rritjen e fëmijëve të lumtur:
-duhet të vendosni një lidhje të fortë me fëmijën që në momentin kur lind. Ajo lidhje fillon të formohet kur ju e merrni në krahë, i flisni, e shikoni në sy. Ju mund t`iatregoni dashurinë tuaj duke e marrë shpesh në krahë.
-rruga më e lehtë e lumturimit të një fëmije është të luash me të. Loja nuk ëhtë e thënë të ketë një objektiv. E rëndësishme është të kaloni kohën bashkë. Aktivizimi juaj në lojë lehtson konceptimin e botës së jashtme të fëmijës, zgjeron botën e tij imagjinare dhe mundëson shkarkim të energjisë në vendin e duhur. Nëse ju do t`i mësoni lojëra ku mund yë humbë dhe të fitojë në ambijentin familjarë, fëmija do të jetë më rezistent ndaj uljeve dhe ngritjeve të jetës së përditshme.
-dhënja e mundësisë së zgjedhjes në tema të përshtatshme për moshën e tyre do të rrisë vetëbesimine tyre.
-trgohuni të kujdesshëm që lavdërimet t’i bëni në kohën e duhur.
-mund t’i ofroni alternativa të tjera kur bëni analiza negative.
-mund t’i mësoni faljen dhe të falë të tjerët përballë gabimeve.
-përpiquni të qëndroni larg përgjithësimeve kur kritikoni fëmijën tuaj, ju mund të bëni një koment në lidhje me atë rast ose atë sjellje.
-mos kaloni kohën bashkë vetëm për bërjen e detyrave, por edhe për zbavitje (si p.sh. të shihni një film bashkë, të gatuani bashkë, të peshkoni, të shetisni etj.) 01/2014


